LIVE UPDATES
Bota

Sulme me dronë ndaj objekteve energjitike në Odesa, 1.5 milionë njerëz në errësirë

Që nga muaji tetor, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke kryer sulme të shumta me raketa dhe dronë. Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, tha se energjia elektrike do të rikthehet “në ditët në vijim”, ndërsa restaurimi i plotë i rrjetit mund të zgjasë dy deri në tre muaj.

11 Dhjetor 2022, 17:33 Nga DOSJA
Sulme me dronë ndaj objekteve energjitike në Odesa, 1.5 milionë
Odesa

UKRAINË- Në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra. Kievi njoftoi se ushtria ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melitopol, në juglindje të vendit, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Nga ana tjetër 1.5 milionë banorë në Odesa kanë mbetur pa energji elektrike, pasi forcat ruse goditën me dronë iranianë dy objekteve energjitike.

Ushtria Ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melitopol, në juglindje të vendit, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Moska tha se si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën 10 të tjerë. Por autoritetet ukrainase thonë se janë vrarë me dhjetra pushtues sikurse u shprehën ata, duke iu referuar numrit të ushtarëve rusë të vrarë. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionet e dhëna nga të dyja palët.

Ndërkohë si pasojë e një sulmi me dronë iranian ndaj dy objekteve që furnizojnë me energji qytetin port të Odesës, 1.5 milionë njerëz kanë mbetur në errësirë. Që nga muaji tetor, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke kryer sulme të shumta me raketa dhe dronë. Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, tha se energjia elektrike do të rikthehet “në ditët në vijim”, ndërsa restaurimi i plotë i rrjetit mund të zgjasë dy deri në tre muaj.

Kievi thotë se Rusia ka lëshuar qindra dronë “Shahed-136” të prodhuar nga Irani ndaj disa objekte energjitike në Ukrainë, duke i cilësuar sulmet krime lufte për shkak të efektit të tyre shkatërrues në jetën civile. Moska thotë se sulmet e saj janë legjitime dhe se ato nuk kanë si objektiv popullatën civile. Në një njoftim në Facebook, forcat e armatosura të Ukrainës bënë të ditur se 15 dronë ishin lëshuar nga trupat ruse në drejtim të Odesës dhe Mykolaivit, por sipas tyre 10 dronë ishin rrëzuar.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të shtunën se gjasat janë që mbështetja ushtarake e Iranit për Rusinë të rritet në muajt e ardhshëm, falë dërgesave të mundshme në raketa balistike. Ndërkohë sipas një blogeri nacionalist rus që vizitoi zonën e konfliktit disa oficerë rusë që luftojnë në Ukrainë janë shprehur të pakënaqur me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu si dhe presidentin Vladimir Putin, për shkak të përparimit të dobët në fushën e betejës.

Komentet u bënë nga Igor Girkin, një nacionalist dhe ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë që ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014 si dhe u përfshi në organizimin e milicisë pro-ruse në Ukrainën lindore. Në Rusi, kritika e drejtpërdrejtë publike ndaj Putinit janë të rralla, megjithatë blogerët nacionalistë kanë qenë të hapur lidhur me zhvillimet e në luftës, veçanërisht humbjet e mëdha që ka pësuar Moska në rajonin e Kharkivit, në muajin shtator.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend