LIVE UPDATES
Bota

Daçiç: Serbia dhe Kroacia të garojnë në ndërtimin e paqes

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.

6 Janar 2023, 16:19 Nga a.l
Daçiç: Serbia dhe Kroacia të garojnë në
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha, më 6 janar në Zagreb, se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira, si dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton agjencia Beta.

Arsyeja e vizitës së Daçiçit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë. Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.

Ardhja ime këtu përqon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiç.

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiç.

Bashkë me Daçiçin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviq, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviç. Nikoqiri, kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, tha se detyra kryesore e politikanëve serbë dhe kroatë është të heshtin gjuhën e urrejtjes.

Në kontekstin aktual, veçanërisht është e rëndësishme të heshtet gjuhën e urrejtjes dhe çdo glorifikim i kriminelëve si heronj kombëtarë. Heshtja e zërave të urrejtjes është detyrë parësore për ne që flasim nga foltoret politike dhe kishtare”, tha Pupovac duke hapur tubimin.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Serbisë dhe Kroacisë shkëmbyen retorikë të ashpër. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje u tronditën më tej nga rasti që Serbia nisi, në qershor të vitit 2022, kundër pilotëve kroatë, duke i akuzuar ata për krime lufte.

Prokuroria në Serbi i akuzoi pilotët se “hodhën raketa mbi një kolonë refugjatësh serbë”, të cilët po iknin para operacionit të ushtrisë kroate “Stuhia”, në gusht të vitit 1995. Në gusht të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin gjyqësor, me të cilin u konfirmua aktakuza.

Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica deklaroi, në gusht të vitit 2022, se aktakuza kundër pilotëve kroatë mund të bllokojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është çështja e të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës./ REL

ivica dacic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës