LIVE UPDATES
Bota

Distanca nuk mund të ndajë dy njerëz që dashurohen, historia e çiftit që gjetën sërish njëri-tjetrin pas 31 vitesh

Kate kishte vizituar jugperëndimin së bashku me nënën dhe shoqen e saj më të mirë në 1989. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, Kate, tani 50 vjeç, tha se Baer e ka parë për herë të parë në një bar teksa kishte shkuar për të ngrënë me nënën e saj. 

22 Shkurt 2023, 20:29 Nga a.l
Distanca nuk mund të ndajë dy njerëz që dashurohen, historia
Kate Pymm Guenther Baer

GJERMANI- Kate Pymm nga Guisborough dhe Guenther Baer nga Gjermania ishin 17 dhe 23 vjeç kur u takuan gjatë vizitës në Devon në 1989. Ata shkruan letra dashurie për katër vjet, por humbën kontaktet dhe vazhduan të bënin jetë të ndara, me të dy martesat që do të përfundonin me divorc.

Por një zbulim i rastësishëm i letrave të tyre bëri që çifti të rikontaktonin me njer-tjetrin. Kate kishte vizituar jugperëndimin së bashku me nënën dhe shoqen e saj më të mirë në 1989. Duke kujtuar takimin e tyre të parë, Kate, tani 50 vjeç, tha se Baer e ka parë për herë të parë në një bar teksa kishte shkuar për të ngrënë me nënën e saj. 

"Më kujtohet unë dhe mamaja ime shkuam për të ngrënë në këtë fshat të bukur. Ne hymë në bar dhe pashë këtë djalë të mrekullueshëm", tha ajo. 

Guenther, tani 57 vjeç, kishte udhëtuar në Angli për të përmirësuar aftësitë e tij gjuhësore  Ata shkëmbyen adresa dhe e mbajtën lidhjen e tyre për dy vite, përmes shumë letrave, telefonatave  dhe vizitave të herëpashershme. Por Kate vendosi që romanca në distanca të gjata ishte shumë e vështirë për t'u mbajtur dhe i dha fund në 1991.

"Duhet të ishte kaq e vështirë, ishte zemërthyese, ne të dy e donim njëri-tjetrin, por për fat të keq isha unë që thirra kohë. Thjesht thashë se nuk mund të shoh një mënyrë për ta bërë këtë të funksionojë," tha Kate.

Ata vazhduan t'i shkruanin letra njëri-tjetrit deri në vitin 1993 kur mbaroi kontakti i tyre.
Guenther vazhdoi të kishte tre fëmijë, ndërsa Kate ngriti biznesin e saj të kozmetikës. Të dy u martuan me njerëz të tjerë dhe më vonë u divorcuan. 

Më pas, në nëntor 2020, në mes të bllokimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar nga COVID-19, mes çiftit ra sërish qetësia.  Ndërsa po kërkonte dekore për Krishtlindje, Kate zbuloi një sasi të madhe letrash nga dashuria e saj e kaluar. 

"Ishte kutia e parë që gjeta. Unë i ngrita letrat, shkova në dhomën e gjumit, i vendosa të gjitha në rendin e datës dhe i lexova nga përpara në mbrapa. Ishte një fundjavë vërtet emocionuese dhe solli kujtime”, tha ajo. 

Për javët e ardhshme, Kate kaloi çdo ditë duke menduar për Guenther. Ajo nuk e dinte se ai kishte kaluar tetë vitet e fundit duke menduar për të. Kate vendosi të gjente adresën e Guenther dhe i shkroi, por pranoi se u desh pak kohë për ta gjetur atë sepse ai nuk ka rrjetet sociale.

"Ditën që mora letrën e saj, u trondita. Në momentin që mora letrën, duhej të merrja telefonin dhe ta telefonoja, isha vërtet i befasuar dhe i kënaqur. Kur është e drejtë, është e drejtë", tha Guenther.

Dyshja më në fund u takuan në janar 2021 pasi folën çdo ditë që nga ajo telefonatë, për të cilën Kate kujton qartë se ishte në orën 12:36 të 22 nëntorit.

"Unë thjesht e doja atë, ishte kaq e çuditshme, ishte kaq organike dhe doja t'i thoja që e doja".

Ata u martuan në Bavari në dhjetor 2021. Dhe këtë javë, Kate po përgatitet të lërë pas Teesside për të filluar më në fund jetën e saj me Guenther në Gjermani. 

Përshtatur nga BBC

kate pymm guenther baer

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale