LIVE UPDATES
Bota

DW: Dritë-hijet në progresraportin e KE për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç nuk konsideron, se raporti i Komisionit Evropian është negativ për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ka progres në 80 për qind të kapitujve.

9 Nëntor 2023, 15:25 Nga r.ll

 

DW: Dritë-hijet në progresraportin e KE për Maqedoninë e
David Geer

 

MAQEDONI- Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer prezantoi raportin e progresit të KE-së në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç. 

"Procesi i zgjerimit të BE-së kërkon konsensus mbi reformat kryesore. Raporti vëren përdorimin e tepruar, ndonjëherë të panevojshëm, të flamurit të BE-së. Ka abuzim me flamurin për Kodin Penal dhe ligjet për korridoret 8 dhe 10-D. Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit. Ka mungesë besimi të gjyqtarëve. Bëjmë thirrje që rekomandimet të miratohen dhe ju kujtojmë rekomandimet e viteve të kaluara që nuk janë zbatuar”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shkup David Geer. Ai theksoi gjithashtu, se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit.

"Në luftën kundër korrupsionit nuk është shënuar asnjë progres. Po shohim që rastet e korrupsionit të nivelit të lartë janë në rritje. Kjo rezulton me vjetërsimin e lëndëve, gjë që shkakton shqetësim të madh”, nënvizoi Geer.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç nuk konsideron, se raporti i Komisionit Evropian është negativ për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ka progres në 80 për qind të kapitujve.

VMRO: Raporti i KE-së konfirmon se qeveria është e koruptuar

Raporti është pasqyrë e realitetit. Me një qeveri të kriminalizuar dhe të  koruptuar, Maqedonia e Veriut do të mbetet larg BE-së, konstaton VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, raporti tregon se nuk ka përparim në procesin euro-integrues, kurse në Kuvend ka mungesë të planifikimit adekuat. Sipas VMRO-së është shënuar shfrytëzimi joadekuat i flamurit evropian si dhe dobësi në sistemin gjyqsor.

"Raporti qartë tregon se korupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është çështje shqetësuese. Në vend të shtetit ligjor kemi sundimin e arbitraritetit. Në vend të një reforme të fortë, ne kemi institucione të prapambetura. Problemi pse Maqedonia nuk i fillon negociatat nuk janë marrëveshjet e dëmshme apo mosndryshimi i Kushtetutës nën diktatin e dikujt, por për atë se  shteti nuk është realisht i reformuar dhe prandaj në vend të drejtësisë ka një qeveri të ngecur në krim dhe korrupsion”, thotë Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Opozita përgjegjëse për kritikat e  KE-së

Sipas LSDM-së, raporti i KE-së konfirmoi faktet se VMRO-DPMNE dhe e Majta janë frenat e përparimit drejt BE-së. Problemi kyç për raportin e Komisionit Evropian dhe vërejtjet në të sipas LSDM-së është bllokimi i Kuvendit, për të cilën përgjegjëse është opozita.

"Theksohet nevoja për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformave për BE-në, të cilat po i bllokojnë pikërisht DPMNE dhe Mickoski. Bllokada nga DPMNE dhe e Majta është edhe për kapitujt që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, që do të thotë se DPMNE ishte dhe mbetet kundër drejtësisë”, vlerëson Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka fajësuar opozitën për kritikat e apostrofuara në Raport.

"Këto vërejtje të KE-së janë një mesazh serioz për të gjitha partitë politike, jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën e cila ka bllokuar me vite Parlamentin, vetëm e vetëm për interesa të ulëta politike. Kjo ka të bëjë edhe me vërejtjet ndaj gjyqësorit. Çdokush që pengon hapjen e kapitujve për korrupsionin është kundër luftës ndaj korrupsionit”, ka thënë Osmani.

Sipas Partisë Socialiste, Raporti i progresit ka vërtetuar realitetin e paaftësisë së kësaj qeverie, e cila ka ngulfatur shtetin dhe nuk është e aftë të bëjë përparim në shumë sfera. Nga Koalicioni "Lidhja evropiane për ndryshime” vlersojnë, se përgjegjësi për raportin negativ duhet të ketë adresën e saktë dhe se  askush nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë.

"Opinioni vendas pas këtij raporti mund të bindet se Mqedonia e Veriut me qeverinë aktuale nuk ka prioritet integrimin e vendit në BE”, vlersojnë nga koalicioni "Lidhja evropiane për ndryshime”./DW

david geer maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!