LIVE UPDATES
Bota

Dhjetëra mijëra burra ukrainas ikën ilegalisht në Moldavi

I riu iu bashkua radhëve të burrave ukrainas të moshave 18 deri në 59 vjeç, të cilët kanë hyrë në Republikën e Moldavisë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga trupat ruse.

16 Korrik 2024, 13:12 Nga N.F
Dhjetëra mijëra burra ukrainas ikën ilegalisht në Moldavi
Foto ilustruese

MOLDAVI- Andrei, një shtetas ukrainas 25-vjeçar nga një fshat në rajonin e Odesës, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, u arratis në Republikën e Moldavisë menjëherë pasi autoritetet ukrainase ndryshuan legjislacionin në prill dhe e ulën moshën e mobilizimit, nga 27 në 25 vjeç.

I riu iu bashkua radhëve të burrave ukrainas të moshave 18 deri në 59 vjeç, të cilët kanë hyrë në Republikën e Moldavisë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga trupat ruse.

Statistikat e ofruara për REL-in nga Policia Kufitare dhe Inspektorati i Përgjithshëm për Migracionin tregojnë se, nga 24 shkurti i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2024, gjithsej rreth 23.500 burra ukrainas kanë hyrë ilegalisht, pra duke anashkaluar pikat e kalimit kufitar. Madje, ka hetime edhe për vrasjen e një personi gjatë përpjekjes për të ikur ilegalisht në Moldavi. (Zyra kryesore e hetimeve e Ukrainës tha më 15 korrik se po analizon rrethanat rreth vdekjes së një ushtaraku në rajonin e Odesës, që, sipas saj, është qëlluar me armë zjarri, pasi ka ikur nga ushtria dhe është munduar të hyjë ilegalisht në Moldavi, bashkë me tre burra të tjerë).

Me prindërit e tij, Andrei vendosi të ikte kur drejtori i kompanisë për të cilën punonte, u rekrutua gjithashtu në ushtri.

Ai la pas prindërit e tij 60-vjeçarë, por destinacioni i tij ishte i qartë paraprakisht: gruaja dhe djali i tij u strehuan në Republikën e Moldavisë gjatë muajve të parë të luftës, duke vizituar shtëpinë çdo disa muaj.

"Megjithatë, kuptova që kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe vendosa që duhet të jem me ta", thotë Andrei.

Ai foli për REL-in online, duke fshehur identitetin e tij, sepse arratisja e tij është e dënueshme në Ukrainë. Republika e Moldavisë, megjithatë, ka një këndvështrim tjetër për këto "krime".

I riu nuk jep detaje të arratisjes, por nga fjalët e tij mund të konkludohet se ai do të kishte kaluar kufirin në zonën Bolgrad - Vulcanesti. Ai e dinte nga të tjerët se duhej të kërkonte mbrojtje nga autoritetet e Republikës së Moldavisë, por jo nga Policia Kufitare: nëse do të ishte kapur nga patrullat moldaviane në vendkalim, ai do të përballej me një proces më të vështirë regjistrimi si refugjat.

“Është më e lehtë të dorëzohesh në shërbimin e emigracionit dhe të kërkosh azil atje”, thotë i riu, i cili e bëri pikërisht këtë. Atij iu ofrua mbrojtje e përkohshme dhe tani ai po kërkon punë në Republikën e Moldavisë.

Varet se në cilën anë të saj shikoni. Autoritetet ukrainase nuk e fshehin se, më shumë se dy vjet pas pushtimit rus, entuziazmi patriotik i ditëve të para, i cili bëri që ushtria ukrainase të rritej nga 260.000 në 700.000 burra, është zbehur ndjeshëm, shkaku edhe i humbjeve të mëdha dhe ngërçit në vijën e frontit.

Përpjekja për mobilizim është duke hasur në rezistencë dhe burrat e aftë për punë po fshihen për të shmangur bastisjet gjithnjë e më të shpeshta nga autoritetet ushtarake në rrugë dhe në transportin publik.

Në një nga shembujt më të fundit, më 5 korrik, një përleshje që shpërtheu midis civilëve dhe punonjësve të një qendre rekrutimi, të cilët vendosën të organizonin një postbllok të përkohshëm në një qytet në rajonin e Ivano-Frankivsk, eskaloi në dhunë. Shërbimi ukrainas i REL-it raportoi se një ushtarak u plagos dhe u shtrua në spital dhe makina e rekrutuesve u dëmtua.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klimenko, tha se çdo ditë, rojet kufitare ukrainase ndalojnë dhjetëra burra që po përpiqen të ikin nga Ukraina në vendet e Bashkimit Evropian. Ata që kapen, përballen me gjoba ose dënime penale. "Disa duan të kalojnë lumenjtë Tisa ose Dniester, të tjerët kalojnë nëpër pyje ose male", tha ministri ukrainas.

Në Kishinau, autoritetet pretendojnë se duan të ndihmojnë institucionet ukrainase për të parandaluar ikjen e njerëzve të aftë për luftë, por veçanërisht trafikimin e organizuar të qenieve njerëzore. Megjithatë, nëse të arratisurit mbërrijnë të pazbuluar në Republikën e Moldavisë - ata janë jashtë rrezikut për t'u riatdhesuar.

Neni 362 i Kodit Penal në lidhje me kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror nuk zbatohet për shtetasit e huaj që duan të përdorin të drejtën e azilit në Republikën e Moldavisë.

Në një përgjigje të dhënë për REL-in, kreu i Policisë Kufitare, Ruslan Galușca, thotë se, nëse ukrainasit ndalohen menjëherë pas kalimit të kufirit ilegalisht, ose shkojnë personalisht në njësitë e Policisë Kufitare ose në Inspektoriatin e Përgjithshëm për Migracionin (IGM), duke kërkuar një formë të mbrojtjes ndërkombëtare, ata "nuk janë të sanksionuar për hyrje të paligjshme" në territorin moldavian.

Republika e Moldavisë u jep të huajve katër forma mbrojtjeje: statusin e refugjatit, mbrojtjen humanitare, mbrojtjen e përkohshme dhe azilin politik. Duke filluar nga marsi 2023, IGM-ja zbatoi një mekanizëm të përkohshëm mbrojtjeje, një status që qytetarët ukrainas mund të përfitojnë në territorin moldavian.

Të dhënat zyrtare të para nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se, në një vit e dy muaj, së paku 12.760 burra ukrainas të moshës 18 deri në 59 vjeç - domethënë shumica e atyre që hynë ilegalisht - morën vetëm këtë status, të mbrojtjes së përkohshme.

Numri i atyre që tashmë kanë aplikuar për azil është dhjetë herë më i vogël. Një numër i krahasueshëm ukrainasish morën leje qëndrimi të përkohshme, dhe afërsisht të njëjtin numër - të drejtën për qëndrim të përhershëm. Disa dhjetëra ukrainas përfitojnë nga mbrojtja humanitare në Republikën e Moldavisë.

Zyrtarët e IGM-së gjithashtu i thanë REL-it në një përgjigje me shkrim, se "shqyrtimi i kërkesës për azil kryhet në përputhje të plotë me parimin e konfidencialitetit, bazuar në një vlerësim individual të secilit rast". Por, jo të gjithë burrat ukrainas që kalojnë ilegalisht kanë Republikën e Moldavisë si destinacion përfundimtar, sepse disa shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Vasili iku në Republikën e Moldavisë duke kaluar Dniestrin me varkë, pranë Soroçës, një natë prilli 2024. Tridhjetedyvjeçari ndodhet tani në Poloni, ku ka legalizuar qëndrimin. Në një bisedë në Skype, Vasili tha për REL-in se vendimin e ka marrë së bashku me prindërit dhe të dashurën e tij, e cila është me origjinë nga Rabnița, rajoni i Transnistrisë.

Të dy punuan nga distanca për një kompani të paneleve diellore. Ata thonë se morën rroga të mira për një kohë dhe dhuruan një pjesë të parave për nevojat e ushtrisë ukrainase, por humbën punën kur kompania e tyre duhej të bënte shkurtime. Nëse e dashura e tij, e cila u largua e para nga Ukraina, e bëri këtë ligjërisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Vasilin.

Ai thirri, nëpërmjet Telegramit, një grup trafikantësh të rekomanduar nga një mik i tij që iku në vitin 2023 dhe, më vonë për 10.000 dollarë ai po hipte në një varkë me motor me tre të tjerë sikurse ai në bregun e majtë të Dniestrit, përballë Cremenciugut.

Gjatë bisedës me REL-in, Vasili tha se e konsideron veten më “fat” se shumë të tjerë, të cilët donin të kalonin ujërat në Dniestër me varka dhe... u kapën. Por, ne nuk jemi të parët me të cilët ukrainasi ka folur. Të parët ishin policët moldavianë.

Për të marrë mbrojtje të përkohshme në Republikën e Moldavisë, Vasili duhej t'u tregonte se si kaloi dhe sa dha. Ndërsa nuk ka pasoja të rënda për emigrantin, ky "proces dokumentimi", siç e quan policia, mund të ndihmojë autoritetet të zbulojnë dhe çmontojnë kanalet e migrimit të paligjshëm.

Me dokumentin e përkohshëm të mbrojtjes në xhep, gjëja e parë që bëri Vasili ishte blerja e një bilete autobusi për në Varshavë, dhe më pas hodhi një monedhë në parkun qendror të Kishinaut, “në shenjë mirënjohjeje për këtë vend”.

“Nuk po iki sepse nuk e dua Ukrainën. Unë jam duke ikur nga vdekja. Më dhemb kur shoh njerëz që vdesin në vendin tim, por as unë nuk dua të jem tjetri”./ REL

moldavi ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet