Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Merchan ka dënuar me burg të besuarin e ngushtë të Trump, Allen Weisselberg, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit kriminal të ish-këshilltarit Steve Bannon.
SHBA- Kur Donald Trump u fut në sallën e gjyqit të Gjykatës së Manhatanit, u përball me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur për ish-presidentin. Çështjen e Trump do e gjykojë Juan Manuel Merchan. Merchan ka dënuar me burg të besuarin e ngushtë të Trump, Allen Weisselberg, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit të ish-këshilltarit Steve Bannon. Por akuza historike e Trump do të jetë ndoshta çështja më e lartë deri më sot e Merchan. Merchan është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar i ashpër, por gjithashtu i drejtë, pavarësisht se kush është para tij.
Merchan mori çështjen e Trump për shkak të një rotacioni në të cilin gjyqtarët caktohen për të mbikëqyrur juritë e mëdha dhe çdo rast që del prej tyre. Sot Trump sulmoi gjyqtarin dhe familjen e tij duke pretenduar se ata e njohin personalisht dhe e urrejnë atë dhe duke pretenduar se gjyqi nuk do të ishte i drejtë për të.
Merchan gjithashtu trajton shpesh çështje financiare. I lindur në Kolumbi, Merchan emigroi në moshën 6-vjeçare dhe u rrit në New York City. Ai është anëtari i parë i familjes së tij që shkoi në kolegj dhe ndërkohë që vazhdonte shkollën juridike, punonte për të siguruar të ardhurat.
Merchan filloi karrierën e tij ligjore në 1994 si ndihmës avokat qarku në seksionin e gjykimit në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Manhattan. Ai ishte prokuror i Manhatanit dhe punoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit përpara se kryetari i atëhershëm Michael Bloomberg ta emëronte atë si gjyqtar në vitin 2006. Tre vjet më vonë, Merchan u caktua gjyqtar në Gjykatën e Lartë të New York-ut. Merchan, vlerësohet gjithashtu nga kolegët e tij se ka ndihmuar në krijimin e Gjykatës së Shëndetit Mendor të Manhatanit, të cilën ai shpesh e kryeson dhe ku ai ka fituar një reputacion për vendimet e lehta që u japin të pandehurve shanse të dyta.
Për çfarë akuzohet Trump?
Donald Trump doli para Gjykatës sot për manipulim pagesash. Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’./Dosja.al
Foto ilustruese GREQI- Policia është në kërkim të gjurmëve të reperit të njohur dhe partneres s&eum...
Rack GREQI- Personi që shihni në foto është reperi grek, i quajtur Rack, i cili dyshohet se ka përdhunuar një 19-vje&cc...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Trump pritet t'i marr...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ai ësht&e...
Layla Silvernail SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se tre adoleshentë...
Donald Trump SHBA- Donald Trump sapo është larguar nga Trump Tower dhe po shkon drejt ndërtesës së gjykatës në Lower Man...
Gisele Bundchen dhe Tom Brady SHBA- Historia e dashurisë së aktorëve hollivudian, Toma Brady dhe Gisele Bundchen ka qenë së fundm...
Protestat SHBA- Qindra njerëz u mblodhën në Lower Manhattan të martën për protesta gjatë gjykimit historik të ...
Marjorie Taylor Greene SHBA- Kush është gruaja që udhëheq tubimin pro-Trump jashtë gjykatës së Nju Jorkut? Marjorie Tayl...
Mettallica SHBA- Fondacioni 'All ëithin My Hands' i Metallica do të dhurojë 150,000 dollarë ndihmë financiare p&eu...