LIVE UPDATES
Bota

Disinformim dhe lajme të rreme në luftën e Lindjes së Mesme

Këto janë vetëm dy nga shumë video që janë shpërndarë në mediat sociale që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit terrorist të Hamasit me 7 tetor. Një analizë e DW tregon, se të dyja videot janë të manipuluara.

31 Tetor 2023, 12:03 Nga a.l
Disinformim dhe lajme të rreme në luftën e Lindjes së Mesme
FakeNews

A zbarkuan duzina luftëtarësh të Hamasit me parashutë në Izrael, siç paraqitet në një video që qarkullon në TikTok? Dhe a ka ngritur lart ylli i futbollit një flamur palestinez, siç tregohet në një video tjetër?

Këto janë vetëm dy nga shumë video që janë shpërndarë në mediat sociale që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit terrorist të Hamasit me 7 tetor. Një analizë e DW tregon, se të dyja videot janë të manipuluara.

Ato janë pjesë e një sfide më të madhe: Faktet manipulohen dhe shpërndaren, në një kohë që numër i madh përdoruesish kërkon online për informacione të besueshme, që u ndihmojnë të kuptojnë më mirë konfliktin në Lindjen e Mesme. „Përmasat e disinformimit, informimit të gabuar, propagandës dhe paqartësisë janë më të mëdha se kurrë më parë në këtë konflikt", thotë Andy Carvin, drejtues i qendrës digjitale Digital Forensic Research Lab të Këshillit Atlantik për DW. 

Disinformim dhe lajme të rreme në luftën e Lindjes së Mesme
Videoja

Falsfikimet ndezin zemërimin

Sidomos në kohë lufte informacionet që shpërndahen mund të jenë shokuese, të konstestueshme apo trazuese. Kështu në internet qarkullon një video, që Deutsche Welle e ka klasifikuar si manipulim dhe me gjasë tregon, se si ushtarët izraelitë rrëmbejnë dy vajza të vogla izraelite.

Një video e tillë shkakton zemërim, hidhërim dhe ndjenja të tjera. Kjo mund të çojë aty që dikush mbështet njërën ose palën tjetër në konflikt. Lajmet e rreme kanë efekt më të madh, kur vihen në lëvizje emocione të forta.

Psikologu konjitiv Stephan Lewandowsky tha në një bisedë të mëparshme me DW, se „lajmet e rreme tentojnë të krijojë zemërim tek marrësi i tyre." Sipas studiuesit, "ne e dimë, se pavarësisht, nëse ju e pëlqeni apo jo, ju merreni me këtë informacion provokues zemërues." Pikërisht kjo rrit probabilitetin që ato të bëhen virale.

Disinformim dhe lajme të rreme në luftën e Lindjes së Mesme
Videoja

Ka disa përgjigje ndaj pyetjeve si më poshtë që mund të ndihmojë që të krijohet një distancë e logjikshme para se të shkosh më tej me informimin:

Shumë përdorues nuk i marrin më lajmet mbi zhvillimet, edhe ato në kohë lufte në faqet e internetit të lajmeve apo aplikacionet e tyre, por në platformat e mediave sociale, makineritë e kërkimit. Kjo ka dobësuar në disa raste lidhjen e përdoruesve me emrat e njohur të ofrimit të lajmit, që normalisht publikojnë informacione të besueshme. Përveç kësaj është bërë më e vështirë që të përcaktosh në mediat sociale, se nga vijnë informacionet. 

Njohja e burimit ndihmon që të kuptosh nëse një video, foto apo një artikull është i besueshëm. Edhe nëse informacionet janë të vërteta, dhënia e burimit të informacionit ndihmon të kuptosh axhendën e ofruesit dhe të dallosh nëse ka tendencë paragjykimi.

Nëse kjo është e lidhur me profilin e një personi, verifiko, se çfarë është publikuar në të shkuarën nga ky person dhe ku. Shikoni në platforma të tjera, nëse një person shënon se punon për një media. Nëse profili të çon në një faqe interneti atëherë verifikoni në menu pjesën ku jepen të dhëna, "Mbi ne” apo impresum që ju jep të dhëna për të përcaktuar, se cilat informacine publikohen, si financohet dhe nëse ka partnerë shtetërorë apo komercialë.

Në rast të fotove apo videove që mund të jenë të manipuliuara mund të ndihmojë një kërkim praptas për të gjetur origjinën e fotos. Për të kryer këtë nevojitet një foto ose një screenshot, i cili ngarkohet në makinerinë e kërkimit Google images apo Tin Eye. 

Edhe përmbajtja e një deklarate mund të verifikohet

Në fillim të tetorit u pretendua në një video, se Egjipti ka hyrë në luftë dhe ka dërguar qindra tanke në Rripin e Gazës. Verifikimi e nxjerr qartë, që nuk ka asnjë provë për pohime të tilla. Në rast të një pjesëmarrjeje të drejtërdrejtë të Egjiptit në luftë do të ishte raportuar shumë më gjerësisht./DW

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës