Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 19 Korrik, 19:31 ...
Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej" 19 Korrik, 19:31 ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Kjo thirrje për veprim vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të hapur rrugën për bisedime, që synojnë t’i japin fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës tre vjet më parë.
BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.
“Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt.
“Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane në mbrojtje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane në tërësi, duke krijuar një pengesë të fuqishme kundër çdo agresioni”.
Kjo thirrje për veprim vjen pasi zyrtarët amerikanë dhe rusë u takuan në Arabinë Saudite për të hapur rrugën për bisedime, që synojnë t’i japin fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës tre vjet më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në bisedimet për përfundimin e luftës në shtetin e tij duhet të përfshihet edhe Ukraina dhe Evropa.
Ligjvënësit evropianë thanë se BE-ja duhet të “sigurohet që Ukraina të jetë në një pozicion të fortë ushtarak” dhe duhet të miratojë legjislacion që t’i mundësojë që të konfiskojë mbi 200 miliardë euro asete të ngrira ruse në bllok.
“Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe Bashkimin Evropian në tavolinë. Nuk mund të ketë negociata për sigurinë evropiane pa BE-në”, thanë ata.
Shtetet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, por kanë pranuar se duhet të veprojnë më shpejtë për të luftuar kërcënimin që vjen nga Rusia./REL
foto ilustruese POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen ...
Donald Trump SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve t&e...
foto ilustruese MAL I ZI- Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do t&eum...
Lindsay dhe Craig Foreman IRAN- Britanikët e arrestuar Craig dhe Lindsay Foreman të akuzuar në Iran për spiunazh, u arrestuan në j...
Fëmijët Bibas Kfir dhe Ariel SIRI- Hamasi thotë se do të dorëzojë trupat e katër pengjeve të enjten, duke përf...
pamje nga takimi ARABIA SAUDITE- Tre amerikanë dhe dy rusë morën pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite që kanë...
Foto ilustruese FRANCË- Pas samitit të mbajtur të hënën në Elysee në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron po p...
Mercenarë UKRAINË- Në një dhomë larg vijës së frontit në Ukrainën qendrore, një burrë kub...
Zelensky UKRAINË - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka ndryshuar planet e tij për një vizitë në Arabinë...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Liban...