LIVE UPDATES
Bota

Dakordësimi i Kosovës dhe Serbisë në takimin në Bruksel, si e pritën vendet e BE-së vendimin e palëve për çështjen 'e nxehtë'

Nga Greqia ka pasur sinjale pozitive pas arritjes së pajtimit të 27 shkurtit në Bruksel për planin franko-gjerman. Ish-kryediplomati grek, George Papandreou ka thënë se progresi i bërë në kuadër të dialogut është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

7 Mars 2023, 13:09 Nga a.l
Dakordësimi i Kosovës dhe Serbisë në takimin në
Vendet e BE-së

KOSOVË- Rruga integruese e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e lidhur ngushtë me qëndrimin e pesë shteteve anëtare të BE-së të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këto shtete e kanë konfirmuar zyrtarisht se qëndrimi i tyre varet në masë të madhe nga arritja e një marrëveshje për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ende s’ka ndonjë ndryshim të ndjeshëm të qëndrimeve edhe përkundër faktit se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për propozimin frako-gjerman në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro duket se po e presin takimin e 18 marsit në Ohër ku edhe pritet që të arrihet një marrëveshje.

Por çfarë kanë thënë deri tani shtetet mosnjohëse pas pajtimit në Bruksel për planin franko-gjerman. Spanja ka ripërsëritur qëndrimin e saj për mos-njohjen e Kosovës si shtet, derisa ka bërë thirrje që palët ta shfrytëzojnë momentumin për arritjen e një marrëveshjeje.

Spanja mban qëndrimin e saj për mosnjohje të deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008”, kanë thënë për Express nga Madridi zyrtar.

Edhe Sllovakia pret arritjen e marrëveshjes për të treguar më pas se si do të pozicionohet për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Rezultati i takimit të fundit në dialog është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo mund të jetë një shtysë për negociata të mëtejshme që çojnë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”, kanë thënë për Express nga MPJ sllovake.

Qëndrim të njëjtë si Spanja dhe Sllovakia ka edhe Rumania. Bukureshti zyrtar ka vlerësuar përparimin që është bërë nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel, megjithatë ripërsëritin faktin se Rumania vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Siç mund ta dini, Rumania nuk e ka njohur deklarimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës dhe qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Sidoqoftë, pa paragjykuar qëndrimin tonë kombëtar mbi statusin e Kosovës, Rumania ka pasur qasje konstruktive, duke përfshirë marrëveshjet mbi bashkëpunimin rajonal, nënshkrimin e ASA, liberalizimin e vizave apo çështje të tjera”, kanë thënë për Express nga MPJ e Rumanisë.

Nga Greqia ka pasur sinjale pozitive pas arritjes së pajtimit të 27 shkurtit në Bruksel për planin franko-gjerman. Ish-kryediplomati grek, George Papandreou ka thënë se progresi i bërë në kuadër të dialogut është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e përkrahur nga BE-ja për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë për paqe dhe siguri dhe do të jap një shtysë të re për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai.

Pas asaj që ka ndodhur në Bruksel më 27 shkurt, numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Athinë ku është takuar me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.

E njoftova ministrin Dendias për zhvillimet në rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe hapat e ndërmarrë si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel”, ka shkruar Bislimi në twitter.

Nga Qipro nuk ka pasur ndonjë reagim, por për qëndrimin e këtij shteti ka komentuar Zëvendëskryeministri Bislimi i cili në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ka kërkuar që ky shtet të heq dorë nga paralelet me Kosovën. Bislimi ka deklaruar se është në interesin e Qipros që t’i shmangë paralelet me rastin e Kosovës.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, ka thënë zëvendësi i Kurtit.

Kosova dhe Serbia në takimin e fundit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt janë pajtuar për planin franko-gjerman. Megjithatë diskutimet shtesë kanë qenë të nevojshme meqë Kurti dhe Vuçiq s’janë pajtuar për Aneksin e Implementimit. Kësaj i shtohet edhe ngërçi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje të cilën ndërkombëtarët po e kërkojnë me ngulm. Për këto çështje që kanë mbetur të hapura, në Prishtinë dhe Beograd do të qëndrojë për vizitë emisari i BE-së, Miroslav Lajcak. Sllovaku pritet që të premten të zbarkojë në Prishtinë për të diskutuar rreth Aneksit të Implementimit. Në një bisedë për Atlantic Council, Lajcak ka treguar se iu ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit të përgatisin nga një propozim realist për Aneksin, bazuar në dokumentin që BE-ja ua kishte dhënë në muajin dhjetor, meqë kjo do të jetë edhe ajo për çfarë do të diskutojnë në takimet që do të kenë. Takimi final do të mbahet më 18 mars në Ohër e ku pritet që të arrihet një marrëveshje bazuar në planin franko-gjerman. Megjithatë mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë t’i tejkalojnë mospajtimet për Aneksin e Implementimit dhe për Asociacionin.

Marrë nga Gazeta Express

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete