LIVE UPDATES
Bota

DW: Partitë unioniste kritike ndaj një ndalimi të AfD-së

Një letër për këtë qëllim i është dërguar gjykatës administrative kompetente në Këln, konfirmoi zëdhënës i kryetares së partisë Alice Weidel. Si të kundërligjshme AfD-ja mendon se janë si kategorizimi nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si një parti ekstremiste e djathtë e konfirmuar, ashtu edhe shpallja e këtij kategorizimi.

5 Maj 2025, 19:25 Nga E. D
DW: Partitë unioniste kritike ndaj një ndalimi të AfD-së
foto ilustruese

GJERMANI- Si duhet ta trajtojnë partitë e tjera gjermaneAfD-në? Kjo çështje ka qenë objekt debati të ashpër që kur kjo parti u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës (shërbimi informativ i brendshëm i Gjermanisë). AfD ka paraqitur një ankesë kundër kategorizimit. Një letër për këtë qëllim i është dërguar gjykatës administrative kompetente në Këln, konfirmoi zëdhënës i kryetares së partisë Alice Weidel. Si të kundërligjshme AfD-ja mendon se janë si kategorizimi nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si një parti ekstremiste e djathtë e konfirmuar, ashtu edhe shpallja e këtij kategorizimi.

AfD ngre padi kundër kategorizimit të saj

AfD i kishte dërguar më parë një letër paralajmëruese Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke i kërkuar asaj të tërhiqte kategorizimin e partisë si e ekstremit të djathtë dhe të nënshkruante një deklaratë se nuk do ta bënte më këtë. Sipas AfD-së, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk u përgjigj. Me padinë AfD-ja ndërmerr veprime ligjore kundër kategorizimit të saj.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës njoftoi të premten se AfD në të ardhmen do të klasifikohet si një "parti ekstremiste e djathtë e konfirmuar". Më parë, AfD konsiderohej rast i dyshimtë.

Kategorizimi ringjall debatin për mundësinë e ndalimit të AfD-së

Partitë e tjera janë ende duke diskutuar një ndalim të mundshëm të AfD-së. Megjithatë, politikanët kryesorë të partive konservatore CDU/CSU mbeten skeptikë. Për të ndaluar AfD-në duhet të dëshmohet se ajo është agresive dhe luftarake kundër demokracisë, tha i emëruari për Ministër të Brendshëm të Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU). Gjykata Kushtetuese Federale me të drejtë ka vendosur pengesa të konsiderueshme në rrugën e ndalimit të partisë.

"Jam i bindur se AfD-në nuk ka pse ta largosh duke e ndaluar, por duke qeverisur", tha Dobrindt, i cili foli në favor të diskutimit të çështjeve që e bënë AfD-në të fortë. "Ka ende punë për të bërë", tha politikani i CSU-së.

Edhe kreu i SPD-së, Lars Klingbeil u shpreh gjithashtu në favor të mbajtjes së AfD-së "politikisht nën kontroll". Paraardhësja e Dobrindtit si ministre e Brendshme, Nancy Faeser (SPD), kishte rekomanduar që një procedurë ndalimi të shqyrtohej me shumë kujdes. "Sidoqoftë, nuk ka automatizëm" u shpreh ajo pas kategorizimit të partisë nga Zyra e Mbrojtjes së Kushtetutës. Edhe Kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, bëri thirrje për të treguar kujdes. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, i tha gazetës Bild lidhur me një ndalim të mundshëm: "Nuk e besoj vërtet. Shumica e votuesve votojnë për AfD-në nga protesta. Dhe nuk mund të ndalosh protestat."

CDU/CSU dëshiron marrëveshje me SPD-në

Grupi parlamentar unionist (CDU/CSU), sipas kryetarit të saj të caktuar, Jens Spahn (CDU), tani dëshiron të arrijë një marrëveshje me SPD-në mbi një kurs të përbashkët veprimi. "Nuk do të ketë asnjë rekomandim nga ne për të emëruar deputetë të AfD-së si kryetarë komisionesh”, shkroi ai në Platformën X. Kjo kur para emërimit të tij, Spahn kishte folur në favor të trajtimit të AfD-së në parlament në të njëjtën mënyrë si partitë e tjera të opozitës. Kjo shkaktoi një polemikë. Ai tani ka shkruar se CDU/CSU dhe SPD "do të koordinohen ngushtë dhe do të veprojnë së bashku për të gjitha çështjet" kur të merren me AfD-në./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës