Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Oleksandr Tsys, komandanti i Brigades 104 të Mbrojtjes së Territorit thotë se që nga nisja e agresonit rus në 24 shkurt, forcat ukrainase janë përgatitur për një ofensivë të mundshme nga Bjellorusia.
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënën dhe sipas zyrtarëve në Kiev dhe ekpertëve, kjo vizitë është një përpjekje për t’i bërë trysni Presidentit Alexander Lukashenko që t’i bashkohet një sulmi tokësor, që mund të nisë nga Bjellorusia. Ushtria ukrainase është përgatitur prej muajsh për një skenar të tillë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze ishte në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë për të parë situatën në terren.
Autoritetet ukrainase kanë rritur edhe më shumë vigjilencën në kufi me Bjellorisinë. Zëri i Amerikës ishte në pikën kufitare, ndërsa rruga kryesore që lidh dy vendet është e mbushur me mina.
Oleksandr Tsys, komandanti i Brigades 104 të Mbrojtjes së Territorit thotë se që nga nisja e agresonit rus në 24 shkurt, forcat ukrainase janë përgatitur për një ofensivë të mundshme nga Bjellorusia.
“Ne sot të gjithë e dimë se çfarë hapi duhet të ndërmarrin dhe si të reagojmë në rast sulmi”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Sipas tij forcat ukrainase ndihen të sigurta për të mbrojtur vendin.
“Kemi mbështetje të pabesueshme nga popullsia lokale dhe pushteti vendor. Kemi siguruar pajisje të shumta ushtarake nga partnerët tanë. Ne po përgatisim ushtarët tanë, kështu që jemi gati”, thotë Oleksandr Tsys, Komandant i Brigadës 104-të.
Koloneli Anton Kvyitlovsky thotë se sipas të dhënave të inteligjencës ukrainase, ushtria bjelloruse nuk është e përgatitur për veprime sulmuese. Megjithatë, ukrainasit po analizojnë me vëmendje stërvitjet e forcave bjelloruse. Në koordinim me forcat ruse, Bjellorusia mund të bëjë goditje dhe ukrainasit po përgatiten.
“Situata në kufi është nën kontroll”, thekson ai për Zërin e Amerikës.
Për shkak të relievit një sulm tokësor nga Bjellorusia në Ukrainë, duket i pamundur. Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit “Rivne” që kufizohet me Bjellorusinë, tregon arsyet pse.
“Siç mund ta shihni, në të majtë janë kënetat. Ato janë të pamundura të kalohen. Për 92 kilometra kemi kënetat. Armiku duhet të kuptojë se ata nuk mund ta mposhtin natyrën dhe Zotin. Këto këneta na ndihmojnë. Përveç kësaj, ne kemi mbi një mijë lumenj të vegjël dhe të mëdhenj në rajon me ura, të cilat na shërbejnë si mbrojtje natyrore”, thotë ai.
Ukraina dhe Bjellorusia ndajnë një kufi prej 1000 kilometrash. Në shkurt, forcat ruse përdorën Bjellorusinë si pikënisje për sulmin e tyre ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Që nga nisja e agresionit rus, territori bjellorus u bë një bazë për logjistikën ushtrisë rsue dhe lëshimin e raketave.
Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, i tha Zërit të Amerikës se qeveria ukrainase e merr seriozisht kërcënimin.
“Rreziqet janë reale, asnjëherë nuk i kemi nënvlerësuar. Çështja është se Federata Ruse po pushton Bjellorusinë për momentin, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë Bjellorusinë”, thotë ai.
Ekspertët thonë se autoritetet bjelloruse deri tani kanë nguruar të përdorin forcat e tyre tokësore për të sulmuar drejtpërdrejt Ukrainën. Po ata thonë se kjo mund të ndryshojë në çdo moment.
Marrë nga VOA
Rrafshi Nullarbor AUSTRALI- Vandalët kanë shkatërruar veprat e shenjta të artit në Australinë e Jugut që mendohet të...
Rafael Grossi RUSI- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, do ta vizitojë Rusinë më ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i emëruar izraelit Benjamin Netanyahu pritet gjerësisht të përfundojë formimin e qeveris&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Një grup prej 35 organizatash të shoqërisë civile nga Kosova e Serbia kanë bërë thirrje p&e...
Biden SHBA- Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projektligj, ku në paketën e shpenzimeve prej 1.7 trilion...
Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë d...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë potencialin e saj ushtarak dhe ...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje serbëve lokalë në veri të Kosov...
Ana Bërnabiç SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç tha se është në prag të një konflitki të armatos...
Roberta Metsola ITALI- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës teksa ka folur në sean...