LIVE UPDATES
Bota

Dispozita në Kushtetutën amerikane që rrezikon fushatën e Donald Trump

Gjykata e Lartë e Kolorados mori një vendim historik të martën që e ndalon zotin Trump që të përfshihet në fletën e votimit në atë shtetet në bazë të pikës 3 të Amendamentit të 14.

21 Dhjetor 2023, 07:43 Nga r.ll
Dispozita në Kushtetutën amerikane që rrezikon fushatën e
donald trump

SHBA- Përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të rifituar Shtëpinë e Bardhë janë vënë në rrezik nga dy fjali që i janë shtuar Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara 155 vjet më parë.

Gjykata e Lartë e Kolorados mori një vendim historik të martën që e ndalon zotin Trump që të përfshihet në fletën e votimit në atë shtetet në bazë të pikës 3 të Amendamentit të 14. Kjo shtesë ligjore e ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj. Kjo është hera e parë në histori e përdorjes së kësaj dispozite për të ndaluar dikë që të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të ketë fjalën e fundit nëse vendimi i gjykatës së Kolorados qëndron.

Nëse ndodh, gjë që shumë ekspertë ligjorë thonë se ka gjasa të pakta, kjo do t’i jepte fund fushatës së zotit Trump, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë do të zbatohej në të gjitha shtetet.Po ashtu, kjo hap shtegun e një bote të re lufte politike, pasi politikanët në të ardhmen do të shfrytëzonin vendimet gjyqësore për të skualifikuar rivalët e tyre në bazë të së njëjtës dispozitë.

Madje, disa konservatorë kanë menduar ta përdorin dispozitën kundër Nënpresidentes Kamala Harris, e cila mblodhi para për lirimin me kusht nga burgu të të ndaluarve gjatë dhunës pas vrasjes së zotit George Floyd në Minneapolis. Ata thanë se edhe kjo duhet të konsiderohet si një “kryengritje” kundër Kushtetutës.

ÇFARË NDIKIMI DO TË KETË VENDIMI?

Të vetëdijshëm se çështja kishte shumë gjasa të shkonte në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, vendimi 4-3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do të hyj në fuqi deri më 4 janar, një ditë para printimit të fletëve të votimit për zgjedhjet paraprake në atë shtetet, ose derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim.

Teknikisht, vendimi i Kolorados zbatohet vetëm në atë shtet ndërsa sekretarët e shteteve të tjera po lëshojnë deklarata duke thënë se zoti Trump mbetet në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake. Por vendimi i Kolorados mund t‘i inkurajojë shtetet e tjera që ta përjashtojnë emrin e zotit Trump nga fletët e votimit.

Aktivistët u kanë kërkuar zyrtarëve të zgjedhjeve shtetërore që ta bëjnë këtë në mënyrë të njëanshme, por asnjë nuk e ka bërë. Janë ngritur dhjetëra padi, por të gjitha dështuan deri në Kolorado. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk ka marrë asnjëherë vendim lidhur me atë që nënkupton pika 3 e Amendamentit 14. Apelimi nga fushata e zotit Trump nuk pritet të depozitohet këtë javë.

Gjykata e Lartë mund të marrë vendime të ndryshme, që nga mbështetja e vendimit të Kolorados apo hedhja poshtë e tij. Një tjetër alternativë mund të jetë edhe shmangia e pyetjeve thelbësore. Por shumë ekspertë paralajmërojnë se do të ishte e rrezikshme që të lihej pa përgjigje një pyetje jetike kushtetuese.

“Është e domosdoshme për stabilitetin politik amerikan që të kemi një zgjidhje përfundimtare juridike të këtyre çështjeve sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi menjëherë pas vendimit Rick Hasen, profesor i drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. “Votuesit duhet ta dinë nëse kandidati që ata po mbështesin për president ka të drejtë të kandidojë”.

ÇFARË DO TË BËJË GJYKATA E LARTË E SHBA-së?

Gjykata e Lartë përbëhet nga nëntë gjyqtarë, gjashtë prej tyre të emëruar nga presidentë republikanë, mes tyre tre të emëruar nga vetë zoti Trump. Pjesërisht për shkak se kjo është një bazë ligjore krejtësisht e re, është e vështirë të parashikohet se si do të vendosin gjykatësit individualisht bazuar në ideologjinë e tyre.

Disa nga mbështetësit më të fortë të përdorimit të dispozitës në fjalë kundër zotit Trump kanë qenë teoricienë dhe avokatë të njohur konservatorë , të cilët argumentojnë se gjykatat duhet të zbatojnë fjalët aktuale të Kushtetutës. Ata argumentojnë se nuk ka vend për interpretim dhe se zoti Trump është qartësisht i skualifikuar.

Të shtatë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Kolorados janë emëruar nga demokratët. Por ata ishin të ndarë në votimin 4-3. Shumica citoi një vendim nga zoti Neil Gorsuch nga koha kur ai ishte gjyqtar federal në Kolorado. Zoti Gorsuch është një prej të emëruarve në Gjykatën e Lartë nga zoti Trump.

Ai pati marrë vendimin se një i lindur në Guayana, por që ka marrë shtetësinë amerikane, nuk i plotëson kushtet e vendosura nga Kushtetuta për të qënë në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, gjykatat hezitojnë të kufizojnë zgjedhjet e votuesve. Shtrohet pyetja nëse një mosmarrëveshje ligjore zgjidhet më mirë nga njerëzit që votuesit kanë zgjedhur për të hartuar ligjet apo nga gjyqtarët e pazgjedhur? Kjo është një arsye se pse të gjitha paditë e tjera ndaj pikës 3 të Amendamentit 14 kanë dështuar deri më tani.

ÇFARË ËSHTË PIKA 3 E AMENDAMENTIT 14?

Pika 3 e Amendamentit të 14-të u shkrua për të mbajtur larg posteve të qeverisë ish drejtuesit e konfederatës. Shtesa ligjore përjashton nga mbajtja e posteve publike të gjithë ata që më parë kanë bërë betimin por që janë përfshirë në kryengritje ose rebelim kundër shtetit ose kanë ndihmuar armiqtë. Pika 3 thotë se kjo dispozitë mund të ndryshohet me votën e dy të tretave të secilës dhomë të Kongresit.

Dispozita u përdor shpesh në vitet menjëherë pas Luftës Civile, por nuk u përdor më pasi Kongresi miratoi një amnisti në vitin 1872 për shumë veteranë të konfederatës.

Sipas hulumtuesve, rasti i vetëm i përdorimit të dispozitës në shekullin e 20-të ishte në vitin 1919 kundër një ligjvënësi socialist i cili kundërshtonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore./VOA

donald trump gjykata e kolorados

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet