Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama u shpreh se nuk mjafton bukuria, deti, ndriçimi apo rrugët e mira kur mjedisi është i ndotur.
VLORË- Ditën e sotme u zhvillua në qytetin bregdetar të Vlorës, Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”. Fjalimin e tij, Rama e përqëndroi në turizmin dhe në mbajtjen pastër të mjedisit. Ai nuk i kurseu kritikat, duke thënë se vlonjatët duhet të kuptojnë që kanë diçka shumë të rëndësishme në dorë, duke iu referuar potencialit të jashtëzakonshëm që kanë në turizëm. Rama u shpreh se nuk mjafton bukuria, deti, ndriçimi apo rrugët e mira kur mjedisi është i ndotur.
Po ashtu, kreu i qeverisë tha se përtej asaj që duket, në Lungomare, njerëzit që kanë prona aty janë më të pasur seç kanë qënë. Për të vijuar më tej, Rama tha se zona tashmë ka pasuri të patundshme në rritje që as nuk mund të imagjinohej më parë kur ishte zonë e mbushur me gropa.
DEKLARATA E RAMËS:
E bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator i një tërësie ndryshimesh që çojnë në një transfromim që është pastaj transformim strukturor, se si në një mjedis ku e bukura ka rrezatim ndryshon raporti i njeriut me tjetrin, ndryshon raporti i njerëzve me rregullat, zbatimi i rregullave bëhet shumë më i thjeshtë, njerëzit bëhen shumë më të predispozuar që t’i zbatojnë rregullat, ndryshon raporti i njerëzve me higjenën. Janë shumë më të kujdesshëm njerëzit, në raport me pastërtinë, aty ku mjedisi është i pastër dhe aty ku ka rrezatim pozitiv të të bukurës, padiskutim janë shumë më të gatshëm të shpenzojnë dhe rritet konsumi dhe padiskutim, rritet vlera e pronës. Flitet për Lungomaren në aspektin estetik, në aspektin e kënaqësisë që krijon hapësirë por në fakt, përtej asaj që duket, në atë zonë kanë ndodhur dhe disa gjëra që nuk duken dhe gjëja më e rëndësishme është që njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot. Pra, ai investim i bërë për ato hapësira i ka bërë njerëzit më të pasur. Pasuria e tyre e patundshme sot është rritur në nivele që as nuk mund të imagjinohej kur zona e Lungomares ishte një zonë e mbushur me gropa, me baltë, me makina që parkoheshin rrëmujë, me plot nga ato dyqanet e katit të parë që ishin thjesht vitrina me lajmërimin për shitje, por që nuk i blinte askush dhe ndërkohë sot është diçka krejt tjetër.
Sot, unë po e përsëris, është diçka që e kam thënë dhe më parë, mund të duket çudi, por në Kume kur deri para pak kohe futeshe me çizme, nuk është e largët dita madje është çështje, mendoj unë, e pak vitesh kur ato shtëpi do jepen me qira për pushuesit, kur ata që banojnë në ato shtëpi gjatë gjithë sezonit të verës, të kenë nëpër shtëpi turistë të huaj. Sepse nga njëra anë, zona po del në dritë dhe po del në dritë me një investim të konsiderueshëm, në raport me nivelet e investimeve që bëhen në një zonë bashkie, por asgjë në raport me fitimin që do sjellë. E nga ana tjetër, Vlora sot po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër, pra për akomodim të atyre që vijnë do rritet në pikën e një krize shumë të madhe dhe kush ka shtretër në Vlorë dhe do ketë shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet.'- është shprehur Rama.
(a.b)/dosja.al
Niko Peleshi POGRADEC- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me blerjen e raketave 'Javelin' nga SHBA-ja. Gjatë një deklara...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
Edi Rama VLORË- Pas konferencës Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime' gazetarët i drejtuan...
VLORË- Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama futet brenda ambienteve ku po zhvillohet takimi me kryetarët e bashkive, deputetët ...
Taulant Balla FIER - Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se opozita ka kohë deri ...
Kuvendi TIRANË- E hëna do të jetë ditë e ngjeshur për politikën shqiptare. Java do të nisë me dy seanca plenar...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ka mbrojtur presidencën nga pjella të pabesa të vendit. Gjatë...
Ilir Meta TIRANË- Interesante, iu duk presidentit Ilir Meta deklarata e djeshme e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se vend...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti aktual, Ilir Meta akuzoi ditën e sotme opozitën se ka kryer krime që bëhen një herë në...
Ilir Meta TIRANË- Konferencën për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta e nisi me rezolutën e votuar me shumicë votash në Par...