LIVE UPDATES
Bota

Emetimet e CO2: Gjermania duhet të trefishojë reduktimet

Gjermania dëshiron të bëhet neutrale ndaj klimës deri në vitin 2045, por mënyra për të arritur atje është politikisht e diskutueshme. OECD po kërkon shpejtësi.

11 Maj 2023, 08:28 Nga A.B

Emetimet e CO2: Gjermania duhet të trefishojë reduktimet

Vështirë se ndonjë gjë tjetër është aktualisht aq e diskutueshme në Gjermani sa projektligji për ngrohjen me pajisje të përshtatshme për ruajtjen e klimës. Ligji i Energjisë së Ndërtimit i ministrit të Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck, përcakton që nga viti 2024 çdo sistem i ri për ngrohje duhet të funksionojë me 65 për qind energji të rinovueshme. Ndërsa sistemet e ngrohjes me gaz ose vaj nuk duhet të instalohen më fare.

Kreu i partisë CDU, Friedrich Merz, në opozitë e kritikon projektligjin si "politikë klimatike me levë", madje ka edhe një mosmarrëveshje mes partive qeverisëse SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Ndërsa Habeck flet për një "një moment historik në politikën gjermane të klimës", në konferencën e partisë liberale u tha së fundmi se projektligji është "një shembull i politikës së gabuar të ekologjistëve në sektorin e klimës dhe energjisë".

Kundërshtimet e mëdha tek popullata

Kreu i SPD, Lars Klingbeil, paralajmëron se diskutimi për fundin e ngrohjes me naftë dhe gaz ka shkaktuar pasiguri masive në mesin e popullatës. Socialdemokratët kryesorë tashmë po bëjnë thirrje që ligji të shtyhet deri në vitin 2027.

Habeck u përgjigjet kritikëve se Gjermania ka qenë shumë e ngadaltë në mbrojtjen e klimës vitet e fundit dhe tani duhet urgjentisht të bëjë ndryshime. "Kjo është arsyeja pse në fakt ne jemi të detyruar të punojmë me vendosmëri, ose duhet të themi se nuk po i arrijmë qëllimet”.

Shpejtësia më e madhe

Në këtë situatë, Habeck merr mbështetje nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Për t'u bërë neutral ndaj klimës deri në vitin 2045, ritmi i reduktimit të emetimit të CO2 duhet të trefishohet, thuhet në dy raporte që Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Mathias Cormann ia dorëzoi Ministrit Federal për Çështjet Ekonomike dhe Ministres Federale për Mjedisin, Steffi Lemke të hënën (08 maj). OECD analizon vazhdimisht zhvillimin politik, ekonomik dhe social të 38 shteteve të saj anëtare.

Ende po digjet shumë qymyr

Raportet e fundit dëshmojnë për "përparimin e jashtëzakonshëm" të Gjermanisë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. Që nga viti 1990, emetimet e CO2 kanë rënë me 39 për qind. Pavarësisht kësaj, emetimet për frymë janë ende ndër më të lartat në zonën e OECD. Kjo është kryesisht për shkak të peshës së lartë të industrisë dhe kontributit të madh të lëndëve djegëse fosile, veçanërisht qymyrit, në prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes. "Në thelb, të dy raportet e OECD tregojnë se sa larg jemi nga arritja e objektivave tona", pranoi ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.

Në analizën e saj, OECD mirëpret planin e qeverisë federale për të reduktuar emetimet në sektorin e ndërtimit me 42 për qind deri në vitin 2030. Por në të njëjtën kohë ka dyshime nëse kjo mund të funksionojë vetëm me zëvendësimin e sistemeve për ngrohje. "Sfidat kryesore janë godinat e vjetra dhe shkalla e ulët vjetore e rinovimit”, thuhet në raport. Më shumë se tre të katërtat e të gjitha shtëpive janë ndërtuar para vitit 1979 dhe kanë një bilanc të dobët energjetik.

Kostot e çlirimit të CO2

Ndërtesat me izolim të dobët shpenzojnë shumë energji. Sipas OECD-së, për të përshpejtuar rinovimin e ndërtesave, duhet të vendosen stimuj financiarë në formën e një çmimi uniform të CO2. Por kjo është pikërisht ajo që Gjermania nuk dëshiron. "Nëse rrisni ndjeshëm çmimin e CO2, duhet të ketë një ekuilibër social, duhet të jetë i shpejtë rinovimi dhe joburokratik. Ne nuk e kemi ende atë instrument në Gjermani," paralajmëron ministri Habeck.

Megjithatë, vendimi për të mos shtrenjtuar emetimet ka të bëjë edhe me industrinë e energjisë. Mbajtja e prodhuesve të çelikut, qelqit, letrës dhe kimikateve bazë në Gjermani është e rëndësishme. "Ne kemi mësuar se të kesh kapacitetet e tua në fund të fundit garanton sigurinë e një ekonomie," thotë Habeck.

Rasti i Deutsche Bahn

Megjithatë, çmimi i CO2 nuk është pika e vetme në të cilën pikëpamjet e OECD-së dhe qeverisë gjermane dallojnë. Ka dallime edhe kur bëhet fjalë për transportin. Ky sektor është emetuesi i dytë më i madh i gazrave serrë pas prodhimit të energjisë elektrike.

Trafiku rrugor është pothuajse ekskluzivisht përgjegjës për këtë. Vetëm nëntë për qind e trafikut të pasagjerëve dhe 19 për qind e trafikut të mallrave në Gjermani bëhen me hekurudha. OECD gjykon se kjo është edhe për faktin se cilësia e transportit hekurudhor është përkeqësuar gjatë dhjetë viteve të fundit. "Kënaqësia e klientëve është nën mesataren e BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për saktësinë e trenave, disponueshmërinë e WiFi në trena dhe kushte të tjera."

Makinat

60 miliardë euro do të duhej të viheshin në dispozicion deri në vitin 2029 për të tejkaluar prapambetjen e tanishme dhe për të përmirësuar infrastrukturën hekurudhore. Para të cilat mund të mblidhen duke eliminuar subvencionet që dëmtojnë klimën në sektorin e transportit. OECD kritikon se stimujt tatimorë shpesh çojnë në drejtim të gabuar. Shembuj të kësaj janë privilegjiet e përdorimit të makinave të kompanisë, kompensimi për udhëtarët dhe subvencionimi i karburanteve.

Për çdo kilometër të kaluar midis shtëpisë dhe punës, mund të kërkohen 30 cent në deklaratën tatimore. Nga një distancë prej 21 kilometrash mund të kërkohen 38 cent. Kjo ofron stimuj për të udhëtuar më shumë me makina.

Rritja e vazhdueshme e trafikut rrugor

Pajisja me një makinë kompanie që mund të përdoret edhe privatisht është një bonus me të cilin në Gjermani reklamohen shumë punëdhënës. 60 për qind e të gjitha regjistrimeve të makinave të reja janë makina të kompanive. Punonjësit duhet të paguajnë taksë vetëm për një për qind të çmimit të automjetit me pagën e tyre.

Punëdhënësi zakonisht paguan tarifën e regjistrimit dhe kostot vjetore të sigurimit, si dhe karburantet dhe kostot e tjera të funksionimit. Në raportin ekonomik të OECD-së thuhet: "Siç pritet, pothuajse dy herë më shumë makina të kompanisë përdoren (në Gjermani) sesa automjete private". "Ky trajtim tatimor duhet të hiqet sikur edhe subvencionet e tjera të karburanteve fosile”, thuhet në raport.

FDP mbron privilegjin e makinës së kompanisë

Një kërkesë që ministri Robert Habeck do të ishte shumë i lumtur ta përmbushte. Por FDP është kundër dhe tashmë ka marrë premtimin në koalicion se do të ruhet privilegji i makinës së kompanisë. "Pavarësisht dëshirës për të reduktuar subvencionet e dëmshme për mjedisin, ne duhet të pajtohemi me marrëveshjen e koalicionit," thotë Habeck. Në këmbim, ai pret që FDP t'i përmbahet marrëveshjes për miratimin e ligjit për energjinë e ndërtesave përpara përfundimit të kësaj periudhe legjislative./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës