LIVE UPDATES
Bota

Çfarë e bën të veçantë SHBA-në në botë, dhe ç’pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të 2024-ës

Megjithatë, Franca ishte e kufizuar nga balanca e fuqisë në Evropë, ndaj nuk mund të ndiqte plotësisht ambiciet e saj universaliste. Vetëm SHBA-ja zotëronte fuqinë për ta bërë këtë.

12 Dhjetor 2023, 15:05 Nga Joseph S.Nye Jr.
Çfarë e bën të veçantë SHBA-në në
Foto Ilustruese

Nga Joseph S.Nye Jr. “Project Syndicate”

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, dallohen qartë 3 kampe në debatin që po zhvillohen në vend, mbi mënyrën sesi Shtetet e Bashkuara duhet të lidhen me pjesën tjetër të botës:internacionalistët liberalë që e kanë dominuar skenën që nga Lufta e Dytë Botërore; frenuesit që duan të tërhiqen nga disa aleanca dhe institucione; dhe ata me sloganin “Amerika e Para”, të cilët kanë një këndvështrim të ngushtë, ndonjëherë izolacionist, mbi rolin e Amerikës në botë.

Amerikanët e kanë parë prej kohësh vendin e tyre si të jashtëzakonshëm në aspektin moral. Stanley Hoffmann, intelektual francezo-amerikan, thotë se ndërsa çdo vend e konsideron veten unik, Franca dhe SHBA-ja dallohen nga besimi se vlerat e tyre janë universale.

Megjithatë, Franca ishte e kufizuar nga balanca e fuqisë në Evropë, ndaj nuk mund të ndiqte plotësisht ambiciet e saj universaliste. Vetëm SHBA-ja zotëronte fuqinë për ta bërë këtë.

Problemi nuk është se amerikanët janë moralisht superiorë; por që shumë amerikanë duan të besojnë se vendi i tyre është një forcë që synon më të mirën për botën. Realistët janë ankuar prej kohësh se ky moralizëm në politikën e jashtme amerikane, ndërhyn tek një analizë e qartë e pushtetit.

Megjithatë, është fakt që kultura politike liberale e Amerikës, bëri diferencën në rendin ndërkombëtar liberal që ka ekzistuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Bota e sotme do të dukej shumë ndryshe nëse Hitleri do të kishte dalë fitimtar, apo nëse Bashkimi Sovjetik i Stalinit do të kishte dominuar në Luftën e Ftohtë.

Veçantia e SHBA-së si një fuqi e madhe ka 3 burime kryesore. Që nga viti 1945, ajo ka qenë trashëgimia e iluminizmit, veçanërisht idetë liberale të përkrahura nga themeluesit e Amerikës. Siç e tha në një rast presidenti i ndjerë John F.Kennedy “fuqia magjike në anën tonë është dëshira e çdo personi për të qenë i lirë, e çdo kombi për të qenë i pavarur... Kjo sepse unë besoj se sistemi ynë, është më në përputhje me bazat e natyrës njerëzore, falë të cilave unë besoj se në fund do të jemi të suksesshëm”.

Liberalizmi iluminist, i konsideron këto të drejta si universale, dhe jo të kufizuara vetëm në SHBA. Sigurisht, amerikanët janë përballur gjithmonë me kontradikta në zbatimin e ideologjisë së tyre liberale. Skllavëria u ndalua me Kushtetutë, por ajo vazhdoi de fakto për më shumë se një shekull pas Luftës Civile, përpara se Kongresi të miratonte në vitin 1964 Aktin e të Drejtave Civile.

Racizmi mbetet një faktor kryesor në politikën amerikane edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë, amerikanët kanë qenë të ndryshëm edhe mbi mënyrën se si e promovuan vlerat liberale në politikën e jashtme. Për disa, projekti universalist u bë një justifikim për të pushtuar vende të tjera si dhe për të imponuar regjime miqësore më ne.

Nuk ka asnjë dyshim se racizmi luajti një rol në ndërhyrjet ushtarake të SHBA-së në vende si Meksika, Haiti dhe Filipinet. Por në të tjerat, ishte liberalizmi shtysa për krijimin e një sistemi të së drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve që mbrojnë lirinë e brendshme, duke e zbutur disi anarkinë ndërkombëtare.

Një elementi i dytë i veçantisë amerikane, buron nga rrënjët fetare puritane të këtij vendi. Ata që ikën nga Britania e Madhe për të adhuruar më pastër Zotin në Botën e Re, e panë veten si një popull i zgjedhur. Projekti i tyre ishte më pak i natyrës kryqtare dhe më shumë një mision plot ankthe dhe i përmbajtur, siç ishte qasja aktuale “përtëritëse” e modelimit të Amerikës si një “qytet mbi një kodër” për të joshur të tjerët.

Vetë themeluesit e SHBA-së ishin të shqetësuar se republika e re do ta humbte virtytin e saj, siç ndodhi dikur me Republikën Romake. Në shekullin XIX-të, vizitorët e ndryshëm evropianë si Alexis de Tocqueville dhe Charles Dickens, e vunë re fiksimin e amerikanëve pas virtytit, përparimit dhe rënies.

Por ky shqetësim moral ishte më shumë i brendshëm se i jashtëm. Burimi i tretë i veçantinë amerikane qëndron në themel të të tjerave:madhësia dhe vendndodhja e Amerikës ka ofruar gjithmonë një avantazh gjeopolitik për të. Që në shekullin XIX, De Tocqueville vuri në dukje pozicionimin e veçantë gjeografik të Amerikës.

I mbrojtur nga dy oqeane dhe i kufizuar nga fqinjë më të dobët, SHBA-ja ishte në gjendje të fokusohej kryesisht në zgjerimin e saj drejt Perëndimit gjatë gjithë atij shekulli, duke shmangur betejat me Evropën për fuqinë globale. Por kur SHBA u shfaq si ekonomia më e madhe në botë në fillim të shekullit XX, ajo filloi të mendonte në termat e fuqisë globale. Tek e fundit, ajo kishte burimet, liri veprimi dhe mundësi të shumta për të kënaqur veten, për të mirën dhe për të keqen.

Ajo kishte motivimin por dhe aftësinë për t’u bërë një lidere në krijimin e të mirave publike globale, si dhe lirinë për të përcaktuar interesin e saj kombëtar në mënyra më të gjera. Kjo nënkuptonte mbështetjen e një sistemi të hapur tregtar ndërkombëtar, lirinë e lundrimit në dete dhe gjëra të tjera të përbashkëta, si dhe zhvillimin e institucioneve ndërkombëtare. Madhësia krijoi një bazë të rëndësishme realiste për veçantinë e Amerikës. Izolacionizmi ishte përgjigja e saj ndaj ekuilibrit global të pushtetit në shekullin XIX. Republika relativisht e dobët amerikane, mund të ishte imperialiste ndaj fqinjëve të saj të vegjël, por duhej të ndiqte një politikë realiste të kujdesshme përballë fuqive evropiane.

Megjithëse Doktrina Monro, njihte një ndarje midis Hemisferës Perëndimore dhe ekuilibrit evropian, një politikë e tillë mund të ruhej vetëm sepse përkonte me interesat britanike dhe kontrollin e deteve nga Marina Mbretërore. Por ndërsa fuqia e Amerikës po rritej, po kështu ndodhi edhe me opsionet e saj.

Një pikë kthese e rëndësishme ndodhi në vitin 1917, kur presidenti Woodrow Wilson shkeli traditën dhe dërgoi 2 milionë amerikanë për të luftuar në Evropë. Edhe pse Lidhja e Kombeve që krijoi Wilson në fund të luftës, u hodh poshtë nga bashkë-kombasit e tij, ajo hodhi bazën për Kombet e Bashkuara dhe rendin liberal të pas vitit 1945.

Presidenti Joe Biden dhe shumica e demokratëve, thonë sot se duan të ruajnë rendin ekzistues, ndërsa Donald Trump dhe ata që përkrahin moton “Amerika e Para” duan ta braktisin atë. Frenuesit në të dyja kampet shpresojnë të zgjedhin midis asaj çka mbetet në mes. Konfliktet e vazhdueshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme, do të ndikohen fuqishëm nga cilado qasje që do të mbizotërojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Shënim: Joseph S.Nye, Jr., profesor në Universitetin e Harvardit dhe ish-ndihmës Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së.

joseph s.nye jr. doktrina monro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet