18 Maj 2025, 14:47
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 100 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, thanë të dielën autoritetet lokale shëndetësore, ndërsa ndërmjetësit zhvilluan një raund të ri bisedimesh për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Nuk pati ndonjë koment për këto sulme nga ushtria izraelite, e cila ka zgjeruar sulmet ndaj enklavës, duke vrarë qindra njerëz që nga e enjtja, në përgatitje për një ofensivë të re tokësore për të arritur “kontroll operacional” në pjesë të Gazës.
“Kemi të paktën 100 dëshmorë që nga nata. Familje të tëra janë fshirë nga regjistri civil për shkak të bombardimeve izraelite”, tha për Reuters përmes telefonit zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Khalil Al-Deqran.
Izraeli ka bllokuar hyrjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gazë që nga fillimi i marsit për të ushtruar presion mbi Hamasin - grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - që të lirojë pengjet izraelite dhe ka miratuar plane që mund të përfshijnë marrjen nën kontroll të të gjithë Rripit të Gazës dhe ndihmave humanitare.
Hamasi thotë se do të lirojë pengjet vetëm në këmbim të një armëpushimi izraelit. Ndërmjetësit Egjipti dhe Katari, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, filluan një raund të ri bisedimesh të tërthorta për armëpushim mes dy palëve të shtunën, por burime pranë negociatave i thanë Reutersit se nuk kishte ndonjë përparim.
Sky Arabia dhe BBC raportuan gjatë natës se Hamasi kishte propozuar lirimin e rreth gjysmës së pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi dymujor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.
I kontaktuar nga Reuters, një zyrtar i Hamasit tha: “Qëndrimi i Izraelit mbetet i pandryshuar, ata duan lirimin e të burgosurve të tyre, pa u zotuar të përfundojnë luftën”.
Duke e ndërlikuar potencialisht më tej procesin e armëpushimit, raporte në mediat izraelite dhe arabe thanë se lideri i Hamasit, Mohammed Sinwar, mund të jetë vrarë. Hamasi as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi lajmin. Ministria e Mbrojtjes së Izraelit nuk pati ndonjë koment.
Në Izrael, Einav Zangauker, nëna e pengut të Hamasit, Matan Zangauker, tha se kryeministri Benjamin Netanyahu po refuzon të përfundojë luftën në këmbim të lirimit të pengjeve që kanë mbetur, për shkak të interesave të tij politike.
“Qeveria izraelite ende këmbëngul në marrëveshje të pjesshme. Ata po na torturojnë qëllimisht. Sjellni fëmijët tanë mbrapsht, të gjithë 58!”, shkroi Zangauker në platformën sociale X./ REL
gaza izrael
Bota
18 Maj 2025, 14:25
M.B
Papa Leoni XIV dhe vëllai i tij
VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të...
Bota
18 Maj 2025, 13:31
M.B
Volodymyr Zelensky dhe JD Vance
VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku t...
Bota
18 Maj 2025, 11:53
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Moska e ka përshkallëzuar fushatën e saj të sulmeve vdekjeprurëse me dronë ndaj Ukrainës, me go...
Bota
18 Maj 2025, 11:34
M.B
Unaza
VATIKAN- Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiriti...
Bota
18 Maj 2025, 11:08
M.B
Papa Leoni XIV
VATIKAN- Papa Leoni XIV ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se...
Bota
18 Maj 2025, 10:39
M.B
Vatikan
VATIKAN- Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani pasi sot në sheshin e Shën Pjetrit mijëra besimtar&...
Bota
18 Maj 2025, 10:32
M.B
John Healey dhe Boris Pistorius nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në Londër më 23 tetor 2024
GJERMANIA- Bun...
Bota
18 Maj 2025, 10:23
M.B
Kandidatët
RUMANIA- "Demokraci apo joliberalizëm", "Evropë apo izolim", "kampion i matematikës apo huligan futbolli" - tituj ...
Bota
18 Maj 2025, 09:14
M.B
Papa Leoni XIV
VATIKAN- Sot në orën 10:00 mbahet ceremonia e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa ...
Bota
18 Maj 2025, 08:20
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një anije stërvitore e Marinës Meksikane u përplas në Urën e Brooklyn në New York C...