LIVE UPDATES
Bota

"Fantazma e mazhorancës së ekstremit të djathtë!" Zgjedhjet në Rumani, analiza: Cili do të ishte skenari i katastrofës dhe për Europën?

Pas shokut në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale Rumania përballet me zgjedhjet parlamentare. Shumë druajnë nga një sukses i ekstremistëve të djathtë. Edhe për Europën ky do të ishte një skenar katastrofe.

1 Dhjetor 2024, 08:51 Nga M.B
"Fantazma e mazhorancës së ekstremit të djathtë!"
Protesta

RUMANIA- Mijëra të rinj, që demonstrojnë mbrëmjeve në rrugët e qyteteve të mëdha të Rumanisë kundër ekstremizmit dhe pro Europës.  Mesazhet në rrjetet sociale të personaliteteve nga fusha të ndryshme janë: mos lejoni ta zhysni atdheun në humnerë. Këta janë intelektualë, që bëjnë fjalë për tragjedinë më të madhe në historinë e re të vendit. Kjo është tema që dominon aktualisht në media.

Rumania pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale (24.11.2024) është në gjendje shoku. Në këtë raund fitoi nga hiçi me rreth 23 përqind Calin Georgescu i paparti: një ekstremist i djathtë glorifikues i Putinit, apolog i fashizmit rumun kristian-ortodoks të periudhës ndërmjet luftrave, një teoricien i teorive të konspiracionit dhe një njeri ezoterik që flet gjepura.

Të dielën (1.12.2024) në Rumani zhvillohen zgjedhjet parlamentare, e një javë pas tyre edhe balotazhi presidencial. Shumë në Rumani druajnë, se partitë e ekstremit të djathtë mund të fitojnë shumicën. E në fund një ekstremist i djathtë tifoz i Putinit mund të bëhet edhe president.

Kjo ta zhyste në kaos jo vetëm Rumaninë, por do t'i krijonte probleme të mëdha edhe BE-së dhe NATO-s. Rumania është vendi i gjashtë për nga madhësia në BE dhe partnerja më e rëndësishme e NATO-s në Europën Juglindore.

Aty janë të disolokuara stacioni i mbrojtjes nga raketat dhe bazat më të rëndësishme të aviacionit luftarak të rajonit. Një pjesë e rëndësishme e ndihmës ushtarake për Ukrainën kalon përmes Rumanisë. Gjithashtu ky vend shtrihet në Detin e Zi dhe ndodhet në rrugën nga kalojnë furnizimet ukrainase me drithëra. Ndaj rëndësia gjeopolitike e Rumanisë është shumë më e madhe se sa e shteteve si Hungaria apo Sllovakia, që qeverisen nga nacionalistët si Viktor Orban dhe Robert Fico, të cilët kanë devijuar prej konsensusit të BE-së dhe të NATO-s.

Jo një fatkeqësi e rënë nga qielli

Që në Rumani, një ekstremist i djathtë glorifikues i Putinit, i cili del me mesazhe kristiane si Mesias, fiton vota me shumicë, kjo nuk është një fatkeqësi e rënë nga qielli – historia e re këtij vendi ka plot tragjedi: Diktatori pro-fashist në kohën midis dy luftrave, Ion Antonescu, dhe diktatori megalloman Nicolae Çaushesku ndiqnin një kult të ngjashëm mesianik. Nën Çausheskun Rumania, krahas Shqipërisë, përjetoi diktakturën më të keqe në bllokun lindor.

Vetëm në Rumani më 1989 pati një ndryshim të përgjakshëm sistemi, me mbi njëmijë të vdekur gjatë trazirave. Dhjetë vjet më vonë, më 1999, Rumania gjatë kryengritjes së minatorëve ishte në prag të një lufte civile. Një vit më vonë ultranacionalisti dhe ish-punonjësi i Çausheskut Corneliu Vadim Tudor duke fituar në balotazh mori mandatin presidencial. Megjithatë ai u zgjodh si e keqja më e vogël kundrejt komunistit që ndryshoi kahun Ion Iliescu, i cili ishte bashkëpërgjegjës për të vdekurit pas rrëzimit të Çausheskut dhe më vonë themelues i partisë së emërtuar socialdemokrate, PDS, por që në fakt ishte parti populiste dhe nacionaliste.

Sondazhe jo bindëse

Tani Rumania ndodhet sërish përpara vendimit, nëse me zgjedhjen e ekstremistëve të djathtë do të ndjekë një rrugë më vehte ose jo. Në këto rrethana as që mund të flitet për normalitet. As që ndihet se ka zgjedhje parlamentare. Kjo edhe pse përpara zgjedhjeve presidenciale në asnjë sondazh nuk bëhej fjalë për sukses të Calin Georgescu – dhe sepse as tani nuk ka sondazhe të besueshme lidhur me preferencat për partitë.

Sipas parashikimeve të javëve të kaluara gjashtë parti mund të hyjnë në parlament: ato që deri tani kanë qeverisur bashkë me pseudo-socialdemokratët dhe nacional-liberalët e PNL, po ashtu disa parti ekstremiste të djathta, ndër to edhe aleanca për Bashkimin e Rumanisë (AUR) dhe S.O.S. Romania, si dhe partia progresiste-liberale Unioni Shpëtoi Rumaninë (USR) dhe partia e minoritetit hungarez, UDMR.

Fillimisht në sondazhe socialdemokratët arrinin në rreth 30 përqind, nacional-liberalët rreth 15 përqind. Tani kjo as që diskutohet, sepse kandidatët e të dyja partive, kryeministri Marcel Ciolacu (PSD) dhe kryetari i senatit Nicolae Ciuca (PNL) dështuan keq në zgjedhjet presidenciale dhe për këtë arsye që të dy dhanë dorëheqjen përkatësisht nga kryesimi i partive.

Partitë AUR dhe SOS Romania në sondazhet e deritanishme kanë pasur 25 deri në 28 përqind. Në zgjedhjet presidenciale ato së bashku arritën 38 përqind. Pas shokut të raundit të parë presidencial disa vëzhgues druajnë, se ekstremistët e djathtë mund të arrijnë mazhorancën parlamentare.

Një tjetër fituese në zgjedhje mund të jetë partia progresive-liberale USR, kandidatja e së cilës Elena Lasconi është në pozicionin e dytë në balotazhin presidencial më 8.12.2024 dhe ka shanse të mira të fitojë. Sipas sondazheve, USR deri tani ka një rezultat dyshifror të dobët, por mund të përfitojë nga dështimi i partive që kanë qeverisur deri tani.

"Establishmenti" i urryer

Në zgjedhjet parlamentare riskohet shumë më tepër se sa në ato presidenciale. Presidenti i Rumanisë ndonëse ka kompetenca të rëndësishme në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ai nuk mund të marrë vendime pa parlamentin dhe qeverinë. Ndaj një president ekstremist i djathtë si Georgescu do të ishte një fatkeqësi për Rumaninë dhe skenari më i keq që mund të ndodhë është një mazhorancë parlamentare e ekstremit të djathtë.

Shumë zgjedhëse dhe zgjedhës në Rumani shohin tek këto parti ekstreme mundësinë për të larguar "establishmentin" e urryer. Që nga rrëzimi i Çausheskut vendi dominohet nga rrjetet klienteliste, që ndër të tjera janë grumbulluar tek partia e sotme socialdemokrate. Shumë në Rumani e konsiderojnë PSD si një sinonim të korrupsionit dhe nepotizmit. Por edhe reputacioni i ncacional-liberalëve, që tre vietet e fundit ka bashkëqeverisur me socialdemokratët, nuk është më i mirë. Kjo ka të bëjë me bllokimin që i bëjnë prej dekadash të dyja partitë, reformave themelore në administratën e shtetit dhe në drejtësi. Gjë që ka ngjallur urrejtjen e thellë në shoqëri ndaj këtij establishmenti.

Kohë të pasigurta

Edhe presidenti në post prej dhjetë vjetësh Klaus Johannis ka përgjegjësinë e tij në këtë drejtim. Që nga viti 2014, Johannis u zgjodh duke premtuar se do të luftojë me vendosmëri për reforma radikale shtetërore dhe kundër korrupsionit. Por pjesën më të madhe të mandatit të tij ai ka qëndruar i tërhequr, edhe pse presidenti mund të influencojë ndaj ekzekutivit, përmes mundësive kushtutuese. Madje as ndaj zhvillimeve aktuale politike Johannis nuk ka reaguar deri tani.

Situata ndërlikohet ndërkohë edhe me udhëzimin e Gjykatës Kushtuetuese për të rinumëruar votat e raundit të parë presidencial. Kushtetuesja hyri në lojë pas ankesave për mashtrim elektoral dhe manipulim që ngritën dy kandidatë për president që dështuan në votime. Por praktika në Rumani ka treguar që rëndom Gjykata Kushtetuese përdoret për intriga politike. Kjo u duk edhe në tetor, kur një kandidate ekstremiste e djathtë për presidente u përjashtua, me sa duket për t'u mundësuar një rezultat më të favorshëm në zgjedhjeve socialdemokratëve në pushtet.

Se çfarë efekti do të ketë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është e paqartë. Një gjë dihet: Në përgjithësi nga zgjedhjet parlamentare në Rumani mund të konturohen raporte të vështira politike, ku asnjëra parti të mos fitojë shumicën absolute. Meqënëse partitë e ekstremit të djathtë janë të përçara mes tyre, kjo mund të krijojë kaos në politikën e brendshme, nëse ato marrin shumicën. Nëse fitojnë progresiv-liberalët USR do të ishin të varur nga një partner koalicioni – e për këtë mund të shtrohet vetëm opcioni i ndonjërës nga partitë e establishemntit ose një qeveri e pakicës. Rumania ndodhet para kohësh të pasigurta./DW

rumania

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës