LIVE UPDATES
Bota

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

9 Qershor 2023, 21:16 Nga A.B

Çfarë janë duke bërë kryetarët në veri?

Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Situata ka qenë më e qetë vetëm në Mitrovicë të Veriut, ku objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në tri komunat e tjera, ato objekte janë shfrytëzuar nga kryetarët e mëparshëm serbë.

Për shtensionimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale - për çka nuk ka marrë ende përgjigje në praktikë nga institucionet e Kosovës.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se si pasojë e situatës së krijuar, aktualisht, është duke ushtruar detyrën e tij nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai tregon se është në përfundim e sipër të kompletimit të kabinetit, i cili, siç thotë, do t’i ketë 14 drejtori - nga arsimi deri te shëndetësia.

“Do të nisim me prioritetet që kanë qytetarët e kësaj komune. Do të fillojmë me punë të vogla, por që janë të rëndësishme”, thotë Zeqiri.


Ai thotë se, deri më tani, nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga qytetarët për ndonjë shërbim komunal. Por, siç shprehet, janë disa kërkesa të mëparshme që kanë qenë në proces, e që janë duke u shqyrtuar - mes tyre, asfaltimi i disa rrugëve dhe ndriçimi në disa lagje të fshatrave.

Zeqiri thotë, po ashtu, se ka pasur takime me disa kryetarë të komunave të tjera, si Mitrovicë e Veriut, Vushtrri dhe Drenas, dhe se ata janë në proces të nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi në fusha të ndryshme.

Për të njëjtat arsye, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune.

Edhe ai thotë se është në kompletim e sipër të kabinetit dhe se, në të njëjtë kohë, është duke pranuar kërkesa nga banorët shqiptarë të disa fshatrave.

“Kemi vizituar fshatin Zhazhë dhe aty kemi pasur kërkesa për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje shqiptare. Kemi parë se ato kanë nevojë për këto shtëpi dhe po shohim se cilat janë procedurat që duhet ndjekur ne si komunë për ndërtimin e tyre”, thotë Peci për Radion Evropa e Lirë.

Një tjetër kërkesë e bërë nga qytetarët, shton ai, është edhe pastrimi i rrugëve të disa fshatrave.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për të biseduar për aktivitetet e tij.

Ngjashëm as kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Megjithatë, ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa nga aktivitetet e veta, që përfshijnë emërimin e “disa drejtorëve të drejtorive komunale”.

Në një tjetër postim të tijin thuhet se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka funksionalizuar E-Kioskun - platformë që u mundëson qytetarëve të pajisen më lehtë dhe më shpejt me dokumente civile.

Sipas Atiqit, ky shërbim ka ekzistuar edhe në të kaluarën, por nuk ka qenë funksional.

Atiq ka thënë më herët se në fokus të punës së tij do të jenë: zhvillimi ekonomik lokal dhe ofrimi i shërbimeve efikase për qytetarët.

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP dhe njohës i pushtetit lokal, thotë se kryetarët e komunave në veri, në aspektin legjislativ, janë të plotfuqishëm, por, në aspektin praktik, kanë vështirësi për kryerjen e detyrave.

“Për rrjedhojë nuk mund të pritet që kryetarët e komunave ta kenë fuqinë e plotë në terren, sidomos sa u përket investimeve kapitale, pasi që atje ka banorë që i rezistojnë autoritetit të kryetarëve aktualë dhe kjo, padyshim, do të shkaktojë kufizime dhe mungesë të rezultateve në terren”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ushtrimi i detyrave jashtë ndërtesave komunale nuk parqet ndonjë problem.

Ligji për vetëqeverisje, sqaron Salihu, e specifikon që kryetarët duhet të jenë banorë të atyre komunave, por nuk e thotë askund se duhet të jenë patjetër në objektet përkatëse publike.

“Madje, rekomandimet e qeverisjes së mirë thonë që kryetarët e komunës duhet të jenë më shumë në terren sesa në zyra dhe, për rrjedhojë, mandati i tyre dhe funksioni i tyre nuk lidhen për objektin përkatës për të ushtruar detyrën”, thotë Salihu.

Kryeministri Kurti këmbëngul që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale, duke argumentuar se ato janë prona të Republikës së Kosovës.

Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e deriatëhershëm serbë kanë dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Përfaqësuesit politikë serbë i kanë kërkuar më pas popullatës shumicë atje t’i bojkotojë zgjedhjet e 23 prillit, me arsyetimin se pushteti qendror nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për më shumë autonomi./REL

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet