LIVE UPDATES
Bota

Erdogan përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Lindjen e Mesme

Javën e ardhshme Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fillon një turne në shtetet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, që dikur zoti Erdogan i akuzoi se kërkonin përmbysjen e tij. Ndërsa ekonomia turke ka nevoja të mëdha për fonde, turneu është hapi i fundit i Ankarasë në përpjekjet për të rivendosur marrëdhënie miqësore në rajon.

16 Korrik 2023, 20:21 Nga k.m.
Erdogan përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkon javën e ardhshme në shtetet arabe të Gjirit. Kjo është ndër përpjekjet e tij të fundit për të përmirësuar lidhjet në rajon pas vitesh tensionesh. Në fillim të këtij muaji, Turqia rivendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Egjiptin ndërsa vazhdon përpjekjet e afrimit me Izraelin.

Javën e ardhshme Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fillon një turne në shtetet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, që dikur zoti Erdogan i akuzoi se kërkonin përmbysjen e tij. Ndërsa ekonomia turke ka nevoja të mëdha për fonde, turneu është hapi i fundit i Ankarasë në përpjekjet për të rivendosur marrëdhënie miqësore në rajon.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Soli Ozel, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit.

“Vizita e parë e ministrit të ri të ekonomisë, Mehmet Simsek, ishte në vendet e Gjirit. Turqia ka nevojë të madhe për investime të reja në ekonominë e saj. Ka zëra për një marrëveshje investimimi prej 25 miliardë dollarësh”.

Dikur Stambolli ishte qendër e stacioneve televizive satelitore që kundërshtonin regjimet në shtetet e Gjirit dhe në Egjipt, por tani shumica e tyre janë zhdukur. Këtë muaj Turqia njoftoi rivendosjen e marrëdhëdhieve të plota dimplomatike me Egjiptin.

Marrëdhëniet u ngrinë pasi ushtria egjiptiane largoi aleatin e zotit Erdogan, Mohamed Morsi, dhe e zëvendësoi atë me Presidentin aktual Abdel Fattah el Sisi.

Zoti Sisi nuk gëzon popullaritet në mesin mbështetësve fetarë të Presidentit Erdogan. Disa analistë thonë se udhëheqësit turk iu desh të priste përfundimin e zgjedhjeve presidenciale për të shtuar përpjekjet e afrimit me Egjiptin.

“Përparësia e Erdoganit në politikën e jashtme është që ta vazhdojë këtë qasje për të cilën ka punuar për një kohë të gjatë. Është punuar në shumë aspekte të rivendosjes së marrëdhënieve miqësore. Tani ka mbetur të zbatohet pjesa zyrtare dhe vizuale e këtij afrimi në formën e vizitave, ndoshta Sisi viziton Ankaranë ose Erdogani viziton Kajron”, thotë për Zërin e Amerikës Jalel Harchaoui, me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studimet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sipas njoftimeve të mediave turke, zoti Sisi mund ta vizitojë Turqinë këtë muaj.

Forcimi i lidhjeve të Turqisë me Egjiptin dhe Lindjen e Mesme më gjerë, po ndihmon gjithashtu në përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. Presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Ankaranë vitin e kaluar.

“Filloi me Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Arabinë Saudite dhe tani me Egjiptin dhe gjithashtu me Sirinë. Është një përpjekje rajonale e Turqisë për të normalizuar marrëdhëniet, çka duket se i jep Ankarasë më shumë besueshmëri dhe ndoshta më shumë qëndrueshmëri”, thotë për Zërin e Amerikës Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv. Presidenti Erdogan pothuajse ka qënë i heshtur lidhur me sulmet e fundit izraelite ndaj militantëve palestinezë në Bregun Perëndimor, një qëndrim për të cilin disa analistë mendojnë se sinjalizon një vizitë të mundshme në Turqi nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu./VOA

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!