Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Trump kërkoi që Departamenti i Drejtësisë t'i japë rëndësi zbatimit të urdhrit të tij ekzekutiv në mënyrën të menjëhershme.
SHBA - Një burrë u arrestua pranë Shtëpisë së Bardhë pasi i vuri flakën një flamuri amerikan në shenjë proteste ndaj një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump që e kriminalizonte aktin, tha policia të martën.
Arrestimi ndodhi të hënën në mbrëmje, disa orë pasi republikani nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e konsideronte krim vënien e qëllimshme të zjarrit ndaj simbolit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë të vitit 1989 se protesta të tilla nuk mund të ndiqen penalisht sipas të drejtës themelore të Kushtetutës për lirinë e shprehjes.
Burri, i identifikuar si Jay Carey, është një veteran lufte me 20 vjet përvojë dhe tha se e dogji flamurin në shenjë proteste ndaj Trump.
“Po e djeg këtë flamur në shenjë proteste ndaj këtij presidenti fashist që ndodhet në këtë ndërtesë”, tha një protestues duke përdorur një megafon në një park të vogël jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, sipas videos së shpërndarë në mediat sociale dhe të transmetuar gjithashtu nga mediat amerikane.
Më pas ai deklaroi se shërbeu në forcat e armatosura të SHBA-së për të mbrojtur të drejtën e bashkatdhetarëve të tij “për t’u shprehur”.
“Është e drejta jonë e garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së ta djegim atë flamur, pavarësisht se çfarë thotë presidenti”, këmbënguli ai.
Ai i vuri flakën flamurit, pasi e kishte spërkatur me lëndë djegëse. Agjentët e Shërbimit Sekret, agjencia policore e ngarkuar me mbrojtjen e politikanëve në SHBA, bënë të mundur fikjen e zjarrit dhe shoqërimin e tij.
Policia e parkut konfirmoi dje se gjoba u shndërrua në arrest, sipas një ligji federal që ndalon ndezjen e zjarreve pa leje në parqet publike federale.
Donald Trump përmendi vendimin e vitit 1989 të martën, duke argumentuar se djegia e flamurit amerikan në rrethana të caktuara nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë, veçanërisht kur mund të nxisë veprime të paligjshme.
Ai kërkoi që Departamenti i Drejtësisë t'i japë rëndësi zbatimit të urdhrit të tij ekzekutiv në mënyrën të menjëhershme.
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish e ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë takimi s&eu...
aleksander vucic SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Pr...
mark carney, friedrich merz GJERMANI- Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualis...
foto ilustruese VENEZUELË- Venezuela njoftoi sot se do të dërgojë anije dhe dronë të Marinës për të...
shirin ebadi IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi ...
foto ilustruese UKRAINË- Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe p...
narendra modi SHBA- Tarifat e larta prej 50% të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Indisë kanë hyrë në fuqi, disa javë p...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për fejesen e këngëtares Taylor Swift me yllin e NFL-së, T...
Foto SPANJË- Qeveria spanjolle po propozon një sërë masash për të përshpejtuar dëmshpërblimin e personave...
Zelenskyy dhe Klingbeil GJERMANI- Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars...