LIVE UPDATES
Bota

Sulmet kibernetike në vend, FBI-ja në ndihmë të Australisë për të kapur hakerët

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Phil Mercer, hakerët vodhën të dhëna personale, ndër to adresat e shtëpive, numrat e lejeve të drejtimit të automjeteve dhe të pasaportave të mbi 10 milionë klientëve të kompanisë gjigande të telekomunikacionit Optus.

30 Shtator 2022, 18:48 Nga I.A
Sulmet kibernetike në vend, FBI-ja në ndihmë të
FBI

AUSTRALI- Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëve përgjegjës për një ndër sulmet më të mëdha kibernetike në këtë vend. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Phil Mercer, hakerët vodhën të dhëna personale, ndër to adresat e shtëpive, numrat e lejeve të drejtimit të automjeteve dhe të pasaportave të mbi 10 milionë klientëve të kompanisë gjigande të telekomunikacionit Optus.

Pasi u vodhën të dhënat masive të klientëve, kompanisë Optus iu kërkua nga hakerët që të paguajë. Por, në vazhdim pati edhe një zhvillim të papritur. Në një platformë në internet pati edhe një ndjesë publike nga një llogari që hetuesit besojnë se i përket njërit prej hakerëve të dyshuar, i cili mund të jetë shqetësuar nga vëmendja që mori ky rast.

“Ka shumë sy. Nuk do t’ia shesim të dhënat askujt. Ndjesë 10.2 milionë australianëve të cilëve u dolën të dhënat. Nuk na u bë pagesa, por nuk na intereson më”, shkruhej në atë llogari.

Qeveria australiane fajësoi Optus-in, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend. Ministrja australiane për sigurinë kibernetike, Clare O’Neil, tha se kompania ua kishte bërë të lehtë hakerëve të hynin në sisteme.

“Ajo çfarë përbën shqetësim për ne është se ndaj Optus-it u bë një ndërhyrje krejt e thjeshtë. Nuk duhet të kemi një kompani telekomunikacioni në këtë vend që ka lënë praktikisht një dritare hapur që të vidhen të dhënat e kësaj natyre”, tha ajo.

Por, drejtorja ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin, mohoi që masat mbrojtëse kibernetike të kompanisë të kenë qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të dhënat kishin qenë të kriptuara dhe se kishte disa nivele mbrojtjeje. Shumë klientë të kompanisë kanë tashmë shqetësimin e thellë se të dhënat e tyre personale janë kompromentuar.

FBI-ja i është bashkuar tashmë përpjekjeve për të identifikuar autorët e vjedhjes së të dhënave.

Frank Montoya Jr., ish-agjent special i FBI-së, i tha rrjetit mediatik Australian Broadcastin Corp., se mund të jetë përfshirë një qeveri e huaj.

“Përpiqemi të përcaktojmë nëse është një shtet apo një organizatë kriminale. Kjo mund të rezultojë një sfidë, pasi ndonjëherë vetë shteti është organizatë kriminale. Më vjen p.sh. në mendje Koreja e Veriut, që i kërkon këto të dhëna për arsye të ndryshme. Por, ndonjëherë u duhen edhe vetëm për t’i shitur në tregun e zi të internetit (dark web), që të sigurojnë të ardhura”, thotë ai.

Ekspertët australianë të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se nëse kompanitë nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat personale të klientëve të tyre, ndërhyrjet e piraterisë kibernetike, si tek kompania Optus, mund të ndodhin sërish.

Marrë nga VOA

fbi clare o’neil frank montoya jr

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës