LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania braktis energjinë bërthamore

Gjermania mbyll tre centralet e saj të fundit bërthamore. Për të Gjelbrit është një ëndërr e realizuar. Në Azi, energjia bërthamore po përjeton një rilindje.

10 Prill 2023, 09:07 Nga DOSJA
DW: Gjermania braktis energjinë bërthamore
Energjia

GJERMANI- Në fund të marsit, në Berlin, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke (Të Gjelbrit) i dha fund me pak fjalë një grindjeje që e kishte mbajtur vendin në pezull për shumë vite: "Rreziqet e energjisë bërthamore në fund të fundit nuk janë të kontrollueshme dhe kjo është arsyeja pse braktisja graduale e energjisë bërthamore e bën vendin tonë më të sigurt dhe shmang mbetjet e reja bërthamore”.

Një tjetër zgjatje e shkurtër e mbajtjes së centraleve bërthamore

Më parë, energjia bërthamore u bë edhe njëherë objekt mosmarrëveshjeje. Në fakt, koalicioni qeveritar i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kishte rënë dakord të respektonte braktisjen e energjisë bërthamore në Gjermani, të vendosur në vitin 2011. Termocentralet e fundit bërthamore do të mbylleshin në fund të vitit 2022. Por lufta e Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi gjithçka, pasi furnizimet me gaz rus në Gjermani u ndërprenë dhe ekzistonte frika e mungesës së energjisë. Kancelari Olaf Scholz e imponoi vendimin e tij: Zgjatje e periudhës së funksionimit të centraleve bërthamore deri në mes të prillit 2023.

Një mosmarrëveshje që ka zgjatur me dekada

Pak mosmarrëveshje i kanë polarizuar njerëzit, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore, për shumë dekada sa ajo për energjinë bërthamore. Më 17 qershor 1961, një central bërthamor gjerman, Kahl në Bavari, furnizoi për herë të parë me energji rrjetin publik. Sot, tre termocentralet e fundit gjermane ende në shërbim, e ndërpresin përfundimisht furnizimin për rrjetin më 15 prill. Midis këtyre dy datave kanë kaluar 22596 ditë dhe shumë debate të gjalla. Ndërkohë, 19 blloqe centralesh bërthamore gjermane kanë furnizuar deri në një të tretën e energjisë elektrike të vendit, herën e fundit rreth 20 vjet më parë.

Në Republikën e vjetër Federale Gjermane, përpara bashkimit gjerman, kundërshtimi i energjisë bërthamore nxori në rrugë qindra mijëra të rinj, kryesisht në vitet 1970 dhe 1980. Fatkeqësia e Çernobilit në Bashkimin Sovjetik dukej se konfirmonte paralajmërimet për rreziqet e energjisë bërthamore. Por partitë politike në pushtet (CDU, CSU, SPD ose FDP) kanë mbështetur fuqimisht përdorimin e energjisë bërthamore për shumë dekada.

Energjia bërthamore në Evropë

Vendet e tjera evropiane kanë qenë më të shpejtë për të braktisur gradualisht energjinë bërthamore. Suedia ishte e para që vendosi t'i jepte fund energjisë bërthamore menjëherë pas Çernobilit. Italia gjithashtu vendosi në atë kohë të mbyllte dy termocentralet e saj të fundit bërthamore. Italia iu përmbajt vendimit të saj, ndërsa Suedia e anuloi vendimin e saj në vitin 1996. Sot, atje gjashtë termocentrale bërthamore prodhojnë rreth 30 për qind të nevojave për energji elektrike.

Vende të tjera evropiane si Holanda ose Polonia po planifikojnë një zgjerim të furnizimit me energji bërthamore, Belgjika po e shtyn mbylljen e planifikuar. Me 57 reaktorë bërthamorë, Franca ka qenë gjithmonë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike bërthamore dhe kështu do të mbetet. 13 nga 27 vendet e BE-së duan të përdorin energjinë bërthamore në vitet e ardhshme apo edhe të rrisin kapacitetin. Por shumë ekspertë dyshojnë se kjo do të ndodhë.

Braktisja e parë gjermane në vitin 2002

Në Gjermani, Jürgen Trittin, asokohe ministri i Mjedisit i të Gjelbërve, e imponoi vendimin e parë për të hequr dorë nga energjia bërthamore në vitin 2002. Ky vendim u zbut më vonë nga qeveritë pasuese, por fatkeqësia e tmerrshme bërthamore në Fukushima në Japoni në 2011 vulosi përfundimisht fatin e centraleve bërthamore gjermane. Kancelarja e asaj kohe, Angela Merkel (CDU), vendosi fundin e energjisë bërthamore në Gjermani. Trittini është edhe sot deputet i të Gjelbërve në Bundestag, dhe në një intervistë për DW për datën aktuale të mbylljes përfundimtare thotë: "Po, është një ditë e rëndësishme, sepse shënon fundin e një historie, atë të përdorimit civil të energjisë bërthamore. Por ky nuk është fundi i energjisë bërthamore në Gjermani, ne kemi të bëjmë akoma me mbetjet më të rrezikshme të botës, që do të na duhet t'i ruajmë  në mënyrë të sigurt për një milionë vjet".

Çfarë thonë mbështetësit e energjisë bërthamore?

A është vërtet ky fundi i energjisë bërthamore në Gjermani? I pyetur nga DW, grupi gjerman i interesit për teknologjinë bërthamore "KernD" tha se heqja e energjisë bërthamore në tërësi nuk ishte një ide e mirë për shkak të krizës energjetike: " Edhe në funksion të politikës klimatike dhe evolucionit shumë të pafavorshëm të prodhimit të energjisë elektrike vitin e kaluar, për shkak të rritjes së mprehtë të prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri, mbyllja e tre termocentraleve bërthamore në punë që prodhojnë pak gazra të efektit serë, nuk është i kuptueshëm”. Dhe shtojnë: "Po të marrim parasysh sigurinë e furnizimit, mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, si dhe konkurrencën së bashku, do të ishte më e mençur të prodhohej më shumë energji elektrike nga burimet bërthamore sesa aspak."

Energjia bërthamore në botë sot

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), në mbarë botën janë aktualisht në punë 422 reaktorë bërthamorë, me një moshë mesatare rreth 31 vjeçare. Një raport i fundit i IAEA-s, megjithatë, pohon se nuk mund të flasim për një rilindje të energjisë bërthamore. Për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet bërthamore në botë, mund të lexojmë: "Në vitin 1996 u arrit maksimumin me 17,5 për qind, por në vitin 2021 kjo vlerë ra nën dhjetë për qind, për herë të parë në katër dekada”. Dhe Jürgen Trittin thekson se askush nuk dëshiron të investojë në një shkallë të madhe "në energjinë bërthamore, sepse energjia bërthamore nuk është konkurruese". Ndërtimi i centraleve të reja bërthamore është shumë i shtrenjtë; shpesh ato janë të bashkëfinancuara nga taksat. Vonesat dhe kundërshtimet ndaj projekteve të reja janë të përsëritura.

Japonia i kthehet energjisë bërthamore pavarësisht Fukushimës

Megjithatë, janë kryesisht Kina, Rusia dhe India që duan të ndërtojnë centrale të reja bërthamore. Kina, ku praktikisht nuk ka shoqëri civile që kundërshton projektet e reja, dëshiron të ndërtojë 47 objekte të tjera. Tashmë sot, Kina prodhon më shumë energji bërthamore sesa Franca. Edhe Rusia dhe India udhëheqin me planet e tyre të zgjerimit. Është argumentuar rregullisht se zhvillimi i energjisë elektrike bërthamore mbron klimën, sepse prodhimi praktikisht nuk gjeneron dioksid karboni.

Edhe Japonia dëshiron t'i kthehet energjisë bërthamore, pavarësisht nga tërmeti i vitit 2001, i cili shpërtheu disa reaktorë bërthamorë njëri pas tjetrit. Në atë kohë, të gjitha termocentralet bërthamore u mbyllën. Por pak nga pak, disa reaktorë u rikthyen në shërbim. Qeveria japoneze ka marrë tani një vendim: Japonia, e varfër në lëndë të para, dëshiron të ndërtojë reaktorë të rinj dhe t'i lërë të vjetrit të funksionojnë deri në 70 vjet. "Ne duhet të shfrytëzojmë plotësisht energjinë bërthamore”, tha si moto kryeministri Fumio Kishida. Në sondazhe, ai gëzon mbështetje në rritje të publikut pas periudhave të gjata në opozitë.

Marrë nga DW

gjermani energjia berthamore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet