LIVE UPDATES
Bota

DW: Nervozizëm në Prishtinë për mos-heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që partnerët e BE-së të bëjnë tërheqjen e këtyre masave, pasi sipas saj, "institucionet janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur në Bratislavë për de-eskalim të situatës në veri”.

16 Gusht 2023, 13:26 Nga a.l
DW: Nervozizëm në Prishtinë për mos-heqjen e masave ndaj
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Në Kosovë nuk ka mirëkuptim për hezitimin e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës, kur ky vend i ka pranuar kushtet e unionit. Sipas analistëve, BE duhet pjesërisht të kishte hequr masat kundër Kosovës.

Deutsche Welle

Prishtina zyrtare vazhdon t'i cilësojë të padrejta masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës për shkak të siç thuhet "paaftësisë së qeverisë për të vepruar në mënyrë evropiane”, në raport me situatën në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që partnerët e BE-së të bëjnë tërheqjen e këtyre masave, pasi sipas saj, "institucionet janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur në Bratislavë për de-eskalim të situatës në veri”.

"Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen, e që kërkon konsultim edhe me EULEX-in edhe me misionin e NATO-s këtu. Është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në këto komuna veriore. Të gjitha këto kanë qenë pjesë e marrëveshjes së Bratislavës. Tani presim që hapat t'i marrin partnerët tanë në Bashkimin Evropian, sepse, masat e tyre kanë qenë komplet disproporcionale me  çfarëdo pakënaqësie që mund të kenë pasur në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani. Me një dozë nervozizmi, Presidentja tha se "e ka përshtypjen se shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikurse ta pushtonte dikë”.

"Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinj, Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj, Republikë sovrane e cila është njohur nga shumica dërrmuese e shteteve të Bashkimit Evropian. Si presidente e vendit natyrisht kërkoj  çdo ditë të ketë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë, sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive dhe jo individuale”, tha Presidentja Osmani. Ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të bëjë presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t'i dhënë fund "ndikimit negativ ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës”.

Bashkimi Evropian po kërkon nga qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. BE po ashtu është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, nëse ajo nuk ndërmerr veprime të kërkuara nga unioni. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka thënë se masat ndëshkuese të vëna ndaj Kosovës janë masa të kthyeshme dhe kjo varet nga Prishtina por edhe nga Beogradi se si i qasen shtensionimit të situatës dhe kthimit në proces normal të dialogut.

Rraci: Hezitimi i BE - i pakuptueshëm

Për njohësit e zhvillimeve politike është i pakuptueshëm aktualisht hezitimi i BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi ajo i ka ndërmarrë veprimet e kërkuara nga vet  BE-ja. Gazmir Rraci, analist politik  i tha DW-së, se "Kosova i tha po propozimit të Bratislavës për shtensionimin e situatës në veri dhe në kohë reale përsëri përmbushi obligimet e dalura nga plani 4 pikësh”.  "Nuk e kuptoj hezitimin e ndërmjetësve për t'i hequr ato masa të njëanshme që ju vendosen Kosovës edhe pse kur janë vendosur është thënë që në momentin që pranohet propozimi, ato mund të hiqen. Kosova është partnere serioze e perëndimit dhe se nuk ka aleancë tjetër përpos me atë euroatlantike. Nuk ka alternativë të dytë dhe nuk bën pazare me fuqi të tjera destruktive në botë siç po e bën Serbia, ku së fundi ka blerë armë edhe nga Irani e s'po flas edhe për blerjet e mëhershme nga Kina e Rusia në kohën kur ajo, Serbia, është kandidate potenciale për t'u bërë anëtare e BE-se”, shprehet Gazmir Rraci.

Sipas Rracit letra e kongresistëve dhe parlamentarëve amerikanë dhe evropianë që iu dërgua Josep Borrellit dhe Sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, "po ashtu flet për këtë lloj trajtimi jo të duhur nga ana e BE-së ndaj Kosovës në raport me Serbinë. "Është koha që Gjermania dhe Franca së bashku me SHBA-të të kenë rol aktiv në zbatimin e plotë dhe pakushte të planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit”, thotë Rraci.

Burjani: BE duhet pjesërisht të kishte hequr masat kundër Kosovës

Edhe një njohës tjetër i zhvillimeve politike, Blerim Burjani, i tha DW-së, se Kosova ka bërë hapat e parë në drejtim të shtensionimit të gjendjes në veri, por ato nuk po i duken të mjaftueshme BE-së. "Kjo nuk mjafton pa  shpalljen e zgjedhjeve për katër komunat veriore, dhe për të hequr dorë nga politika e qeverisë jo e qartë dhe siç po perceptohet jo e sinqertë me partnerët ndërkombëtarë. Politika e Kurtit po perceptohet nga disa shtete të BE-së si humbje e besimit, ky është problemi kryesor që BE-ja po heziton të heqë masat administrative, financiare, ekonomike dhe investive ndaj Kosovës. BE-ja ishte dashur së paku pjesërisht të largojë masat e ndërmarra kundër  Kosovës”, thotë analisti Burjani.

Sipas tij, reagimi i BE duhet të jetë proporcional në heqjen e masave, sikundër që duhet përmirësuar edhe sjellja e qeverisë së Kosovës dhe përmirësimi i gabimeve të saj në raport me BE-në. "Kjo Qeveri duhet të jetë jashtëzakonisht e matur me vendime apo gjuhë politike që tingëllon jo adekuate dhe jo proporcionale me politikën e BE-së. Tash korrigjimi i sjelljes politike  është me i vështirë për të rikthyer besimin para gjendjes së krijuar në veri. Letra e disa deputetëve dhe  zyrtarëve të shteteve perëndimore mund të ndikojë në zbutjen dhe edhe heqjen e këtyre masave ndaj Kosovës. Çdo politikë dhe vendim jo proporcional me politikën e BE-së dhe SHBA-së, mund të rezultojë negative për palët. Pra, as Serbia nuk do të jetë më e ledhatuar nga perëndimi”, thotë analisti Burjani.

"Edhe Serbia mund t'i nënshtrohet masave sanksionuese  nëse nuk tregon sinqeritet dhe rol aktiv në shtensionimin e gjendjes në veri, pra duhet të inkurajojë serbët kosovar të marrin pjesë në zgjedhjet në veri”, thotë Burjani.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, dhe Mitrovicë e veriut, po  kërkohen me ngulm nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Përderisa nuk ndodh kjo, si duket Bashkimi Evropian do të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale. Sipas qeverisë në Prishtinë është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket afateve dhe procedurave lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës./ DW

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës