LIVE UPDATES
Bota

DW: Nga vendosja e rajonit në plan të dytë në Bruksel e deri tek rikthimi i mundshëm i Trump, cilat janë sfidat e reja të politikës gjermane

Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Evropian është një rast për të hedhur një vështrim ndaj politikës së jashtme gjermane gjatë kësaj periudhe, sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të anëtarësohen në BE.

6 Korrik 2024, 11:12 Nga E. D
DW: Nga vendosja e rajonit në plan të dytë në Bruksel e deri
fotot ilustruese

GJERMANI- Politika gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor po përballet me sfida të reja: përbërjen e re të parlamentit në Bruksel, rikthimin e mundshëm të Trump dhe situatën gjithnjë e më të paqëndrueshme në vetë rajon. Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Evropian është një rast për të hedhur një vështrim ndaj politikës së jashtme gjermane gjatë kësaj periudhe, sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të anëtarësohen në BE.

Prandaj këtë javë në parlamentin gjerman u diskutua mjaft për këto tema e madje jo si zakonisht në komisione apo në seanca, por në forume speciale, që lidhen në një mënyrë apo në një tjetër me Evropën Juglindore. Shoqata për Evropën Juglindore (SOG) organizoi dy tubime, njëri me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-presidentit dhe nderit të SOG-së dhe politikanit, Gernot Erler, dhe tjetri me rastin e dhëbies së Çmimit të Solidaritetit të Gazetarëve të SOG-së, akorduar gazetarit Xhabir Memedi Deralla.

Brnabiç nuk mori pjesë në forume

Në pozicionin e tij si Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kabinetin e parë të Angela Merkelit, Gernot Erler e formësoi në një masë të konsiderueshme  drejtimin e politikës së jashtme gjermane edhe lidhur me Evropën Juglindore. Politikani social-demokrat ishte njëri nga ata që u angazhua fort për njohjen e Kosovës, gjë që siç tha politikani dhe panelisti kristian-demokrat Peter Beyer, nuk ishte e vetëkuptueshme në Berlinin politik.

Është interesant fakti se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, që zhvillohej forumi kryetarja e re e Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ishte për vizitë në ndërtesën e Bundestagut, por ajo nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Shoqata për Evropën Juglindore (SOG).

Përveç Peter Beyer dhe Manuel Sarrazin, kryetari i SOG-së dhe i ngarkkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për çështjet e Evropës Juglindore, në forum ishte i pranishëm edhe Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Konflikte të reja të mundshme në Ballkan

I pyetur nga DW lidhur me ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në Ballkan, Erler tha se ky opsion është i mundshëm nisur nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Prishtinës së fundmi. “Ne gjithashtu duhet të mbajmë parasysh se është në interesin e Putinit të nxisë një konflikt të ri të armatosur në Evropë, i cili do të largonte vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe do të përfaqësonte skenarin më të keq të mundshëm për Perëndimin”, tha Erler.

Hoxhaj nuk mendon se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë konflikte të reja si ai i fundit të viteve nëntëdhjetë. “Por në të njëjtën kohë duhet thënë se deri vonë askush nuk e besonte se kishte ende ushtarë që ishin gati të sulmonin ushtarët e NATO-s, siç ndodhi vitin e kaluar në veri të Kosovës”, paralajmëroi ish-ministri i Jashtëm. Ai tha se “Serbia është e gatshme të bëjë shumë për të aneksuar veriun e Kosovës”.

Në intervistën e tij për DW Erler shpreh disa herë habinë e tij për faktin se presidenti serb Aleksandar Vuçiq arrin ta shesë veten si mbështetës i madh i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa nga ana tjetër punon në favor të Rusisë. “Jam i befasuar që Brukseli tani ka vendosur të përfundojë negociatat me Gjeorgjinë për shkak të miratimit të ligjeve që favorizojnë Rusinë, kur në të njëjtën kohë Serbia bën lëshime shumë më të mëdha ndaj Kremlinit”, tha Erler.

Frikë nga Grenell dhe Trump

Gjatë forumit u përmend vazhdimisht çështja e ndryshimit të marrëdhënieve globale dhe ndikimi në Evropën Juglindore në rast të rifitores së Donald Trumpit. Përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag, Peter Beyer, i kushtoi vëmendje veçanërisht ish-ambasadorit të Trumpit në Berlin dhe të dërguarit të mëvonshëm special të Shtëpisë së Bardhë për negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

“Grenell ka qenë vazhdimisht në rajon dhe përsëri në vitet e fundit nën kush e di se çfarë justifikimi,” tha Beyer, i cili ka qenë koordinator për marrëdhëniet transatlantike në qeverinë e Angela Merkelit. Ai shprehu frikën se nëse Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

“Trumpi është i bindur se nëse vjen në pushtet, do ta përfundojë luftën në Ukrainë brenda një dite dhe ndoshta mendon se do ta zgjidhë edhe problemin e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se duhet të përgatitemi për shumë gjëra. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, paralajmëroi Beyer.

Ballkani Perëndimor në plan të dytë edhe në Bruksel

Në forum u fol edhe për fokusin e BE-së në Ballkanin Perëndimor pas ndryshimeve në Bruksel, sepse përbërja e re e Parlamentit dhe Komisionit të BE-së mund ta kalojë Ballkanin Perëndimor në plan të dytë.

“Ekziston rreziku që asambleja e re e Parlamentit Evropian të fokusohet në komisione tërësisht tek problemi i Ukrainës dhe t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor. Kjo është e rrezikshme sepse edhe në këtë rajon ekziston rreziku i ndezjes së konflikteve të vjetra dhe krijimit të pikave të reja të nxehta”, tha një nga pjesëmarrëset e forumit, ish-zëvendëspresidentja e qeverisë bullgare, Meglena Pugaçieva.

Si një nga problemet që pengon vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së përmendet vazhdimisht presioni ndaj mediave. Kjo u tha disa herë edhe në forumet e zhvilluara në Bundestag. Për problemet me të cilat përballen mediat foli Xhabir Memedi Deralla, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut, fitues i sivjetshëm i Çmimit të Solidaritetit të Gazetarëve të Shoqatës për Evropën Juglindore (SOG)./DW

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës