LIVE UPDATES
Bota

Burimet: Kushner, bisedime për marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite me princin e kurorës

Burimi nuk dha informacion se kur ishin zhvilluar bisedimet dhe nëse ato kishin ndodhur para ose pas fillimit të konfliktit në Gazë. Por ai shtoi se ato përfshinin diskutime mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, një objektiv kryesor diplomatik i administratës Biden e Trump.

4 Tetor 2024, 19:52 Nga N.F
Burimet: Kushner, bisedime për marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite me
Kushner

SHBA- Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit, ka zhvilluar disa herë bisedime diplomatike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman Al Saud, i njohur me shkurtesën MbS, që kanë përfshirë Izraelin, i tha agjencisë reuters një burim në dijeni të çështjes.

Burimi nuk dha informacion se kur ishin zhvilluar bisedimet dhe nëse ato kishin ndodhur para ose pas fillimit të konfliktit në Gazë. Por ai shtoi se ato përfshinin diskutime mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, një objektiv kryesor diplomatik i administratës Biden e Trump.

Dyzet e tre vjeçari Kushner, ka një marrëdhënie të ngushtë me Arabinë Saudite, për të cilën ligjvënësit në Kongres, që kanë hetuar mbi këtë çështje, thonë se ky vend ka investuar 2 miliardë dollarë në firmën e tij ‘Affinity Partners’, të cilën zoti Kushner e krijoi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Lajmi se zoti Kushner dhe udhëheqësi de-fakto i Arabisë Saudite, MbS, kanë diskutuar mbi një marrëveshje paqeje, të cilën Presidenti Joe Biden gjithashtu është përpjekur ta ndërmjetësojë, është tregues i rëndësinë që republikanët dhe demokratët i kushtojnë Lindjes së Mesme, një rajon gjithnjë e më i paqëndrueshën ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale.

Bisedimet sinjalizojnë gjithashtu se si mund të menaxhojë krizën në rajon zoti Trump nëse ai rikthehet në pushtet – si dhe ringrejnë pikëpyetjet nëse lidhjet financiare të zotit Kushner me Riadin mund të ndikojnë në politikën amerikane, nëse zoti Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë.

Investimet e Arabisë Saudite në kompaninë e Kushnerit janë kritikuar nga ekspertë të etikës, demokratë në Kongres dhe madje edhe disa republikanë, të cilët kanë shprehur shqetësimin se ato mund të duken si një formë shpërblimi, meqë zoti Kushner punoi për çështjet saudite përpara se të largohej nga administrata Trump.

Në një letër më 24 shtator, drejtuar kompanisë ‘Affinity’, senatori demokrat Ron Wyden, kryetar i Komisionit të Financave, shkruante se investimet nga Arabia Saudite në kompaninë e zotit Kushner ngrenë "shqetësime të dukshme që lidhen me konfliktin e interesit".

‘Affinity’ dhe zoti Kushner i kanë hedhur poshtë pohimet se investimet e Arabisë Saudite janë një shpërblim, apo përbëjnë konflikt interesi. ‘Affinity” tha se zoti Wyden dhe personeli i zyrës së tij në Senat nuk i kuptojnë çështjet që lidhen me kapitalin privat.

"Arsyeja se pse kaq shumë njerëz shkojnë tek Jared për njohuritë dhe opinionet e tij është se ai ka një historik suksesi mbi këto çështje”, tha një zëdhënës i zotit Kushner.

Burimi, një person i afërt me zotin Kushner, nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi diskutimet me princin e kurorës, duke thënë se respektonte miqësinë mes tyre. “Nuk do të ishte e përshtatshme që unë të ndaja informacion mbi këtë”, tha ai.

Një zëdhënës i Ambasadës Saudite në Uashington nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me diskutimet e zotit Kushner dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.

Në një fjalim më 18 shtator, princi tha se mbretëria nuk do ta njihte Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez, duke sugjeruar se një marrëveshje mbi këtë çështje së shpejti, mund të jetë e pamundur.

Ky qëndrim reflekton një ndryshim nga muaji shkurt kur tre burime i thanë agjencisë ‘Reuters’ se Arabia Saudite ishte e gatshme të pranonte qoftë dhe një angazhim politik nga Izraeli për të krijuar një shtet palestinez, dhe jo diçka më detyruese, në një përpjekje për të siguruar një marrëveshje në fushën e mbrojtës me Uashingtonin përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Për të inkurajuar Arabinë Saudite që të njohë Izraelin, administrata Biden i ka ofruar Riadit garanci sigurie, ndihmë për një program bërthamor civil si dhe ka ripërtërirë përpjekjet për krijimin e një shteti palestinez.

Një hap në këtë drejtim i Riadit, mund të riformësonte Lindjen e Mesme duke bashkuar dy armiq të vjetër dhe duke lidhur eksportuesin më të madh të naftës në botë me Uashingtonin, në një kohë kur Kina po avancon në rajon.

Por konflikti në Gazë i ka futur bisedimet në pasiguri. Lufta dhe kriza humanitare kanë forcuar mbështetjen arabe dhe atë myslimane për palestinezët në konfliktin e tyre prej dekadash me Izraelin për territorin dhe shtetësinë, duke e bërë të vështirë për Riadin të diskutojë mbi njohjen e Izraelit pa u trajtuar aspiratat palestineze.

Zgjedhjet në SHBA janë gjithashtu një faktor, një nga garat më të ngushta historikisht mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris.

Marrëdhënia e zotit Trump me Arabine Saudite ishte dukshëm e ngushtë. Udhëtimi i parë jashtë vendit i zotit Trump si president në 2017 ishte në Riad, shoqëruar nga zoti Kushner. Pasi gazetari opozitar saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll, zoti Trump qëndroi krah princit të kurorës, pavarësisht një raporti të zbulimit amerikan, se ishte princi MbS që kishte autorizuar vrasjen. Princi ka mohuar përfshirjen.

Dy burime të njohura me strategjinë saudite thanë se nëse zoti Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, princi i kurorës do ta mirëpriste arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin, nën udhëheqjen e tij. Nëse fituese do të shpallej zonja Harris, marrëveshja sërish do të avanconte thanë të njëjtat burime.

Më 27 shtator, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli mbi perspektivën e një marrëveshjeje me terma pozitivë. "Nje paqe me Arabine Saudite do te ishte bekim" tha ai në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Normalizimi i marrëdhënieve izraelito-saudite do të shënonte një zgjerim të ashtuquajturave "Marrëveshje të Abrahamit" nënshkruar kur zoti Trump ishte në detyrë. Marrëveshjet çuan në normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Marokut dhe Sudanit. Zoti Kushner, i cili ka marrëdhënie të afërta me Izraelin, udhëhoqi negociatat si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë administratës Trump.

Tre burime të afërta me zotin Kushner thanë se nëse zoti Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ata presin që zoti Kushner të përfshihet në bisedime me Arabinë Saudite, megjithëse në një kapacitet jozyrtar. Një zëdhënës i zotit Kushner mohoi se ai po kërkon një rol të tillë.

Nëse zoti Kushner do të përfshihej në bisedimet diplomatike si qytetar privat, në rast të një mandati të dytë të zotit Trump, kjo mund të përbënte një konflikt të madh interesi, thonë ekspertët e etikës, pasi e vendos zotin Kushnerin në një pozitë të rëndësishme për të zhvilluar negociata në nivel qeveritar, me një nga investitorët kryesorë të kompanisë së tij.

Ndërsa zoti Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump, kanë qëndruar kryesisht larg fushatës elektorale të zotit Trump, ata ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar republikan në muajin korrik./ VOA

kushner shba arabia saudite

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë