LIVE UPDATES
Bota

Edhe Evropa Lindore ka nevojë për fuqi punëtore

Përkundër intolerancës ndaj emigrantëve, që dëgjohet në radhë të parë nga politikanët e Evropës Qendrore dhe Lindore, as Evropa Lindore nuk mund të funksionojë pa punëtorë të huaj.

20 Korrik 2023, 20:47 Nga a.l
Edhe Evropa Lindore ka nevojë për fuqi punëtore
Foto ilustruese

“Tre vjet më parë, nuk mund ta imagjinoja se do të isha ulur këtu në Varshavë duke pirë birrë polake,” na thotë Shourya Singh, një konsulent për menaxhimin e rrezikut në Ernst & Young, me qendër në kryeqytetin polak. Singh ka lindur në Varanasi në Indinë verilindore.

Ai na tregon sesi e gjetën gjuetarët e talenteve përmes portalit LinkedIn. Ai më parë ka punuar për bankën holandeze ING.

Abraham Ingo mund të thotë të njëjtën gjë, ai është 20 vjeç dhe ka lindur në Namibi. Tani ai punon për një bankë të madhe në Varshavë dhe është i kënaqur: “Përvoja ime e punës këtu është e jashtëzakonshme. Kompania ku unë punoj ka një kulturë të jashtëzakonshme pune, bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe menaxhim të shkëlqyer. Kjo përvojë në Poloni më ndihmon zhvillimin tim dhe në planin afatgjatë do të më përfitojë kur të kthehem në Namibi”.

Përkundër intolerancës ndaj emigrantëve, që dëgjohet në radhë të parë nga politikanët e Evropës Qendrore dhe Lindore, as Evropa Lindore nuk mund të funksionojë pa punëtorë të huaj. Në njëzet vitet e fundit pas anëtarësimit në BE këto vende kanë shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik. Ndaj ato kanë të njëjtat probleme sikur edhe vendet perëndimore me mungesën e punëtorëve dhe probleme të tjera – një popullsi gjithnjë e më e plakur dhe rënia e popullsisë në moshë pune. Me fjalë të tjera, vetëm të ardhurit mund t’i ndihmojnë, jo vetëm ekspertë financiarë, por edhe ekspertë të industrisë, mjekësisë, sektorit të transportit dhe teknologjisë së informacionit.

Dikush duhet të sigurojë paratë e pensioneve

Demografia nuk mund të mashtrohet: Shërbimi Evropian i Punësimit (EURES) bën të ditur se në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) nga viti 2010 deri në 2021, do të ketë një ulje të numrit të popullsisë. Përveç kësaj, nga këto vende po largohen ekspertët, kështu që llogaritet se deri në vitin 2050 në këto vende do të ketë 30% më pak njerëz në moshë pune. Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më shumë të moshuar. Pavarësisht se çfarë është dëgjuar nga partia në pushtet në Poloni, Zyra e Mirëqenies Sociale (ZUS) vlerëson se Polonisë i nevojiten 200 mijë deri në 400 mijë punëtorë të huaj në vit për të ruajtur balancin mes të aftëve për punë dhe pjesës së popullsisë që varet nga mirëqenia – kryesisht pensionistët.

“Kësaj duhet shtuar tranzicioni në digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm,” paralajmëron Nadia Kurtieva nga Organizata Leviathan në Poloni. “Dhe këto tranzicione po ndryshojnë gjithashtu tregun e punës, duke krijuar vende të reja pune dhe duke ndikuar në aftësitë e kërkuara në kompani. Që tani ka një mungesë të konsiderueshme të bashkëpunëtorëve me njohuritë e nevojshme.”

Disa nga këto vende evropiane po përballen edhe me largimin e ekspertëve të tyre. Sipas Bankës Botërore, vendi më i suksesshëm është Sllovenia, ku është rritur numri i ekspertëve të punësuar në vitin 2021 me 4.568 persona. Në fund të renditjes është Rumania, e cila regjistron largimin e 12.724 profesionistëve të arsimuar në vit.

Shifrat kanë ndryshuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, sepse vetëm në Poloni kanë ardhur rreth një milion refugjatë nga Ukraina.

Ky është një problem për vendet e BE-së në lindje, sepse këto vende akoma nuk e kanë arritur nivelin e duhur të zhvillimit ekonomik – e nuk është zhvilluar as kultura e mirëpritjes së punëtorëve të huaj. Kështu, në Rumani vetëm rreth 1.1% e të punësuarve janë të huaj. Por qeveria rumune tashmë ka vendosur të rrisë numrin e vizave të punës dhe qëndrimit në 100.000 në vitin 2021 dhe po përgatitet të lëshojë të njëjtin numër vizash edhe këtë vit.

Më së shumti të mirëpritur në këtë vend janë punëtorët e kualifikuar nga Bangladeshi për punë në industrinë e bujqësisë, ndërtimit dhe shërbimeve.

Hungaria është ndër vendet më të zhurmshme kundër migrantëve nga vendet jashtë BE-së, dhe atje vërtet ka vetëm 85.000 të huaj nga gjithësej rreth 4.7 milionë të punësuar. Por pavarësisht se çfarë dëgjohet nga kryeministri Orban, ministri i Zhvillimit Ekonomik Marton Nagy thotë se Hungaria do të ketë nevojë urgjente për të paktën gjysmë milioni punëtorë të rinj nga vende të tjera. Politika akoma nuk i ka krijuar parakushtet e duhura për leje pune, por që tani ka pohime se ky vend shpreson të sjellë të paktën 3000 qytetarë të Filipineve për të plotësuar vendet e zvrazëta të punës.

Kërkesat e Polonisë

Ambasada e Polonisë në Manila është jashtëzakonisht aktive. Zëvendëskonsulli Tomasz Danel thotë se punëtorët filipinas në një gamë të gjerë profesionesh janë të kërkuar: ndërtues, saldues, instalues, shoferë… “Polonia po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e filipinasve si një vend për të punuar, dhe çdo vit vijnë gjithnjë e më shumë prej tyre,” krenohet Danel. Kjo tashmë është e dukshme në Poloni: sipas studimeve të atjeshme të Institutit Ekonomik, çdo e katërta kompani ka punonjës të huaj.

Kjo është veçanërisht e dukshme në rafinerinë Orlen pranë Plock, ku punojnë 6.000 punonjës, kryesisht nga Turqia, India, Pakistani, Koreja dhe Filipinet. Ata premtuan se do të ndërtonin edhe një hapësirë ​​për rekreacion, madje edhe një fushë kriketi për të krijuar kushte sa më të mira për punonjësit e huaj. Nëse nuk krijohen kushtet e favorshme, ata do të shkojnë diku tjetër…

Në Republikën Çeke fqinje, 15 për qind e popullsisë në moshë pune është me origjinë nga ndonjë vend tjetër –  më pak se gjysma prej tyre nga vendet e tjera të BE-së. Ne kemi nevojë edhe për më shumë, thonë ekspertët. Jan Rafaj, kryetar i sindikatës çeke të punëtorëve industrialë, thotë se çdo vit kompanitë në Çeki humbasin 30 mijë deri në 50 mijë punëtorë, sepse ata dalin në pension. “Tregu i brendshëm i punës nuk mund të kompensojë këtë humje, ndaj kërkohen punëtorë të huaj”, thotë ai për DW.

Por në shumë prej këtyre vendeve problem është edhe integrimi i të huajve në shoqërinë vendase. Vështirë se dikush në Filipine ka studiuar polonisht, çekisht apo hungarisht në shkollë. Një indian që pi birrë polake në Varshavë na thotë: “Nuk shoh shumë mangësi profesionale, përveç kur bëhet fjalë për gjuhën. Dhe sigurisht, këtu ndihmon Google Translate”, thotë ai duke qeshur./DW 

shourya singh

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës