LIVE UPDATES
Bota

Duma ruse voton për pezullimin e Traktatit të armëve bërthamore

I nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati START-i Ri kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë.

22 Shkurt 2023, 11:09 Nga I.A
Duma ruse voton për pezullimin e Traktatit të armëve
rakete

RUSI- Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit, votoi të mërkurën për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Votimi u bë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi një ditë më herët se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në Traktatin START-i i Ri. Votimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit pritet të bëhet gjatë pasdites.

I nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati START-i Ri kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë. Ky traktat hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin.

Sipas marrëveshjes, Moska dhe Uashingtoni zotohen të vendosin jo më shumë se 1.550 koka bërthamore strategjike dhe maksimumi 700 raketa dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi. Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit në vendet strategjike të armëve bërthamore për t’u siguruar që pala tjetër po e respekton traktatin. Sidoqoftë, inspektimet e tilla u pezulluan në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Bisedimet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për rifillimin e inspektimeve ishin planifikuar të zhvillohen nëntorin e kaluar në Egjipt, por Rusia i shtyu ato dhe, që nga atëherë, asnjëra palë nuk ka caktuar datë të re. Në fillim të muajit shkurt, Rusia tha se donte ta ruante traktatin, pavarësisht se e cilësoi si qasje shkatërruese të SHBA-së ndaj kontrollit të armëve.

Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dyja palët kanë theksuar se lufta midis fuqive bërthamore duhet të shmanget me çdo kusht. Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë i ka sjellë dy vendet në një pikë ku ato nuk kanë qenë më afër konfrontimit të drejtpërdrejtë në 60 vjetët e fundit. SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit duke mos lejuar inspektime në territorin e saj, ndërsa Moska ka paralajmëruar se ngulmimi i Perëndimit për ta “mposhtur” Rusinë mund ta bëjë të pamundur rinovimin e traktatit kur ai të skadojë në vitin 2026.

Rusia tha vitin e kaluar se rreziku i një konflikti bërthamor ishte real dhe se nuk duhet nënvlerësuar, por duhet shmangur me çdo kusht. Si SHBA-ja, ashtu edhe Rusia, kryejnë kontrolle për t'u siguruar që raketat e tyre bërthamore nuk mund të përdoren aksidentalisht, pasi vitet e tensionuara gjatë Luftës së Ftohtë kishin sjellë disa raste ku pothuajse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Megjithatë, frika për një konfrontim bërthamor është shtuar që nga pushtimi i Ukrainës. Putini ia ka kujtuar botës madhësinë dhe fuqinë e arsenalit të Moskës dhe ka thënë se është gati t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur "integritetin territorial" të Rusisë.

Marrë nga REL

duma e shtetit start-i i ri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë