Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit.
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk do të aplikohen në entitetin serb.
“Unë jam një plan nëse përfaqësuesi i lartë sjell diçka. Do të jetë shumë interesant, por plani nuk përfshin asnjë konflikt, por sfidë politike”, tha Dodik duke komentuar raportimet mediave për shkarkimin e tij.
Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit. Gjatë një konference për media, Dodik tha se ai është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës Sërpska nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të mbajtura tetorin e vitit të kaluar.
“Lëreni të tentojë, ndoshta ai ka dëshirë që ajo të ndodhë në mënyrë që të shfaqet paaftësia e tij për të bërë diçka,”- tha Dodik. Deklarata e tij vjen një ditë pasi anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) mblodhi dokumentacione në zyrat e Gazetës Zyrtare në Republikën Srpska. Ky institucion ka publikuar dekretin joligjor të Dodikut që thotë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë më nuk do të publikohen në Republikën Sërpska, sikurse edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të aplikohen në territorin e entitetit.
Dekreti i Dodikut është publikuar në Gazetën Zyrtare më 10 korrik. Propozuesit e këtij legjislacioni ishin Dodik, deputetët dhe Qeveria e Republikës Sërpska. Asambleja e këtij entiteti i miratoi këto ndryshime ligjore në fund të qershorit. Schmidt me vendimet e tij të 1 korrikut ka pezulluar krejtësisht të gjithë procedurën ligjore. Përfaqësuesi i lartë po ashtu ka penalizuar mosrespektimin e vendimeve të tij dhe kushdo që e bën këtë shkelje mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.
Konferenca për media e Dodikut u mbajt pas takimit të zyrtarëve të lartë të Bosnjës me kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Johanna Sattler, dhe drejtoreshën për Evropë të Shërbimit për Punë të Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst.
Pas takimit të mbajtur në Sarajevë, Dodik tha se ai dëshiron që Bosnja të pranohet si anëtare e BE-së. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për krizën politike të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dejton të Dodikut. Dodik tha se u pajtua me BE-në që përfaqësuesit e autoriteteve duhet të paraqesin një propozim për shtensionim politik deri të hënën./REL
Vladimir Plahotniuc Agresioni i zgjatur i Rusisë në Ukrainë ka ngritur shqetësimin se Moldavia mund të jetë e radhës n&e...
LITUANI- Zonja e Parë e Ukrainës, ajo e Turqisë dhe ajo e Francës gjithashtu morën pjesë në mbrëmjen e parë t&eum...
Emmanuel Macron dhe Jakov Milatoviç MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka marrë ftesë për vi...
Jake Sullivan SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan thotë se presidenti amerik...
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy LITUANI- Zyra për shtyp e kryeministrit britanik Rishi Sunak deklaron se Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina ka...
Sudan SUDAN- Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, më shumë se 3 milionë njer&e...
Volodymyr Zelenskyy në samitin e NATO-s LITUANI- Momente gazmore në samitin e NATO-s në Vilnius. Presidenti ukrainas gabimisht mendoi se nj&...
Volodymyr Zelenskyy LITUANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e mbajtur në samitin në Vilnius ka falenderuar NATO-n...
Deborah Haynes LITUANI- Deborah Haynes, gazetarja e Sky News është përballur me një situatë aspak të këndshme teksa isht...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për audio-inicizmet e publikuara në m...