Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kremlini ka deklaruar se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin
RUSIA- Pas atentatit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar edhe Rusia. Kremlini ka deklaruar se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin.
“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale. Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot. Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump është qëlluar me armë zjarri teksa po fliste në një tubim në Pensilvani, ditën e djeshme rreth orës 18:13. Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i vijnë në ndihmë. Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa shtrëngonte grushtin.
Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij. Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal. Ndërkohë FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin. Trump konfirmoi në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të mediave sociale, se autori i sulmit u vra, ashtu si edhe një pjesëmarrës në tubim.
Dy persona të tjerë janë plagosur, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret. Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e zbatimit të ligjit për punën e tyre. Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha dje se "të gjithë duhet ta dënojnë" atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij.
Tiffany Ariana Trump dhe Donald Trump SHBA- Vjaza tjetër e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Tiffany Ariana Trump, ka reaguar në...
JOHN F. KENNEDY SHBA- Përpara atentatit të së shtunës ndaj ish presidentit Donald Trump, ka pasur raste të shumta të ...
Donald Trump SHBA- Poliktikani amerikan Scott Walker ka publikuar në platformën "X", foto nga momenti i atentatit ndaj ish-presidentit Donal...
Njerëz në mitingun e Trump SHBA- Një video dramatike e filmuar në mitingun e ish-presidentit Trump në Pensilvani të shtu...
Autori SHBA- Autoritetet amerikane kanë identifikuar personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit ...
Donald Trump dhe Thomas Mathew SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensil...
Donald Trump SHBA- Kanë vijuar ragimet nga liderët botërorë pas atentatit ku mbeti i plagosur ish-presidenti amerikan Donald Trump...
Foto ilustruese PRESHEVA- Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të bizn...
Donald Trump dhe Ivanka Trump SHBA- Vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump, ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur babai i saj....
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ndërpreu angjazhimet e fundjavës dhe fushatën elektorale, duke u rikthye...