LIVE UPDATES
Bota

"Cila është origjina e COVID-19", replika ashpra në Kongresin amerikan mes Dr.Faucit dhe republikanëve

Demokratët e filluan seancën duke thënë se hetimi deri më tani nuk ka gjetur asnjë provë që Dr. Fauci ka bërë ndonjë gjë të gabuar.

3 Qershor 2024, 22:52 Nga M.B
"Cila është origjina e COVID-19", replika ashpra në
Dr. Anthony Fauci

SHBA- Dr. Anthony Fauci, që ishte eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara deri kur u largua nga qeveria në vitin 2022, u përball me pyetje të nxehta të hënën nga ligjvënësit republikanë lidhur me origjinën e pandemisë së COVID-19.

Një nënkomision i udhëhequr nga republikanët kaloi më shumë se një vit duke hetuar reagimin e vendit ndaj pandemisë dhe nëse një kërkim i financuar nga Shtetet e Bashkuara në Kinë, mund të ketë luajtur ndonjë rol në mënyrën se si nisi pandemia. Demokratët e filluan seancën duke thënë se hetimi deri më tani nuk ka gjetur asnjë provë që Dr. Fauci ka bërë ndonjë gjë të gabuar.

Fauci – një zë i besuar gjatë pandemisë dhe objekt i sulmeve politike, madje edhe kërcënimeve me vdekje – shpenzoi 14 orë, në harkun kohor të dy ditëve në janar, në një seancë të nxehtë në të njëjtit komision, por me dyer të mbyllura. Të hënën, ai u mor sërish në pyetje, publikisht e para kamerave, për herë të parë që kur i dha fund më shumë se pesë dekadave shërbim në agjencitë qeveritare.

Këtë herë ai u përball me pyetje të reja lidhur me besueshmërinë e agjencisë që ai drejtonte, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Muajin e kaluar, nënkomisioni i Dhomës së Përfaqësuesve zbuloi disa imeile dërguar nga një koleg i institutit, në lidhje me mënyrat për t'iu shmangur ligjeve mbi të dhënat publike, përfshirë dhe mosdiskutimin e çështjeve të debatueshme në emailet qeveritare.

Shumë shkencëtarë besojnë se virusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur në natyrë dhe ka kaluar nga kafshët tek njerëzit, ndoshta nga një treg në Wuhan, qyteti nga e ka zanafillën pandemia. Nuk ka asnjë informacion të ri shkencor që mbështet teorinë se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator. Sipas një analize të zbulimit amerikan, nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar të dyja teoritë. Ndërkohë një hetim i fundit i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ zbuloi se qeveria kineze bllokoi përpjekjet për të gjurmuar burimin e virusit, në javët e para të shpërthimit të pandemisë.

Zoti Fauci ka thënë prej kohësh publikisht se ka qenë i hapur ndaj të dyja teorive, por sipas tij ka më shumë prova që mbështesin origjinën natyrore të COVID-19, nisur nga mënyra se si viruset e tjerë vdekjeprurës, përfshirë koronavirusit SARS dhe MERS, kaluan tek njerëzit.

“Kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se jam krejtësisht i hapur për secilën nga mundësitë dhe se nëse provat përfundimtare bëhen të disponueshme për të vërtetuar ose hedhur poshtë njërën nga teoritë, jam gati t’i pranoj”, tha ai në deklaratën hapëse të tij në seancën e së hënës.

Republikanët kanë akuzuar gjithashtu zotin Fauci se ka gënjyer Kongresin kur ai mohoi në maj të vitit 2022, se agjencia e tij kishte financuar një proces kërkimor, në një laborator të Wuhanit, mbi ndikimin e mundshëm të një virusi në botën reale nëse ai forcohej në laborator.

Instituti për vite me radhë i dha fonde një organizate jofitimprurëse në Nju Jork të quajtur ‘EcoHealth Alliance’ që përdori disa nga fondet për të punuar me një laborator kinez që studionte koronaviruset që zakonisht barten nga lakuriqët e natës. Muajin e kaluar, qeveria pezulloi fondet federale për ‘Aleancën EcoHealth’ - dhe propozoi ndalimin e çdo financimi të ardhshëm - duke përmendur si arsye dështimin për të monitoruar siç duhet disa nga eksperimentet e kryera.

Sipas transkripteve nga intervista të dhëna në muajin janar nga zoti Fauci në Kongres ai tha se nga pikëpamja molekulare ishte e pamundur që viruset e lakuriqëve të natës, të studiuar me fondet e ‘EcoHealth-it”, të shndërroheshin në viruset që shkaktuan pandeminë. Të njëjtën gjë ai e tha edhe gjatë deklaratës hapëse të tij të hënën.

Sa i përket fshehjes së të dhënave publike, zoti Fauci tha se nuk kishte përdorur kurrë imeilin e tij personal, për punë qeveritare. Dr. Fauci u bë një emër i njohur gjatë pandemisë - fillimisht nën administratën e Presidentit Donald Trump dhe më vonë si këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden. Kërkimet nga agjencia që ai drejtoi për 38 vjet, Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, çuan në prodhimin e vaksinave, që mundësuan në kthimin drejt normalitet./ VOA

pandemia e covid 19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet