LIVE UPDATES
Bota

Fajësime të dyanshme pas vdekjes së gazetares Shirin Abu Akle

Reporterja e televizionit, Shirin Abu Akle u qëllua për vdekje gjatë përplasjeve mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Tani ka shpërthyer një grindje e ashpër për atë, se kush është përgjegjës për vdekjen e saj.

15 Maj 2022, 12:03 Nga DOSJA
Fajësime të dyanshme pas vdekjes së gazetares Shirin Abu Akle
Foto ilustruese

Shirin Abu Akle u qëllua për vdekje në moshën 51 vjeçare. Reporterja me përvojë e televizionit Al-Xhazira u vra të mërkurën (11.05) në mëngjes në Dxhenin në Jordanin Perëndimor, një qytet që konsiderohet, si bastion i palestinezëve militantë. Abu Akle donte të raportonte atje për një operacion të ushtrisë izraelite. Ajo mbante veshur një jelek antiplumb dhe helmetë, përmes të cilave identifikohej qartë si njeri i shtypit. Që vdekja e saj është një tragjedi për këtë pajtohen si qeveria izraelite ashtu edhe autoriteti autonom palestinez.


Por pas kësaj merr fund pajtimi. Në ditët e kaluara ka pasur akuza të forta si nga pala palestineze ashtu edhe nga qendra e Al-Xhaziras në Katar për qeverinë izraelite. Në ceremoninë përkujtimore në Ramallah, presidenti palestinez, Abas tha të enjten (12.05) se "ne i bëjmë plotësisht përgjegjëse autoritetet izraelite pushtuese për vrasjen dhe nuk do të jetë e mundur tek ky krim që të fshihet e vërteta." Kryeministri izraelit, Naftali Bennett i kishte hedhur poshtë akuza të tilla që një ditë më parë. "Bazuar në informacionet e para, që ne kemi, ka shumë gjasa, që gazetarja të jetë qëlluar nga palestinezë të armatosur. Për të gjetur të vërtetën duhet të ketë një hetim të plotë."

Jo hetim i përbashkët

Autoriteti autonom palestinez refuzon çdo lloj hetimi të përbashkët me autoritetet izraelite për shkak të "mungesës së besimit", dhe do të drejtohet në vend të kësaj tek Gjykata Ndërkombëtare, thuhet. Ai nuk do të dorëzojë tek Izraeli as plumbat, me të cilat është qëlluar Abu Akle. Sipas njoftimeve të gazetës izraelite, Haaretz, Abu Akle me sa duket është qëlluar me një plumb të kalibrit 5,56 milimetër nga një armë M16. Gazeta shkruan, se armë të tilla përdoren si nga ushtria izraelite ashtu edhe nga luftëtarët palestinezë.

Abu Akle ishte e shoqëruar nga disa gazetarë, edhe nga një reporter palestinez, Ali Al-Samoudi, i cili u plagos. Ai ngre akuza të rënda kundër ushtrisë izraelite, dhe thotë, se nuk ka pasur luftëtarë palestinezë në afërsi, kur u qëllua ndaj gazetarëve. Për televizionin Al-Xhazira, Al Samoudi tha, se "ne donim të filmonim një operacion të ushtrisë izraelite dhe papritur ndaj nesh ne u qëllua,  pa na u thënë në fillim, që të largohemi nga zona apo të ndërpresim filmimet."

Protesta gjatë varrimit të gazetares së vrarë, Abu Akle
Versione kundërthënëse

Ushtria izraelite nuk e pranon këtë version. Operacioni në Dxhenin ka qenë një operacion anti-terror, ushtarët ishin ndodhur nën një breshëri të fortë të palestinezëve të armatosur, thuhet në një deklaratë në twitter. E më tej: "Ushtria izraelite nuk qëllon asnjëherë me qëllim ndaj personave që nuk janë pjesëmarrës në luftime. Ne vlerësojmë lirinë e shtypit dhe të drejtën e pacënueshmërisë." Të mërkurën Ministria e Jashtme izraelite publikoi një sekuencë me video, që të le të kuptosh, se palestinezët kishin dhënë goditjen vdekjeprurëse. Në twitter kjo ministri shkroi. "Sot në mëngjes në Dxhenin mund të dëgjoje terroristët të thonin: 'e zuri njërin, e zuri një ushtar, ai ka rënë poshtë." Por asnjë ushtar i ushtrisë izraelite nuk ishte plagosur. Palestinezët që qëlluan pa dallim kanë goditur me gjasë gazetaren e Al-Xhaziras, Abu Akle." Disa ambasada, përfshirë atë të SHBA dhe Gjermanisë e përkthyen këtë tweet dhe e publikuan.


B'Tselem, një organizatë joqeveritare izrealite, kritike ndaj qeverisë e ka analizuar këtë video, dhe thotë se ka dalluar që videoja e publikuar nga Ministria e Jashtme izraelite tregon një skenë, që ndodhet larg vendit, ku është qëlluar Abu Akle. Dror Sadot nga B'Tselem thotë për Deutsche Wellen, se organizata ka të dhënat GPS të sakta të burrit të armatosur dhe të vendit. "Ne kemi material videoje në të dy vendet dhe mund të tregojmë, se nuk bëhet fjalë për një të njëjtin rast." Kjo sigurisht nuk e zbardh përfundimisht, se kush e qëlloi Abu Akle.

Ushtria izraelite publikoi të premten (13.05) një deklaratë, ku thekson, se deri tani nuk është e mundur zbardhja përfundimtare. Ka dy mundësi thuhet aty: Ose palestinezë të armatosur kanë qëlluar pa dashur ndaj saj, kur donin të qëllonin ushtarë izraelitë. Ose ushtria izraelite e ka goditur pa dashur atë, kur ka qëlluar ndaj një të armatosuri në afërsi.

 Marrë nga DW

 

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait