Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Derisa SHBA-ja nuk ka tani për tani të dërguar të posaçëm për luftën në Ukrainë, Trumpi kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta krijuar këtë pozitë.
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjenerallejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë.
Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se e ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozitë.
Kellogg, i cili ka qenë shef i stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të Trumpit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-nënpresidentin Mike Pence, me gjasë do të luajë rol kyç në përpjekjet për ta zgjidhur luftën në Ukrainë.
Derisa SHBA-ja nuk ka tani për tani të dërguar të posaçëm për luftën në Ukrainë, Trumpi kishte shprehur interesim në të kaluarën për ta krijuar këtë pozitë.
Gjatë këtij muaji u raportua se Trumpi do ta nominonte Richard Grenellin për këtë pozitë.
Në të kaluarën, Grenelli ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president.
Përfundimi i shpejtë i luftës në Ukrainë ka qenë ndër zotimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës presidenciale, edhe pse ai asnjëherë nuk ka shpjeguar se si do ta arrinte një gjë të tillë.
"Keith ka karrierë të shquar ushtarake dhe biznesore, duke përfshirë shërbimin në role shumë të ndjeshme të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës sime të parë", tha Trump në rrjetin e tij social.
Kellogg ia ka paraqitur më parë Trumpit një plan për mënyrën se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Plani i Kellogg për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi kur Rusia pushtoi territorin sovran të Ukrainës në shkurt 2022, përfshin ngrirjen e vijave të betejës në vendndodhjet e tyre të tanishme dhe detyrimin e Kievit dhe Moskës që të ulen në tryezën e negociatave, sipas Reuters./REL
Arkeologët BELIZE- Shumë kohë përpara se Majat e lashtë të ndërtonin tempuj, paraardhësit e tyre tashm&eu...
foto ilustruese IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër militantë të Hezbollahut janë arrestuar pasi kishin hyr&...
foto ilustruese HANI I HOTIT- Një 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia malazeze në vendkalimin kufitar B...
Igor Filkov MAQEDONI E VERIUT- Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e l&...
elise stefanik dhe donald trump SHBA- Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të z...
Viktima INDONEZI- Një 30-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Indonezi pasi një piton e gëlltiti atë....
Mikheil Kavelashvili GJEORGJI- Partia qeverisëse në Gjeorgji ka zgjedhur një ish-futbollist të Manchester Cityt si kandidat për pr...
Vendi ku fshihej femija ANGLI- Një nënë fshehu vajzën e saj të vogël në një sirtar krevati për tre vjet pë...
Donald Trump SHBA- Disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump kanë qen&eum...
foto ilustruese SHBA- Tre shtetas amerikanë, të burgosur prej vitesh nga Kina, janë liruar dhe po kthehen në Shtetet e Bashkuara, tha t...