LIVE UPDATES
Bota

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani

Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan të merrnin pjesë në aksione revolucionare, sidomos në Francë ku pas revolucionit të 1789-ës, u përgatit mjedisi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të drejtat e barabarta.

8 Mars 2024, 08:50 Nga N.F
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Ikonat e lëvizjes emancipuese të
Foto ilustruese

TIRANË- Luftëtaret e të drejtave të grave në Gjermani, nuk kanë qenë aq radikale sa “motrat” e tyre në Angli, të cilat nuk trembeshin as nga ushtrimi i dhunës. Megjithatë edhe ato kanë luftuar me guxim për të drejtat e tyre. Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan të merrnin pjesë në aksione revolucionare, sidomos në Francë ku pas revolucionit të 1789-ës, u përgatit mjedisi për të drejtat e njeriut, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe të drejtat e barabarta. Në Gjermani, kaloi një gjysmë shekulli deri sa një numër i konsiderueshëm grash u politizuan dhe filluan të artikulonin kërkesat e tyre.

Udhërrëfyesja

Në vitin 1843 në publik u shfaq një grua me emrin Louise Otto-Peters, e cila e thoshte hapur mendimin e saj. Doktrina e saj ishte që pjesëmarrja e grave në interes të shtetit "është jo vetëm e drejtë, por është edhe detyrë”. 

24 vjeçarja Luise Otto-Peters kishte mbetur jetime në moshën 16 vjeçare, dhe si adoleshente u mor vetë me punët e saj. Mbas vdekjes së prindërve ajo kishte trashëguar një pasuri të madhe. Ajo realizoi ëndrrën e saj për t‘u bërë shkrimtare dhe shkruajti poezi, ese, romane social-kritike dhe artikuj gazetareskë. Këto të fundit ajo i publikoi me pseudonimin Otto Stern. Ajo i ra në sy qeverisë, e cila u mundua t'i mbyllte gojën. Por Louise nuk u nënshtrua dhe themeloi në vitin 1865 "Shoqatën e Lajpcigut për arsimimin e grave”.

Në të njëjtin vit në Lajpcig u zhvillua një konferencë e madhe grash. Gazetat shkruajtën me përçmim për "Betejën e grave të Lajpcigut”, por 120 pjesëmarrëset nuk i kushtuan rëndësi këtij fakti. Ato themeluan Shoqatën e përgjithshme të grave gjermane (ADF), kryetare e të cilës qëndroi për 30 vjet rresht, Louise Otto-Peters. Një nismë fillestare që u shoqërua me krijimin e shoqatave të grave në të gjithë Gjermaninë.

Arsim shkollor për vajzat

Synimi kryesor dhe më i rëndësishëm ishte shkollimi i grave dhe vajzave. Ndërkohë që shkollimi përkatës i djemve ishte gjë krejt normale, vajzat nga shtresa punëtore duhet të fillonin punën në moshë të re për të fituar para, kurse vajzat nga familjet borgjeze duhet të përgatiteshin për jetën bashkëshortore. Vajzat që dinin të shkruanin dhe të lexonin ishin me fat. Mësuesja Helene Lange e mori në dorë këtë problem dhe i drejtoi një lutje ministrisë prusiane të shkollave. Ajo kërkonte përmirësimin e shkollimit të vajzave, rritjen e ndikimit të mësueseve në edukimin e nxënëseve, përmirësimin e arsimimit të mësueseve. Por luftëtareve të të drejtave të grave iu desh të prisnin gjatë. Në fund në vitet 1899 dhe 1900 u arrit të lejohej pjesëmarrja e grave në universitetet gjermane. Dhe më 1908 sistemi i shkollimit të vajzave u vu nën përgjegjësinë e shtetit.

Rritet vetëdija politike

E reja Clara Eißner shkonte në një seminar për mësueset në Lajpcig kur mësoi për themelimin e Shoqatës së përgjithshme të grave gjermane dhe filloi të angazhohej në shoqatë. Në atë kohë vlerësohej si skandaloze fakti që ajo jetonte me rusin Ossip Zetkin, pa qenë e martuar me të, mori mbiemrin e tij dhe lindi me të dy djem. Duke qenë edukatore ajo hyri në Partinë socialiste të punës, partinë që më vonë u kthye në Partinë Socialdemokrate dhe filloi të luftonte për të drejtat e barabarta të grave si në profesion, ashtu edhe në shoqëri. Ajo themeloi revistën e gruas "Barazia". Clara Eißner - Zetkin është përfaqësuese e lëvizjes proletare të grave, dhe ndryshe nga lëvizja borgjeze e grave, në këtë lëvizje kishim të bënim kryesisht me të drejtat e grave punëtore.

Me nismën e marrë më 1910 për një ditë ndërkombëtare të grave, ajo inicioi një ditë për luftën e barazisë së grave, demokracinë, paqen dhe socializmin. Kjo ditë filloi të festohet për herë të parë në vitin 1911. Nën moton "Jepini grave të drejtën e votës!"

E drejta për të marrë pjesë në politikë

Bashkëluftëtare që kërkonin të drejtën e votës për gratë në Gjermani ishin edhe Anita Augspurg dhe partnerja me të cilën bashkëjetonte, Lida Gustava Heymann. Ato kishin themeluar në vitin 1902 shoqatën gjermane "Për të drejtën e grave për të votuar”. Augspurg dhe Heymann ishin më pak paqedashëse se sa "motrat” e tjera gjermane. Ato kërkonin t'i fitonin të drejtat e tyre duke përdorur të njëjtat mjete brutale që përdornin Suffragetten në Angli, që i shoqëruam kërkesat e tyre duke ushtruar presion me grevë urie, vandalizëm dhe demostrata të mëdha.

Augspurg studionte juridik në Zvicër, gjë që ishte e paimagjinueshme në Gjermaninë e shekullit të 19-të. Ajo mori doktoraturën dhe kishte kështu njohuritë e duhura juridike për të luftuar për reforma në parlamentin gjerman.

Lufta dha frute

Ndërkohë filluan bashkëpunimet me shoqata në vendet e tjera europiane, lëvizja e suffragetteve në Angli ishte forcuar aq shumë, saqë askush nuk mund ta anashkalonte. Ndërkohë që gratë në Hollandë dhe Skandinavi kishin vite që lejoheshin të votonin, gratë në Gjermani, Austri, Poloni dhe Angli pritën deri në vitin 1918 për të marrë të drejtën e votës, në vende të tjera pritën edhe më shumë.

Më 30 nëntor 1918, gati tri javë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, qeveria e re gjermane "e Rajhut”, njoftoi: "Të gjitha zgjedhjet për institucionet publike duhen zhvilluar sipas së drejtës së përgjithshme, të barabartë, të fshehtë, dhe direkte të votës, në bazë të sistemit proporcional të votimit të të gjithë personave mashkullorë dhe femërorë të moshës mbi 20 vjeç.” Ky ligj i ri u zbatua për herë të parë pak më vonë, në janar 1919.

Marrë nga DW

dita nderkombetare e grave gjermani 8 mars

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë