21 Maj 2022, 10:49
Nga DOSJA
Ukrainë
UKRAINË- Luftëtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol për javë të tëra kanë luftuar kundër forcave ruse.
Sipas CNN, të premten, Rusia pretendoi se ushtarët e fundit brenda ishin dorëzuar duke e vendosur fabrikën e madhe të çelikut dhe qytetin nën kontrollin rus. Ndërkohë Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim.
Në videot e postuara në internet duken luftëtarët e mbetur duke u larguar nga fabrika e çelikut një ditë pasi një komandant ukrainas brenda bëri një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të ruanin jetën e tyre dhe t'i jepnin fund mbrojtjes së Mariupolit.
Ata të cilët u evakuuan janë tashmë të burgosur lufte në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe disa nga familjet e tyre më në fund kanë filluar të dëgjojnë lajmet për të dashurit e tyre.
Një grua ukrainase Natalia Zarytska ka treguar se burri i saj ishte në mesin e luftëtarëve në Azovstal dhe më pas u evakuua. Zarytska tregon se sipas saj tashmë ai ka kaluar sa në një ferr në një tjetër.
"Burri im më shkroi dy ditë më parë. Situata është vërtet e vështirë dhe e tmerrshme. Burri im është rrugës nga një ferr në një ferr tjetër”-tha ajo.
Mariupol ka qenë nën rrethim për gati tre muaj, me një pjesë të madhe të qytetit port jugor nën pushtimin rus që nga mesi i prillit. Luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar brenda fabrikës së çelikut që atëherë, së bashku me deri në 1000 civilë. Evakuimet për civilët filluan më 1 maj.
(j.c).dosja.al
Bota
21 Maj 2022, 08:18
Alexander Schallenberg
AUSTRI- Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evrop&eu...
Bota
21 Maj 2022, 07:55
Lia e majmunit
SHBA- Bota po përballet me linë e majmunit. Në 11 shtete janë konfirmuar deri më tani 80 raste, konfirmon Organizat...
Bota
21 Maj 2022, 07:51
Gazi rus
RUSI- Moska ka ndaluar furnizimin me gaz natyror për Finlandës pas kërkesës së saj për anëtarësim n&e...
Bota
21 Maj 2022, 07:50
Gerhard Schroeder
Kompania shtetërore ruse e naftës, Rosneft, njoftoi të premten se ish-Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe sipërma...
Bota
21 Maj 2022, 07:42
Ushtare
UKRAINË- “Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalëtme të cilat gjenerali Igor Konashenkov...
Bota
21 Maj 2022, 07:29
Mbreteresha
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha dhe Familja Mbretërore kanë hapur 'fshehurazi' dyert e tyre për r...
Bota
21 Maj 2022, 07:28
Lufta
Përpara se Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt, shumë europianë ishin të shqetësuar se rajoni i...
Bota
21 Maj 2022, 07:20
Gruaja
FRANCË- Një grua u shfaq topless në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Kjo ishte një shenj&...
Bota
20 Maj 2022, 23:03
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Javët e fundit, janë paraqitur disa përfytyrime se si mund t'i afrojë Bashkimi Evropian shtetet me vlera t&eum...
Bota
20 Maj 2022, 22:58
Arme konvencionale
SHBA- Duke u larguar për një moment nga fabrika e çelikut Azovstal, Pentagoni thotë se nuk ka asnjë indi...