LIVE UPDATES
Bota

Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

14 Nëntor 2022, 22:35 Nga I.A
Drejtori i CIA-s takohet me homologun rus, e paralajmëron mbi pasojat e
William Burns

SHBA- Drejtori i CIA-s William Burns u takua në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate. “Nuk po diskutohet mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Ai po përcjell mesazhin, se çfarë pasojash do të kishte përdorimi i armë bërthamore nga Rusia dhe po ngre çështjen e burgosjes së padrejtë të shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi.

Yllit i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktori civil Paul Whelan janë në burgjet ruse. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

"Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën””, tha zëdhënësi.

Presidenti Putin ka thënë në mënyrë të përsëritur se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Rusisë. Këto qëndrime ngritën shqetësim të veçantë për Perëndimin pasi Moska deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.

Kontaktet SHBA-Rusi në Turqi u raportuan fillimisht nga gazeta ruse “Kommersant”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha kësaj gazete se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Ndërsa agjencia e inteligjencës ruse SVR nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.

Përtej luftës, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri.

Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres tha nga takimi i nivelit të lartë të G20 në Indonezi se Kombet e Bashkuara nuk ishin të përfshire në kontaktet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në Turqi.

“Është shumë pozitive që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zhvillojnë bisedime sepse është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen, por ne nuk jemi përfshirë”, tha zoti Guterres.

Presidenti Biden tha këtë muaj se ai shpresonte në gatishmërinë e zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, për të mundësuar lirimin e basketbollistes Brittney Griner e cila është dënuar me 9 vjet burg nën akuza për drogë. Ish-marinsi Paul Whelan, i cili ka pasaporta amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze po vuan një dënim me 16 vjet burg për spiunazh në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat.

Trafikanti rus i armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan është përmendur i personi që mund të këmbehet me Grine dhe Whelan nëse në të ardhmen dy vendet bien dakord për të shkëmbyer të burgosurit. Kremlini tha se bisedimet me Kombet e Bashkuara për një marrëveshje për grurin javën e shkuar ishin konstruktive. Zoti Biden pret që Rusia të tregojë më shumë seriozitet për shkëmbimin e të burgosurve.

Marrë nga VOA

william burns sergey naryshkin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet