LIVE UPDATES
Bota

Deklarata e Millanoviç që gëzoi Serbinë e irritoi Kosovën, deputetja shqiptare në Kroaci: Presim që presidenti të kërkojë falje

Presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

31 Janar 2023, 11:44 Nga I.A
Deklarata e Millanoviç që gëzoi Serbinë e irritoi
Ermina Lekaj-Prljaskaj

KROACI- Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, i është drejtuar Zyrës së Presidentit në Kroaci, Zoran Millanoviç, me kërkesën që i njëjti të distancohet nga deklarata e tij për Kosovën dhe të kërkojë falje publike. Presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Por, Lekaj-Prljaskaj në një intervistë në emisionin “Përballje” tha se Millanoviç duhet të kërkojë falje dhe se është në pritje që ai ta bëjë një gjë të tillë edhe pse duke njohur karakterin e tij vështirë se ai do ta bëjë këtë publikisht. Në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, deputetja shqiptare theksoi se nuk është hera e parë që presidenti kroat bën të tilla deklarata kontroverse në publik.

“Presidenti kroat kohëve të fundit ka deklarata të tilla kontroverse. Kjo edhe neve dje na befasoi, por duke e njohur karakterin e tij edhe nuk na befasoi shumë. Jam munduar që të mos jem në nivelin e tij, por të ia shpjegoj se Kosova është shtet i pavarur njëjtë si shteti kroat sepse i kishte takuar ish-JugosllavisëPresidenti ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për të kërkuar falje që është karakteristikë për të jo vetëm për këtë deklaratë, por edhe për shumë të tjera. Kam kërkuar nga zyra e tij që të dalë me një deklaratë publikisht dhe jemi në pritje. Nesër gjatë ditës do t’i drejtohem në Parlament dhe do të dalë me një deklaratë e do të kem edhe mbështetjen e kolegëve të mi deputetë që nuk e pëlqejnë këtë gjë që tha presidenti,” tha Lekaj-Prljaskaj.

Duke komentuar deklaratat që kanë bërë bujë më shumë në Serbi, Lekaj-Prljaskaj tutje tha se është një gëzim i shkurtër për Serbinë.

“Kjo deklaratë është gëzim i shkurtër për Serbinë duke e parë që politika e Kroacisë është mbështetëse ndaj Kosovës. Mendoj se deklarata e kryeministrit (Pllenkoviq) e ka një peshë edhe më të madhe sesa ajo e presidentit. Po ashtu deklarata e deputetëve kroatë tregon se me të vërtetë Kosova ka mbështetje të fortë nga miqtë e saj nga Kroacia. Presidenti ynë nuk është kontrovers vetëm ndaj Kosovës por edhe ndaj shumë rasteve politike. Nuk dua të flas shumë për profilin e tij”, ka potencuar ajo.

Sipas saj, kjo çështje nuk do t’i bëjë dëm të madh marrëdhënieve të Kosovës e Kroacisë sepse kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, menjëherë është distancuar duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Kroacisë për Kosovën.

“Përplasjet mes kryeministrit dhe presidentit nuk janë as të parat e as të fundit dhe presidenti nuk është vendimmarrës, por është kryeministri. Plenkoviq dje ka dal me një deklaratë ku thotë që Kosovën e pranon si shtet të pavarur dhe ka mbështetjen e fuqishme të shtetit kroat e kjo nuk i ndryshon raportet mes Kroacisë dhe Kosovës. Tash kemi mbetur duke pritur se si do të reagojë presidenti edhe pse duke e njohur karakterin e tij, nuk presim diçka pozitive. Megjithatë, do të kërkojmë që të minimizohet kjo deklaratë e tij”, përfundoi ajo.

ermina lekaj-prljaskaj zoran millanoviç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës