LIVE UPDATES
Bota

Festivali Europian i Këngës 2024, DW: Jo edhe aq pa politikë

Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.

8 Maj 2024, 08:17 Nga N.F
Festivali Europian i Këngës 2024, DW: Jo edhe aq pa politikë
Eurovizion

SUEDI- Megjithëse Eurovizioni pretendon gjithnjë se është vetëm një event kulturor, shpesh ngarkesa politike e festivalit është qartësisht e dukshme. Është një pyetje që bëhet here pas here: Eurovizioni është politik, apo jo?

Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.

Ky rregull mund të jetë veçanërisht i vështirë për t'u zbatuar sivjet. Pas sulmeve terroriste të Hamasit në tetor 2023 dhe luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, Izraeli është kritikuar për efektet e fushatës së tij ushtarake ndaj popullsisë civile në Gaza. Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion plot 51 herë, kështu që nuk është hera e parë që konflikti i Lindjes së Mesme vihet në qendër të vëmendjes në këtë event.

Në vitin 1973, këngëtarja Ilanit ishte artistja e parë nga Izraeli që performoi nën masa të rrepta sigurie. Një vit më parë, terroristët palestinezë kishin vrarë 11 atletë izraelitë në kompleksin Olimpik në Mynih. Ilanit kishte veshur një jelek mbrojtës, publiku duhej të qëndronte ulur gjatë performancës së saj dhe fotografëve iu desh të bënin fotografi drejt tavanit për të vërtetuar se kamerat e tyre nuk ishin armë të fshehura zjarri.

Si Izraeli ndryshoi titullin e këngës për 2024

Nën mbrojtje të posaçme do të performojë edhe  kandidatja izraelite e këtij viti, 20-vjeçarja Eden Golan. Në fillim të vitit, disa vende pjesëmarrëse kishin kërkuar nga organizatorët që Izraeli të përjashtohej nga konkursi ndërsa lufta vazhdonte.

Dhe thuajse ndodhi, por jo si reagim i drejtpërdrejtë ndaj thirrjeve për bojkot. Sipas organizatorëve, titulli origjinal i këngës izraelite, "October Rain", i kujtonte shumëkujt sulmet e 7 tetorit. Titulli u ndryshua dhe Golani u pranua. Megjithatë, protestat nuk kanë pushuar.

"Eurovizioni i konsideron ndjenjat dhe opinionet e forta që ka ngjallur festivali i Këngës Europiane këtë vit, ndërsa ne përballemi me luftën e tmerrshme në Lindjen e Mesme”, thanë organizatorët në një deklaratë, duke shtuar se roli i tyre është vetëm përgjegjës për pranimin e Izraelit, jo për artistin apo përmbajtjen e këngës. Golan po udhëton në Malmo, Suedi "për të ndarë muzikën e saj, kulturën e saj dhe mesazhin universal të unitetit përmes gjuhës së muzikës".

Por Eurovizioni nuk ka qenë asnjëherë apolitik

Festivali i parë i këngës u zhvillua në Lugano, Zvicër në vitin 1956. Në atë kohë, ai ende quhej "Grand Premio Eurovisione Della Canzone Europea” ose shkurt në frëngjisht "Grand Prix". Qëllimi i festivalit ishte mirëkuptimi ndërkombëtar, bashkimi i vendeve armike të Luftës së Dytë Botërore në një garë miqësore.

Shtatë vende morën pjesë, përfshirë Gjermaninë

Festivali u rrit nga viti në vit dhe në 1968 kompeticioni pati 17 pjesëmarrës. Atë vit, kishte një mospajtim të qartë, të motivuar politikisht: kandidati spanjoll donte të këndonte në gjuhë katalanisht, gjuhë kjo e shtypur nga regjimi fashist i Francisco Frankos. Një tjetër këngëtar u dërgua në vend të kësaj për të performuar një version spanjoll-anglisht të këngës, të titulluar "La La La".

Pas ndarjes së Qipros në vitin 1974, Greqia dhe Turqia u bënë armiq. Në vitin 1975, Greqia e bojkotoi Eurovizionin. Turqia bëri të njëjtën gjë në vitin 1976, por megjithatë e transmetoi shfaqjen në televizion. Kur i erdhi rradha Greqisë, shfaqja u ndërpre dhe në vend të saj u transmetua një këngë nacionaliste turke.

Fitorja e Izraelit u hoq nga transmetimi i Jordanisë

Kur u bë e qartë se Izhar Cohen i Izraelit do ta fitonte festivalin e vitit 1978 në Paris, vendi fqinj i Izraelit, Jordania, e mbylli transmetimin. Në kulmin e Luftës së Ftohtë në Evropë, këngëtarja e re gjermane Nicole doli në skenë me një kitarë të bardhë, këndoi një mesazh paqeje dhe fitoi konkursin në vitin 1982. Atëherë u ngrit pyetja: a lejohet politika në Eurovizion nëse mesazhi është pozitiv?

Fakti që edhe shoqata e transmetueseve të BE-së nuk ka arritur të qëndrojë gjithmonë apolitike u dëshmua nga përjashtimi i Gjeorgjisë në vitin 2009. Arsyeja: një lojë fjalësh anti-ruse në titullin e këngës "We Don't Wanna Put In".

Bjellorusia u përjashtua në vitin 2021 për shkak të mbështetjes së saj të dukshme për presidentin Alexander Lukashenko, i cili ka qenë subjekt i sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut. Përjashtimi i Rusisë nga Festivali i Këngës Europiane në 2022 ishte një reagim ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Aleancat Politike midis Jurive Kombëtare

Që nga fillimi, juritë kombëtareshpesh nuk e kanë fshehur simpatinë apo mungesën e saj për shtetet pjesëmarrës, ndonëse kjo nuk kishte të bënte me cilësinë e këngës. Sigurisht që nuk kishte të bënte me muzikën kur juria kombëtare ruse iu përgjigj performancës së Conchita-s me zero pikë në vitin 2014. Megjithatë, audienca ruse votoi këngën austriake në vendin e tretë dhe Conchita ia doli të fitonte në fund.

Në vitin 2016, Rusia kundërshtoi performancën e "1944" nga pjesëmarrësi ukrainas Jamala, një këngë që ishte evokuese për dëbimin e tatarëve të Krimesë nën Josef Stalin. EBU argumentoi në atë kohë se kënga nuk kishte të bënte me politikën, por me historinë e familjes. Jamala, vetë një tatare e Krimesë, mori në shtëpi trofeun.

Gjobë për flamurin palestinez

Kërkesa dhe slogane nga audienca apo artistët gjithashtu kanë ndodhur herë pas here në festival, dhe janë ndëshkuar. Në Tel Aviv në vitin 2019, grupi islandez Hatari shfaqi flamurin palestinez gjatë pjesës së votimit të mbrëmjes. Si rezultat, transmetuesi islandez duhej të paguante një gjobë në EBU. Po atë mbrëmje, performanca e Madonës tashmë kishte bërë bujë: një nga kërcimtarët e saj mbante një flamur palestinez, një tjetër një izraelit.

Megjithatë, Malmo ka marrë të gjitha masat që Eurovizioni të zhvillohet pa incidente serioze. Nuk do të ketë fan-zone jashtë ambjenteve të zhvillimit të festivalit dhe prania e policisë do të jetë e shtuar.

Dy demonstrata të mëdha kundër Izraelit janë paralajmëruar për javën e Eurovizionit, e cila fillon më 5 maj dhe përfundon gjashtë ditë më vonë, me finalen e madhe. E ndërsa autoritetet suedeze presin më të keqen, i kanë ndaluar fansat izraelitë të ecin me flamurin e tyre kombëtar. Delegacionit izraelit i është kërkuar që të largohen nga dhomat e hotelit vetëm për prova dhe shfaqje.

Marrë nga DW

eurovizion festival

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet