LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mendojnë të rinjtë në Serbi për BE-në? Studentët: Pse po heshtin për autoritarizmin e regjimit

Sa të interesuar janë të rinjtë serbë për proceset integruese evropiane dhe a është BE-ja synimi i tyre kryesor?

3 Shtator 2025, 09:09 Nga I.A
Çfarë mendojnë të rinjtë në Serbi për
Foto Ilustruese

"Unë ende besoj në Bashkimin Evropian", thotë Konstantini, një student nga Novi Sadi. Megjithatë, ai tregon dyshime në rritje - jo vetëm për marrëdhënien e BE-së me Serbinë, por edhe për mënyrën se si funksionon BE-ja.

"Më duket gjithnjë e më e qartë se ata nuk na shohin si të barabartë, por përkundrazi duan të na shfrytëzojnë", thotë ai.

Ai është një nga shtatë të rinjtë me të cilët foli DW për pikëpamjet e të rinjve për BE-në. Përgjigjet tregojnë perspektiva të ndryshme, por edhe pika të përbashkëta pakënaqësie që shpjegojnë rënien e mbështetjes së procesit të integrimeve evropiane në Serbi.

Më pak se gjysma për anëtarësim në BE

Hulumtimet konfirmojnë se kjo rënie në mështetjen e procesit të integrimeve po bëhet gjithnjë e më e theksuar. Sipas të dhënave nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur nga tetori 2024, vetëm 40 përqind e të rinjve në Serbi do të votonin për anëtarësim në BE. Në Maqedoninë e Veriut kjo përqindje është 68 përqind, ndërsa në Shqipëri tejkalon 85 përqind.

Sa i përket të rinjve në Serbi rreth 40 përqind të tjerë besojnë se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ngjashëm nendojnë edhe të tjerët në Serbi dhe jo vetëm të rinjtë.

Një sondazh i vitit 2025 nga revista "Nova srpska politička misao" (Mendimi i ri politik në Serbi) tregon se më pak se 40 përqind e qytetarëve serbë mbështesin anëtarësimin në BE. Kjo është hera e parë që nga kryerja e sondazhit që shumica nuk është në favor të integrimit evropian.

"Prisja më shumë nga BE-ja”

Relja, një student tjetër nga Novi Sadi, i njeh përfitimet e anëtarësimit në BE, siç janë qasja në tregun e punës dhe liria e lëvizjes. Megjithatë, ai është i shqetësuar dhe beson se një numër i madh qytetarësh, veçanërisht të rinj, do të largoheshin menjëherë nga vendi.

"Nëse do të ndodhte ajo që ndodhi në Kroaci - nëse pesë përqind e popullsisë do të largohej brenda tre vjetësh - kjo do të thoshte rreth 300.000 njerëz do të largohen”, thotë ajo.

Relja kritikon qëndrimin e BE-së ndaj asaj që po ndodh në Serbi.  "Nuk më pëlqen fakti që ata paraqiten si promovues të demokracisë, ndërsa heshtin për autoritarizmin e regjimit në Serbi", pohon Relja.

Edhe Anastasija, një ish-studente nga Beogradi, ka një dilemë të ngjashme. Edhe pse ajo vlerëson pozitivisht përfitimet e mundshme ekonomike të integrimit në BE, ajo është e shqetësuar për ndikimin në bizneset e vogla dhe industrinë vendase.

Jovani nga Novi Sadi nuk ka dilemë - ai është plotësisht kundër integrimit evropian. Arsyet kryesore, thotë ai, janë humbjet e mundshme demografike, por edhe statusi i Kosovës.

"Bashkimi me BE-në do të thoshte heqje dorë nga një pjesë e territorit të vendit tonë, domethënë njohja e pavarësisë së Kosovës. Kjo është e papranueshme për mua”, thotë ai. Studenti nga Zrenjanini me emrin Vuk është i shqetësuar për shkak të çështjeve ekologjike dhe përmend projektin "Jadar” si shkakun kryesor të ndryshimit të qëndrimit të popullsisë serbe ndaj BE-së.

"Krijohet përshtypja se BE nuk është e interesuar për dëmin mjedisor, por vetëm për përfitime ekonomike”, thotë ai.

BE nuk është problem, por zbatimi i idesë

Dalibor Petroviq, profesor i sociologjisë në Universitetin e Beogradit, thekson se pikëpamjet e të rinjve nuk lidhen vetëm me vendimet individuale të BE-së, por edhe me një ndjenjë të pabarazisë politike.

"Ekziston një ndjenjë se BE-ja vendos kushte pa përfitime të dukshme për Serbinë. Në një kontekst të tillë, të rinjtë po zhvillojnë gjithnjë e më shumë rezerva në lidhje me projektin evropian", shpjegon Petroviq.

Ashtu si studentët, edhe ai përmend projektin "Jadar", si një paradigmë e një marrëdhënieje të padrejtë. "Çështjet mjedisore janë ekzistenciale këtu. Nëse pasojat për mjedisin injorohen dhe nuk ofrohen përfitime bindëse, është e natyrshme që të formohet rezistencë", thotë ai.

Petroviq arrin në përfundimin se të rinjtë sot nuk e shohin problemin në BE si një ide, por në zbatimin praktik të idesë. Ai nuk beson se shumica e të rinjve janë kundër BE-së. Por e kanë vështirë të mbrojnë orientimin e tyre pro-evropian para kolegëve të tyre nga e djathta, të cilët thonë: 'Epo, e shihni që Bashkimi Evropian nuk interesohet fare për ne'. Dhe duket sikur kanë të drejtë", shpjegon profesori. Pasiguri ka edhe tek ata që besojnë në idenë e BE. Konstantini pohon: "Unë ende besoj, por nuk e di  edhepër sa kohë.”/DW

studentet ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet