LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president

Pritshmëritë mbi fjalimin e ish-presidentit Donald Trump ishin të mëdha, duke marrë parasysh atë që ndodhi pesë ditë më parë, atentatin kundër tij. Donald Trump e nisi fjalimin me një ton më të butë, zë më të ulët dhe reflektues, rreth dhimbjes që tha se ndjeu në tubimin e së shtunës.

19 Korrik 2024, 20:07 Nga E. D
Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president
Donald Trump

SHBA- Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten mbrëma me një fjalim nga i emëruari zyrtar i partisë, ish Presidenti Donald Trump. Ai qëndroi në audiencë duke shikuar kuvendin gjatë tërë javës, por të enjten ai mbajti fjalimin e parë publik që kur ai ishte shënjestër e një përpjekje atentati të shtunën e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti na sjell pamjet dhe tingujt nga Miluoki, Uiskonsin.

Pritshmëritë mbi fjalimin e ish-presidentit Donald Trump ishin të mëdha, duke marrë parasysh atë që ndodhi pesë ditë më parë, atentatin kundër tij. Donald Trump e nisi fjalimin me një ton më të butë, zë më të ulët dhe reflektues, rreth dhimbjes që tha se ndjeu në tubimin e së shtunës.

“Ishte plumb, nuk mund të ishte gjë tjetër – vendosa dorën në vesh dhe pashë që e kisha të mbuluar me gjak", tha ai.

Gjatë kësaj jave në Kuvendin e republikanëve, fotografitë nga përpjekja e fundjavës për atentat ndaj tij u kujtoi çdo ditë delegatëve kandidatin e tyre - të fuqishëm, të qëndrueshëm, e që nuk u ndal nga plumbi i atentatorit. Ai premtoi se këtë fuqi do ta zgjerojë përtej kufijve, nëpër botë. Zoti Trump tha se as lufta në Ukrainë dhe as konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit nuk do të kishin ndodhur gjatë mandatit të tij.

"Një spektër në rritje i konflikteve po mbizotëron mbi Tajvanin, Korenë, Filipinet dhe tërë Azinë. Planeti ynë është në teh të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të jetë një luftë e pashembullt për shkak të armëve", tha zoti Trump.

Pas atentatit në Pensilvani, zoti Trump e rishkroi fjalimin. Tashmë ndryshimet janë të dukshme, me më shumë ngjyrime fetare, duke marrë parasysh sa shumë iu afrua vdekjes.

"Qëndroj para jush në këtë arenë për shkak të mëshirës së të madhit Zot", tha ai.

Zoti Trump, u shpall fajtor nga një juri në Nju Jork për 34 akuza penale. Ai akuzoi administratën e Presidentit Biden për keqpërdorim të sistemit të drejtësisë, për rritjen einflacionit dhe që u hapi siç tha kufirin kriminelëve.

"Në duam që njerëz të vijnë në vendin tonë, por duhet që ata të vijnë këtu ligjërisht", deklaroi ai.

Në kuvend ishte dhe senatori i Ohajos J.D Vance, përzgjedhur këtë javë si kandidati për nënpresident nga zoti Trump. Edhe bashkëshortja e zotit Trump, Melania Trump, bëri paraqitjen e parë në Kuvend.

Analistët politikë shohin një Parti Republikane me një mesazh të ri e gjithëpërfshirës.

"Ata donin të tregonin se sa shumë janë e sa të ndryshëm, nga pikëpamja social kulturore apo atnike. Ata kërkuan të tregojnë gjithashtu se sa miqësor që janë e sa kaotik janë demokratët, sa të bashkuar janë duke dërguar një sinjal se ata janë zgjedhja e duhur”, thotë profesorja Shannon Bow O'Brien nga Universiteti i Teksasit.

Por zoti Trump nuk dha një mesazh të fuqishëm bashkimi, siç prisnin analistët. Megjithatë disa delegatë thanë se ky ishte mesahzi.

"Të gjithë po bëhen bashë ne jemi parti e popullit", tha një delegate nga Florida.

"Jemi shumë të gëzuar për këtë lëvizje, për valën e kuqe dhe të zgjedhur Donald Trumpin dhe J.D Vance për në Shtëpinë e Bardhë këtë vit," thotë delegatja nga Uiskonsin.

Nga ky Kuvend, dyshja Trump-Vance do ta bartin këtë mesazh në pjesët qendrore të Shteteve të Bashkuara ndërkohë që vazhdojnë fushatën zgjedhore nëpër vend./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet