LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet dhe çfarë jo për balonën kineze?

Zyrtarët amerikanë thanë se e kishin gjurmuar atë në lartësi të madhe për një kohë të gjatë dhe më pas balona fluturoi mbi territorin e SHBA-së për të paktën shtatë ditë.

9 Shkurt 2023, 14:08 Nga k.m.
Çfarë dihet dhe çfarë jo për balonën kineze?
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë kursit. Kjo ngjarje ka nxitur shumë pyetje, përfshirë edhe për vetë balonën. Për këtë balonë pritet të kuptohet më shumë pasi ushtria amerikane të mbledhë copëzat e saj nga oqeani, pranë brigjeve të Karolinës së Jugut.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet për balonën që ka nxitur mospajtime diplomatike mes dy fuqive:

Sa është e madhe kjo balonë?

Kreu i komandës për Mbrojtje të Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, gjenerali Glen VanHerck, ka thënë se balona kishte një gjatësi prej 61-metrash, me një pajisje vëzhgimi sa madhësia e një avioni rajonal pasagjerësh dhe ka të ngjarë që peshon më shumë se disa mijëra kilogramë.

Ndërkaq, civilët që e kanë parë balonën nga toka, thanë se ajo dukej si një trup qiellor gjigant me ngjyrë të bardhë, teksa fluturonte rreth 18.300 metra mbi pjesën qendrore të SHBA-së. Kjo lartësi fluturimi është pothuajse dyfish më e madhe se lartësia ku fluturojnë avionët civilë. Zyrtarët amerikanë thanë se e kishin gjurmuar atë në lartësi të madhe për një kohë të gjatë dhe më pas balona fluturoi mbi territorin e SHBA-së për të paktën shtatë ditë.

Çfarë ka thënë Kina?

Ministria e Jashtme kineze tha se balona përdorej kryesisht për qëllime meteorologjike dhe kishte aftësi të kufizuara të vetëmanovrimit. Ky institucion tha se balona u ndikua nga moti dhe papritur ndryshoi drejtimin e fluturimit dhe u fut në hapësirën ajrore amerikane.

Ministria kineze tha se nuk ka informacione që do t’i bëjë publike lidhur me atë se cila kompani apo entitet e ka në pronësi këtë balonë.

Çfarë është balona për parashikimin e motit?

Kaymont, një kompani amerikane që prodhon dhe shet në mbarë botën balona për parashikim të motit, tha se madhësia, pajisja e vëzhgimit dhe aftësia për të fluturuar për një kohë të gjatë, në një balonë për parashikimin e motit, zakonisht bëhen nga materiale të gomës.

“Një balonë tipike për parashikimin e motit ka një radiosondë me peshë të lehtë prej rreth 200 gramësh. Balona kur lëshohet është rreth 1.4 metra dhe shpërthen në një diametër prej rreth 6-metrash, si dhe fluturon për një periudhë prej 90 deri në 120 minuta”, tha për Reuters, Jesse Geffen, nga kompania Kaymont.

“Pajisjet fotografike [për fotografim dhe incizim nga lartësi të mëdha] mund të vendosen në balona më të mëdha, por këto balona nuk do të ishin as sa një e treta e madhësisë së balonës që fluturoi mbi shtetin tonë”.

Në Kinë, prodhimi i balonave për parashikimin e motit dominohet nga filiali i gjigantit shtetëror të kimikaleve, ChemChina, Zhuzhou R&D Institute for Rubber & Plastics (Zhuzhou Rubber), që prodhon 75 për qind të balonave që fluturojnë në lartësi të mëdha dhe që përdoren nga Administrata Meteorologjike e Kinës, tha vitin e kaluar rregullatori i firmave shtetërore kineze.

Po ashtu, ka edhe kompani më të vogla që prodhojnë balona të tilla, sikurse kompania Guangzhou Double-One Weather Equipment. Udhëheqësja e kësaj kompanie, Lin Xiuping, tha se kompania e saj dhe Zhuzhou Rubber janë të afta të prodhojnë balona që mund të fluturojnë në lartësinë që ka fluturuar balona kineze mbi SHBA.

Megjithatë, ajo tha se Guangzhou Double-One nuk e ka prodhuar atë balonë. Një punonjës që u përgjigj në numrin e telefonit të selisë së Zhuzhou Rubber tha se balona mbi SHBA nuk kishte të bënte asgjë me këtë kompani dhe refuzoi që të përgjigjej në pyetje të tjera.

Pra, çfarë lloj balone është?

Kaymont tha se balona ka të ngjarë që të jetë e prodhuar me plastikë dhe jo me material gome. Disa mbetje të balonës, që janë nxjerrë nga Oqeani Atlantik, është thënë se ishin të prodhuara me material plastike. Shikuar nga madhësia, balona kineze i ngjason balonave që prodhohen nga kompania amerikane Aerostar. Balonat e kësaj kompanie gabimisht ishin vlerësuar se ishin balona kineze përderisa fluturuan mbi Memfis.

Aerostar është një kontraktor i hapësirës ajrore dhe mbrojtjes që furnizon me balona stratosferike institucionet sikurse Agjencinë Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA). Balonat prodhohen nga polietileni, mund të fluturojnë për mbi 200 ditë dhe mund të bartin ngarkesa prej qindra kilogramësh.

Kjo kompani më herët kishte pasur marrëveshje me Google për përdorimin e balonave të tillë, me qëllim që t’u ofrohej internet zonave rurale. Kompanitë e tjera që prodhojnë sisteme të balonave stratosferikë përfshijnë edhe kompaninë për turizëm hapësinor, World View, dhe kompaninë franceze, CNIM Air Space. Kina duket se nuk ka kompani të këtij lloji, por Instituti zyrtar i Kërkimit në Akademinë e Shkencës dhe Hapësirës Ajrore dhe Instituti i Optoelektronikës, kanë kryer kërkime të rëndësishme lidhur me balonat stratosferike dhe kanë publikuar të dhënat për eksperimentet e kryera.

Për shembull, më 2017 Instituti i Optoelektronikës njoftoi se kishte fluturuar me sukses një balonë me “shumë presion” që kishte prodhuar Inner Mongolia. Kjo balonë atëbotë u tha se kishte një vëllim prej 7.000 metrash kub dhe mund të bartte ngarkesë prej 150-kilogramësh.

Shtatorin e kaluar, Akademia e Shkencës dhe Hapësirës Ajrore e Kinës njoftoi se kishte kryer me sukses një provë dhe një balonë kishte arritur lartësinë e 30 kilometrave dhe mund të bartte ngarkesë deri në 1.2 ton. Kjo provë ishte pjesë e një projekti për zhvillimin e teknologjisë hapësinore.

Akademia kineze është jashtëzakonisht e interesuar në teknologjinë për balonat stratosferikë dhe ka publikuar një sërë artikujsh në llogarinë e saj në WeChat lidhur me kompaninë Aerostar. Agjencia e lajmeve Reuters e ka pasur të pamundur të verifikojë se çfarë kompanish furnizojnë me balona Akademinë e Shkencës dhe Hapësirës Ajrore të Kinës apo edhe Institutin e Optoelektronikës. Që të dy këto institucione kanë refuzuar që të komentojnë për këtë temë.

Studiuesit ushtarakë kinezë së fundmi kanë argumentuar, përmes artikujve të publikuar, se balonat dhe anijet ajrore duhet të zhvillohen edhe më tej dhe duhet të përdoren për një sërë misionesh. Përderisa analistët ende nuk e dinë se sa balona të tillë ka Kina, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Pekini ka kryer dhjetëra misione në pesë kontinente që nga viti 2018, përfshirë edhe në Japoni, Indi, Vietnam, Tajvan dhe Filipine./REL

balona kineze

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës