LIVE UPDATES
Bota

Çekia në ethet e arit të bardhë, litiumit: Zbulimi i rezervave më të mëdha në Evropë

Në malet xeherore të Çekisë ka depozita të mëdha litiumi. Qeveria shpreson se "ari i bardhë" do të çojë përpara ekonominë e Republikës Çeke dhe do të zhvillojë rajonin e Usti. Por jo të gjithë janë entuziastë.

15 Shtator 2023, 08:39 Nga A.B

Çekia në ethet e arit të bardhë, litiumit: Zbulimi i

Qyteti Cinovec në kufirin  gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës,  mendohet të jenë 3 deri pesë përqind e rezervave botërore me litium. Metali i lehtë ka fituar shumë rëndësivitet e fundit. Kjo për shkak se litiumi përdoret, ndër të tjera, në prodhimin e baterive, pa të cilat është e pamundur të përfytyrohet transformimi  energjetik dhe lëvizshmëria me elektricitet. Çmimet për litiumin janë aq të larta saqë tani edhe Çekisë do t’i leverdiste të hapte miniera.  

Sipas një studimi të  Dhomës Çeke të Tregtisë, Republika Çeke i ka shteruar të gjitha burimet e rritjes ekonomike. Prandaj vitet e ardhshme vendi kërcënohet nga një stanjacion ekonomik. Minierat e litiumit mund t'i japin ekonomisë çeke një nxitje të re, shpreson kryeministri Petr Fiala. Kur paraqiti vizionin e tij për zhvillimin e Republikës Çeke në tridhjetë vitet e ardhshme, në fillim të shtatorit 2023, ai renditi gjashtë fusha në të cilat Republika Çeke duhet të bëjë investime strategjike, ndër to, edhe nxjerrjen dhe përpunimin e litiumit.

"Litiumi është një lëndë e parë kyçe për lëvizshmërinë elektrike, veçanërisht për prodhimin e baterive. Kjo është arsyeja se pse po punojmë për të hapur minierat sa më parë, mundësisht qysh në vitin 2026," tha Fiala.

Litium për 1 milion makina elektrike

Fshati Cinovec ndodhet në mes të një rajoni minerar. Eksplorimet  e para të bëra në vitet 2010 kanë  treguar se rajoni përmban nivele të konsiderueshme  litiumi. Pjesa më e madhe është në Çeki, por një sasi e vogël ndodhet edhe në Zinnwald të Gjermanisë. Republika Çeke ka nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi me Saksoninë për nxjerrjen e Litiumit. Nga ana çeke, minierat e litiumit do të operojnë nga Kompania Energjetike e Çekisë (CEZ) që kontrollohet nga shteti.

Llogaritet që në Cinovec të prodhohen 2,25 milionë tonë mineral në vit, gjë që do të mundësonte prodhimin e pothuajse 30 000 tonësh  hidroksid litiumi. Sipas vlerësimeve aktuale, sasia e xeherorit të nxjerrë duhet të jetë e mjaftueshme për të prodhuar pothuajse një milion bateri makinash në vit.

Republika Çeke planifikon t’i prodhonte vetë bateritë, në një gigafactory . "Ne mund të mbulojmë të gjithë zinxhirin nga miniera, përpunimi, prodhimi i baterive, prodhimi i çipeve deri në prodhimin përfundimtar të makinave," tha Fiala. Ai shpreson se minierat e litiumit mund të bëhet një motor ekonomik për rajonin.

Rajoni litiumi dhe jo më rajon qymyri?

Rajoni Ústí është një nga më të varfrit në Republikën Çeke. Deri në vitet 1990 të ardhurat kryesore rajoni i merrte nga linjiti. Por fundi i prodhimit të energjive fosile ka lënë probleme të mëdha strukturore dhe plagë në peizazhe, më shumë se 100 vendbanime gllabëruan atëherë nga gërmuesit.

Është llogaritur se periudha 25-vjeçare e litiumit do të hapte punë për mijëra minatorë. Plani për të ndërtuar një gigafactory për prodhimin e baterive të makinave elektrike do të sillte gjithashtu vende pune dhe të ardhura në rajon. CEZ është optimist se minierat mund të fillojnë nga puna në katër vjetët e ardhshëm.

Rajoni Usti do t’i përkrahë investimet në miniera, vetëm nëse ato janë sa më miqësore ndaj mjedisit. "E shoh mundësinë e minierave të litiumit si një mundësi," thotë Jan Schiller, administrator i qarkut të rajonit dhe anëtar i partisë opozitare ANO. "Por shumëçka varet nga kushtet kornizë që negociohen. Kemi ende kujtime të gjalla të pasojave negative të minierave të qymyrgurit në rajon. Çdo dëmtim dhe përkeqësim i kushteve të jetesës duhet të kompensohet në masën e duhur," i tha DW administratori i qarkut.

Perspektiva të reja apo miniera përsëri?

Rajoni Usti merr para nga BE nga Fondi i Vetëm i Tranzicionit për të financuar ndërprerjen e minierave të qymyrit dhe për të ndryshuar strukturën e ekonomisë lokale. Një pjesë e këtyre parave do të përdoret tani për të zhvilluar më tej projektin e litiumit. Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se pas rënies së prodhimit të minierave të linjitit, rajoni i Ustit nuk dëshiron të kalojë thjesht te minierat e radhës. Në vend të kësaj, ata rekomandojnë investimin e parave në arsim dhe një ristrukturim të përgjithshëm të ekonomisë së rajonit.

Michal Kolecko, profesor në Universitetin Jan Evangelista Purkyne në Ústí nad Labem, është një kundërshtar i hapur i minierave të litiumit. "Nuk mendoj se litiumi është rruga e duhur. Nëse duam të ndryshojmë rajonin dhe t'i japim atij një të ardhme të re, duhet të zgjedhim një ndryshim thelbësor. Ne duhet të përqendrohemi në fushat që kanë potencial dhe jo vetëm t'i japim rajonit një të ardhme ekonomike, por edhe të ndryshojmë përbërjen sociale dhe nivelin arsimor të popullsisë," tha Kolecko për DW.

Frikë nga pasojat mjedisore

Ashtu si me çdo nxjerrje të lëndëve të para jo të ripërtëritshme, minierat e litiumit kanë gjithashtu një ndikim në mjedis. Në Amerikën e Jugut, ku në të ashtuquajturin "trekëndësh litiumi" midis Bolivisë, Kilit dhe Argjentinës ndodhen rreth 70 për qind e rezervave të litiumit në botë, ka rënë ndjeshëm niveli i ujërave nëntokësore për shkak të shëllirave të litiumit. Në  disa raste të pakujdesisë së kompanive minerare janë kontaminuar edhe ajri, uji dhe toka. Në Cinovec, litiumi do të nxirrej nga shkëmbi. Kjo metodë e nxjerrjes kërkon shumë ujë - dhe është shumë më e shtrenjtë se me shëllirë.

Sipas kompanisë energjitike CEZ, procesi i miratimit për minierat e litiumit do të nisë në fund të vitit 2023. Megjithatë, kompania duket të ketë pak dyshime rreth përfundimit të procedimeve: ajo ka blerë tashmë një parcelë toke për një fabrikë përpunimi litiumi, për një miliard koruna çeke - rreth 40,8 milionë euro./DW

çeki

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete