LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ajrore të NATO-s/ Byrnes për VOA-n: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën

Në një intervistë të rrallë, ish drejtuesi i këtij misioni, Shaun Byrnes, diplomat amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, tani në pension, i tha Zërit të Amerikës se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë, me mundësi të rindezjes së incideneteve. Ai thotë se hezitimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe është real për shkak të qasjes armiqësore të Serbisë ndaj saj.

22 Mars 2024, 18:23 Nga N.F
Sulmet ajrore të NATO-s/ Byrnes për VOA-n: Shtetet e Bashkuara duhet
Shaun Byrnes

KOSOVË- Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serbe për t’i dhënë fund fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga Kosova 25 vjet më parë, ishin bërë përpjekje të shumta diplomatike për të frenuar konfliktin. Në mesin e tyre ishte edhe një mision diplomatik amerikan, i njohur si K-DOM, që po vëzhgonte situatën në Kosovë krahas vëzhguesve të OSBE-së dhe atyre evropianë dhe rusë.

Në një intervistë të rrallë, ish drejtuesi i këtij misioni, Shaun Byrnes, diplomat amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, tani në pension, i tha Zërit të Amerikës se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë, me mundësi të rindezjes së incideneteve. Ai thotë se hezitimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe është real për shkak të qasjes armiqësore të Serbisë ndaj saj.

Zëri i Amerikës: Në këtë përvjetor të 25 të ndërhyrjes së NATO-s, duke marrë parasysh të kaluarën, por edhe duke parë nga e ardhmja, si e vlerësoni situatën në Kosovë? A ishte ai vendim i duhur?

Shaun Byrnes: Ndërhyrja ishte një prej hapave. Ndoshta në atë kohë ka pasur edhe mundësi të tjera, por për atë kohë, ishte vendim i arsyeshëm. Asnjëra nga palët e angazhuara nuk donin më luftë, asnjëra palë nuk deshi ta bombardonte Serbinë, askush nuk deshi të përdorte forcë ushtarake dhe të ndërhynte në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. Ishte një zgjidhje e përkohshme, për të blerë kohë, nëse kjo do të funksionte, do të blinte kohë për arritjen e një zgjidhjeje politike… Ishte e rëndësisë kritike të ndaloheshin luftimet për t’iu mundësuar të dyja palëve një zgjidhje politike.

Zëri i Amerikës: Si e vlerësoni situatën e tanishme? Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara luhaten. Cili është vështrimi juaj se si janë zhvilluar marrëdhëniet ndër vite?

Shaun Byrnes: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri me Kosovën. Kemi miqësi të fortë dhe kemi punuar shumë për të ndihmuar Kosovën që të bëhet një vend ku mbretëron rendi e ligji dhe ekonomia e tregut të lirë. Ka pasur ngritje dhe rënie, ka pasur dëshpërim në anën tonë dhe në Prishtinë, por është bërë përparim i madh në ngritjen e standardit të jetesës, ndërtimit të infrastrukturës. Problemet që i kemi tani, me qeverinë e Albin Kurtit, siç i kuptoj unë, kanë të bëjnë me dialogun që po zhvillohet që nga viti 2013, që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe në thelb kjo përpjekje nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për mendimin tim, udhëheqësit e Serbisë nuk kanë vullnet për njohje. Andaj ajo çfarë kemi parë është një teatër. Çështja tjetër është çështja e të drejtave të popullatës së mbetur serbe në Kosovë dhe një prej çështjeve që lidhet me të është krijimi i Asociacionit të komunave serbe dhe kompetencave që do të kishte ky asociacion. Udhëheqësit e Kosovës, qoftë zoti Thaçi në kohën e tij, apo zoti Kurti tani, po ashtu edhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, të gjithë kanë rezerva serioze për të rënë dakord për themelimin e Asociacionit për shkak të mundësisë që ai të bëhej një hap drejt krijimit të një Republike Serbe të dytë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se shqetësimet e tyre kanë bazë?

Shaun Byrnes: Po, mendoj se po, duke marr parasysh sjelljen e Serbisë. Ndoshta një ditë kur në Serbi të jetë një regjim me të vërtetë demokratik dhe Serbia të shndërrohet në një vend ku mbretëron ligji, me media të lira dhe të pavarura, krijimi i Asociacionit do të jetë i mundur, por shqetësimet në Prishtinë mendoj se janë reale dhe legjitime për krijimin e Asociacionit serb. Më duket se një ide e tillë vetëm sa legjitimizon strukturat paralele të tanishme të Serbisë, që në shumicën e rasteve i kanë rezistuar integrimit të institucioneve të qeverisëse të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Ekspertë të shumtë të rajonit kanë paralajmëruar për mundësinë e rindezjes së konfliktit. Si mendoni ju, a ka gjasa të ketë rindezje të konfliktit?

Shaun Byrnes: Fatkeqësisht, nga pikëpamja ime mendoj se ka mundësi dhe më duhet t’i referohem incidentit së fundi në Banjskë si shembull. Është e qartë që (Presidenti serb) Vuçiçi po ruhet nga nacionalistët serbë të vijës së ashpër, të cilët kundërshtojnë ashpër çdo kompromis me Kosovën. Ky është problem për të dhe nuk di sa ka në dorë të ndikojë, por është e qartë, që ai druhet të ecë përpara dhe me shpejtësi. Dhe kjo hap mundësinë, që më së paku, të ketë sërish provokime.

Zëri i Amerikës: Zoti Byrnes, duke patur parasysh këto sfida, si mendoni se duhet të angazhohen Shtetet e Bashkuara me Kosovën dhe Serbinë?

Shaun Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë sinjale të qarta se mbështesim Kosovën pavarësisht ndryshimeve në dinamikat tona të brendshme politike. Ne mbesim miq dhe duhet të vazhdojmë të nxisim udhëheqësit në Kosovë që të vazhdojnë dhe të shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe të ndërtojnë një shoqëri që respekton rendin dhe ligjin. Kjo është çështja më e rëndësishme për Kosovën, që të bëhet një shtet ku mbretëron sundimi i ligjit sepse do të zgjidhte shumë probleme dhe do t’i ndihmonte drejt njohjeve të tjera.

Ndërkaq sa i përket Serbisë, mendoj se duhet të bëjmë më shumë trysni ndaj saj që të tregojë më shumë gadishmëri për kompromis në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Thënë sinqerisht, mendoj se duhet të jemi më të rreptë me Serbinë, sepse vazhdon të ketë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Serbia duhet ta kuptojë që Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, ka fituar pavarësinë e saj me forcën e armëve dhe i duhet ta pranojë këtë gjë. Ka patur një arsye reale që Kosova dhe popullata e saj vendosën të ndahen nga Serbia dhe serbët thjesht duhet ta pranojnë këtë gjë, por shumica e tyre nuk kanë vullnet ta pranojnë.

Marrë nga VOA

shaun byrnes nato kosova serbia osbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet