LIVE UPDATES
Bota

DW: A ka dallim mes "paqes" së Trumpit dhe kapitulimit?

Presidenti ukrainas hodhi poshtë edhe një herë qëndrimin e Trumpit se Ukraina duhet të "harrojë" Krimenë dhe kujtoi qëndrimin e nënshkruar të qeverisë amerikane nga viti 2018, i cili kërkon që Rusia të tërhiqet nga Krimea, e cila i përket Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar.

24 Prill 2025, 11:30 Nga N.F
DW: A ka dallim mes "paqes" së Trumpit dhe kapitulimit?
Putin dhe Tump

SHBA- Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitulim të Trumpit.

"Unë besoj se kemi një marrëveshje meRusinë," tha Presidenti i SHBA Donald Trumpnë Uashington. Tani duhet ta "bindë" edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjë që është "e vështirë". Trumpi edhe një herë e akuzoi Zelenskyn si "fajtor për zgjatjen e luftës me deklaratat e tij luftarake".

Presidenti ukrainas hodhi poshtë edhe një herë qëndrimin e Trumpit se Ukraina duhet të "harrojë" Krimenë dhe kujtoi qëndrimin e nënshkruar të qeverisë amerikane nga viti 2018, i cili kërkon që Rusia të tërhiqet nga Krimea, e cila i përket Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar. Trump, nga ana tjetër, i është përgjigjur Zelenskyt në rrjetet sociale me fjalët "pse Ukraina nuk luftoi për të mbajtur Krimenë".

Çfarë parashikon "marrëveshja"?

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur se çfarë përmban kjo "marrëveshje” për të cilën flet Trumpi. Por sipas raportimeve të mediave amerikane, është praktikisht një kapitullim i Ukrainës dhe një marrëveshje, me të cilën Rusia do të merrte gjithçka që ka pushtuar deri më tani, siç shkruan portali Axios. Vetëm një pjesë e vogël e territorit nën pushtimin rus në Kharkiv do t'i kthehej Ukrainës.

Në këmbim, SHBA do të heqë sanksionet ndaj Rusisë që kanë qenë në fuqi që nga viti 2014. I njëjti portal pretendon se termocentrali bërthamor i Zaporizhia do të qëndronte në territorin e Ukrainës, por nën menaxhimin e një kompanie amerikane, e cila do të furnizonte me energji atje si Ukrainën ashtu edhe Rusinë.

Edhe Washington Post shkruan se propozimi i SHBA-së është të ngrijë kufirin përgjatë vijës aktuale të frontit. Financial Times raporton se presidenti rus Vladimir Putin në fakt i ka ofruar Trumpit një ndalesë të tillë të lëvizjeve të vijës së parë nëse Uashingtoni pranon kërkesa të tjera të rëndësishme ruse, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Ukraina do të duhej të heqë dorë edhe nga synimi i saj për anëtarësim në NATO. Sipas ekspertëve ushtarakë nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës, ngrirja e frontit nuk është garanci për paqen në të ardhmen.

Rusia mund të përdorë pauzën në luftimet për armatim shtesë dhe më vonë të vazhdojë agresionin, veçanërisht nëse marrëveshja parashikon një moratorium të plotë për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën.

"Shkëmbimi" i keq dhe i padrejtë i territoreve

Disa nga ato që raportojnë mediat janë dëgjuar edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA J. D. Vance, i cili po viziton Indinë: "Pozicioni aktual i frontit - ose diku përgjatë kësaj linje - përfundimisht do të shënojë kufij të rinj në këtë konflikt".

Vance thotë se si Ukraina ashtu edhe Rusia duhet të heqin dorë nga disa pjesë të territorit që zotërojnë aktualisht. "Do të duhet të ketë një shkëmbim territori - kështu që nuk do të thosha se do të jetë pikërisht pozicioni aktual i frontit. Por ne duam që vrasjet të ndalen."

Megjithatë, është e qartë se në këtë "shkëmbim territoresh" Ukraina do të merrte vetëm thërrime, ndërsa Rusia praktikisht gjithçka që pushtoi ushtarakisht. Për këtë "marrëveshje” ka indinjatë edhe në Bruksel.

Ajo konsiderohet se shumë e favorshme për Rusinë, një "deal" që nuk e mbron Ukrainën – nuk flitet me asnjë fjalë për garancinë e sigurisë për pjesën tjetër të atij vendi. Në përgjithësi ky "deal" është plot kontradikta.

Kjo "iniciativë” e Trumpit po kthehet gjithnjë e më shumë në një konfrontim edhe më të ashpër mes SHBA-së dhe Europës, pasojat e të cilit për Ukrainën ende nuk mund të parashikohen.

E papranueshme edhe për Europën

Gatishmëria e dukshme e Presidentit amerikan për t'ia dorëzuar Krimenë Putinit është e papranueshme, e të papranueshme janë edhe kërkesat e Uashingtonit që BE të lehtësojë sanksionet kundër Rusisë.

"Ne nuk kemi parë asnjë shenjë të vullnetit të mirë nga ana e Rusisë për paqë të qendrueshme.Armëpushimi i funditka çuar vetëm në sulme të mëtejshme në territorin ukrainas”, tha zëdhënësja e BE-së Arianna Podestra.

Zyrtarët evropianë thonë se nuk mund t'u besojnë më as deklaratave të dëgjuara në Uashington. Mediat amerikane citojnë një zyrtar të lartë të Trumpit që pretendon se "Ukraina është 90 për qind dakord" me idetë e paqes së Trumpit.

Sipas tij, Ukraina është e gatshme t'i lëshojë 20 për qind të territorit të saj Rusisë. Vetëm pak më vonë u dëgjua se Zelensky nuk është fare dakord dhe se "ende duhet të bindet” për këto plane. Kjo dëshmon se "deal" është akoma shumë larg dhe se Ukraina nuk është e gatshme të pranojë pushtimin rus në asnjë pjesë të territorit.

"Ukraina po u hidhet qenëve"

Eksperti gjerman i politikës së jashtme nga radhët e CDU, Roderich Kiesewetter, deklaroi për ARD se kjo "marrëveshje e Trumpit është në dëm të Ukrainës. Është kapitullim". Natyrisht, as Ukraina dhe as Evropa nuk mund të pajtohen me këtë, "sepse do të cënohej siguria jonë edhe më shumë". Kiesewetter tha se akoma zyrtarisht nuk dihet shumë për këtë "marrëveshje". Por Trump do të përballet tani me realitetin, sepse "gjëja më e keqe është që Ukraina po u hidhet qenve”, thotë politikani gjerman.

Edhe qeveria eBritanisë së Madhe është e zhgënjyer nga një "paqe” e tillë e Trumpit. Ajo planifikon të krijojë një "aleancë mbrojtëse” me Bashkimin Evropian. Kremlini reagoi menjëherë ndaj kundërshtimit të Evropës dhe prapë kërcënoi me armë bërthamore në rast të "agresionit" të aleatëve perëndimorë në favor të Ukrainës.

Presidentja e Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) kundërshtoi një paqe të këtillë. Nëse kjo është e vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë, "atëherë mund të thuhet se kjo është provë e shkruar: Jo, amerikanët nuk janë as miqtë tanë dhe as aleatët tanë në të ardhmen", theksoi Strack-Zimmermann.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen e BE-së për Ukrainën. "Përndryshe, Rusia mund të konkludojë në fund se ky agresion brutal ka pasur sukses. Kjo do të kishte pasoja edhe për ne në Evropë", thotë ajo./ DW

trump putin shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet