23 Shkurt 2025, 22:49
Nga M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump foli të shtunën në një konferencë e konservatorëve amerikanë duke u krenuar me arritjet e tij gjatë muajit të parë të presidencës, një periudhë e shoqëruar nga shkurtime të thella në qeverinë federale dhe polemika me aleatët.
Në fjalimin para Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC) në periferi të Uashingtonit, zoti Trump promovoi arritjet e tij që kur erdhi në detyrë më 20 janar dhe kritikoi kundërshtarët e tij politikë, përfshirë ish-presidentin Joe Biden, duke u përshendetur me ovacione nga turma.
Një anketë joformale e të pranishmëve gjatë konferencës, tregoi mbështetje të vazhdueshme për zotin Trump ndërsa ai sugjeron dëshirën për të kandiduar për një mandat të tretë në vitin 2028, gjë që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutën e amerikane.
Amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë se "asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë".
Në një aktivitet tjetër të enjten, zoti Trump bëri shaka me audiencën: "A duhet të kandidoj përsëri? Ju më thoni." Në muajin e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump është përfshirë në një sërë polemikash. Ai tronditi Uashingtonin duke vendosur miliarderin Elon Musk në krye të një përpjekjeje për të tkurrur burokracinë federale me shkurtime të personelit në shumë agjenci federale.
“Elon po bën një punë të shkëlqyer”, tha zoti Trump të shtunën. "Ne e duam Elonin, apo jo?"
Musk u tha të shtunën punonjësve federalë që t’i dërgonin email Zyrës së Menaxhimit të Personelit të qeverisë federale, ku të detajonin se çfarë kishin arritur javën e fundit ose përndryshe do të përballeshin me pushim nga puna.
Në një postim në mediat sociale më herët të shtunën, Presidenti Trump tha se zoti Musk mund të bëjë më shumë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri.
"Elon është duke bërë një punë të shkëlqyer, por unë do të doja ta shihja atë të bëhet më agresiv. Mos harroni, ne kemi një vend për të shpëtuar," tha ai.
Presidenti Trump ka vendosur tarifa për shumë aleatë dhe ka zemëruar evropianët duke këmbëngulur që ata të paguajnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët të NATO-s dhe duke ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë./ VOA
donald trump
Bota
23 Shkurt 2025, 22:37
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Ki...
Bota
23 Shkurt 2025, 22:26
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme, ka thënë se nuk do të marrë p...
Bota
23 Shkurt 2025, 22:18
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Fituesi i zgjedhjeve gjermane, lideri i CDU-së Friedrich Merz, në një debat televiziv, theksoi se prioriteti ...
Bota
23 Shkurt 2025, 22:07
M.B
Një votues
GJERMANIA- Zgjedhjet parlamentare në Gjermani përkuan këtë vit me sezonin e karnavaleve, një periud...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:45
M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Zyra e Vatikanit ka njoftuar se gjendja e Papa Françeskut vazhdon të mbetet kritike. Sipas njoftimit Papa&n...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:36
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re. Kjo është pje...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:34
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë gjermane, Friedrich Merz deklaroi fitoren në...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:27
M.B
Robert Habeck
GJERMANI- Kandidati i Të Gjelbërve në zgjedhjet në Gjermani, Robert Habeck, është shprehur i gatshëm p&eum...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:18
M.B
Alice Weidel
GJERMANI- Liderja e Alternativës për Gjermaninë, Alice Weidel i është drejtuar mbështetësve të pa...
Bota
23 Shkurt 2025, 21:12
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, d&e...