Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Inspektorët e OKB-së të shtunën njoftuan se termocentrali bërthamor i Zaporishias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme. Vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion.
UKRAINË- Inspektorët e OKB-së të shtunën njoftuan se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë humbi përsëri linjën e energjisë së jashtme, duke nxitur frikën e një katastrofe ndërsa Moska vazhdon të mbajë të mbyllur tubacionin e saj kryesor të gazit për në Gjermani me qëllimin për t’i shkaktuar më shumë probleme Perëndimit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton se termocentralit iu ndërpre linja e fundit kryesore e jashtme e energjisë, edhe pse një linjë rezervë vazhdoi të furnizonte me energji elektrike rrjetin. Vetëm një nga gjashtë reaktorët e stacionit mbeti në funksion, raporton news.sky.
Autoritetet në Zaporizhzhia nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm bërthamor, u kanë shpërndarë banorëve tableta jodi, medikamente që mbrojnë, deri në një masë nga substancat radiaoktive. Ekspertët thonë se teorikisht, janë tre skenarë që mund të shkaktojnë rrjedhje të materialit radioaktiv nga Zaporizhzhia. I pari do të ndodhte në rast të sulmit të drejtpërdrejtë mbi reaktorët e tij, i dyti, në rast të dëmtimit të depozitave ku mblidhet karburanti i shpenzuar, që është radioaktiv, dhe i treti në rast se centrali mbetet pa energji, dhe pa këtë të fundit mund të dështojë sistemi i ftohjes dhe karbuarnti radiokativ të shkrihet dhe të rrjedhë.
Eksperti Ross Peel, nga Qendra për Shkencë dhe Studime të Sigurisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës tha: “Për aq kohë sa ka energji elektrike nga jashtë, centrali mund të operojë në mënyrë të sigurt. Nëse energjia ndalet, reaktorët duhet të mbyllen, si masë paraprake për sigurinë. Por, edhe kur mbyllen, ata duhet të ftohen. Në këtë rast, pompat ftohëse do të funksiononin me naftë nga gjeneratorët rezervë. Por, në Zaporizhzhia, disa burime thonë se gjeneratorët nuk punojnë siç duhet”.
Ekspertët thonë se kërcënim më vete vete paraqet edhe faktori njeri. Sipas tyre, stafi ukrainas në Zaporizhzhia punon me orar të stërzgjatur dhe nën stres prej se forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit në muajin mars. Ka frikë se ata nuk do të jenë në gjendje të reagojnë shpejt, nëse diçka shkon keq në central. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka kërkuar Rusisë që t’i tërheqë trupat dhe të çmilitarizojë zonën përreth centralit në Zaporizhzhia. Rusia ka refuzuar, duke thënë se një gjë e tillë do ta bënte centralin edhe më të cenueshëm.
Gjithashtu, termocentrali i vendosur në Zaporizhzhia, Ukrainë, kishte humbur më parë lidhjen me tre linjat e tjera të jashtme të energjisë gjatë luftës dhe tani po furnizohet me energji vetëm nga termocentrali, tha IAEA në një deklaratë. Nëse uzina dëmtohet, mbetjet bërthamore nga uzina, rreth dyfishi i madhësisë së Çernobilit, mund të përhapen në të gjithë Evropën.
Ekspertët e IAEA mbërritën në termocentral të enjten pasi paralajmëruan se “çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur” në central dhe “ajo që është në rrezik është jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht e rëndë dhe e rrezikshme”. Pas mbërritjes, IAEA zbuloi se “kishte dëmtime në depozitimin e mbetjeve të ngurta radioaktive të objektit, tubin e ventilimit të ndërtesës speciale 1 dhe ndërtesën e centralit bërthamor”, thuhej në deklaratë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se uzina, e cila është më e madhja në Evropë, paraqet një “rrezik maksimal për botën tonë” dhe bëri thirrje që ekspertët e IAEA të monitorojnë objektin.
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu, tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeç...
Pornhub SHBA- Instagram ka pezulluar llogarinë e ndjekur gjerësisht të Pornhub në platformën sociale. 'Variety...
Albin Kurti KOSOVË- Dosja e vettingut në drejtësi do t’i dorëzohet sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Kon...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç gjatë viz...
Vendi i ngjarjes GREQI- Ende mbetet mister identiteti i personit i cili u ekzektua me 14 plumba në Petralonë. Mediat greke kanë bër&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe në veçan...
Olaf Scholz GJERMANI- Udhëheqësi i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka goditur Rusinë pas vendimit për të pezulluar gazsjellësin...
Pamje nga vendi i ngjarjes BEOGRAD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Beograd. 'Alo.rs' raporton se një person ka h...
Euro GJERMANI- Qeveria gjermane ka shpallur paketën antikrizë prej 65 miliardë eurosh (64.7 miliardë dollarë) për të...
Princ Harry dhe Meghan Markle BRITANI- Duka dhe Dukesha e Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle janë kthyer në Britani. Ata mbërrit&eum...