Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më 25 janar se prokurorët e rajoneve të Zaporizhzhya, Kirovohrad, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin liruar nga detyrat e tyre.
UKRAINË- Prokurorët në pesë rajone të Ukrainës janë shkarkuar nga detyra, mes një skandali korrupsioni të profilit të lartë, që ka çuar në disa dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve të lartë në të gjithë vendin.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha më 25 janar se prokurorët e rajoneve të Zaporizhzhya, Kirovohrad, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin liruar nga detyrat e tyre.
Skandali i korrupsionit shpërtheu më 22 janar, kur Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një gazetë investigative për mbipagimin e furnizuesve për ushqimin e ushtarëve ukrainas. Furnizuesi ka thënë se faji ishte i tyre nga një gabim teknik dhe se nuk ishin dhënë para shtesë. Ministria tha se akuzat ishin të pabaza.
Në të njëjtën ditë, zëvendësministri i Infrastrukturës i Ukrainës u arrestua me dyshimin se kishte marrë ryshfet prej 400 mijë dollarësh për importimin e gjeneratorëve në shtator, një akuzë të cilën ai e mohon.
Nënkryetari i administratës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, njoftoi më 24 janar se i kishte paraqitur dorëheqjen Zelenskiyt.
Pak kohë pas njoftimit të Tymoshenkos, zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov, që ishte përgjegjës për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, gjithashtu dha dorëheqje, duke përmendur "akuzat e mediave" për korrupsion.
Dy zëvendësministra, Vyacheslav Nehoda dhe Ivan Lukerya nga Ministria e Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës dhanë gjithashtu dorëheqje më 24 janar.
Po të njëjtën ditë, Oleksiy Symonenko, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, u shkarkua. Largimet e zyrtarëve pasuan njoftimin e presidentit Volodymyr Zelensky, më 23 janar, se do të bënte ndryshime në udhëheqje në nivele të larta dhe të ulta. Zelensky u zotua për çrrënjosje të korrupsionit nga administrata e tij.
Marrë nga REL
Eduard Heger SLLOKAVI- Parlamenti i Sllovakisë ka amendamentuar Kushtetutën e shtetit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve t&eum...
Syzet e Denaros ITALI- Syzet historike të diellit në formë Ray Ban që Matteo Messina Denaro mbante kur ishte i ri, janë gjetur m&e...
Komisioneria BRUKSEL- Komisioni Evropian përcaktoi planet të martën për të rritur në mënyrë dramatike kthimin e azi...
Foto Ilustruese TURQI- Një tërmet me madhësi 5.3 të shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme në Turqi. M&eum...
Gazetaret KOSOVË- Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministrit të Financav...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Situata me Kosovën u përshpejtua edhe më shumë në javët e fundit dhe gjithç...
Karikatura për Erdogan SUEDI- Një konkurs për Presidentin Recep Tayyip Erdogan , ku u dërguan më shumë se 400 vepra, u organi...
Shenjat SHBA- Njerëzit ndajnë gjuhën e përbashkët të shenjave me majmunët e tjerë, duke kuptuar shumë nga gjes...
Olaf Scholz GJERMANI- Qeveria gjermane ka konfirmuar se do t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2 dhe do të miratojë kërk...
Vladimir Lipayev ESTONI- Vendet perëndimore planifikojnë të furnizojnë Estoninë me llojet më moderne të armëve konv...