Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në këtë seancë dëgjimore të ftuar janë: Derek Chollet, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dhe emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar.
Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë zhvillon të enjten seancën dëgjimore të quajtur “Vlerësimi i politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë seancë dëgjimore të ftuar janë: Derek Chollet, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dhe emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar.
E një ditë para se të dalin para senatit, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, u tha në njoftimin e Presidencës serbe.
Vuçiq dhe Chollet po ashtu kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë mes Uashingtonit dhe Beogradit. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, proces që synon normalizimin e plotë të raporteve.
Në shkurt, në Bruksel palët arritën Marrëveshjen bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq një muaj më vonë në Ohër, arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja, e përbërë nga 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Serbia ka kërkuar që Asociacioni të jetë prioritet, por Kosova insiston se duhet të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes. Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.
Ky draft është refuzuar nga pala kosovare.
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut. Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se ajo mund të harmonizohet me akte ligjore.
Oliver Varheliy Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovin...
Shpërthen fabrika e fishekzjarreve në Indi INDI- Një fabrikë fishekzjarresh në Indi ka shpërthyer në Indi, duke shkaktu...
Japonia JAPONI- Japonia do të pranojë ushtarë ukrainas të plagosur për trajtim mjekësor si pjesë e përpjekjeve p&e...
SHBA-Ukrainë UKRAINË- Në shtator, SHBA planifikon të shpallë një paketë ndihme për Ukrainën për vit...
Politikanët janë në garë për të fituar vota për zgjedhjet greke, që mbahen të dielën më 21 maj, teksa a...
Rexhep Taip Erdogan TURQI- Vetëm 10 ditë larg raundit të dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 28 maj,Presiden...
Sanksione ndaj Rusisë RUSI- Bashkimi Evropian planifikon të përfshijë deri në 100 persona fizikë dhe juridikë rus&...
Burri dhe gruaja SHBA- Imazhet e burrit dhe gruas 'ideale' janë prodhuar nga inteligjenca artificiale dhe rezultatet janë pak shqetësuese. ...
Breon Peace SHBA- Një biznesmen grek është vënë në prangat e policisë në Nju Jork me akuzëne e...
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e He...