Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023. BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.
KOSOVË- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.
Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023. BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.
Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave. Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, në atë takim nuk pritet të merret një vendim se si të veprohet për masat. Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë.
Ky raport vetëm do t'iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen. Ndonëse ka kaluar një vit, pak dihet se kush saktësisht është prekur prej këtyre masave.
Zyrtarët kanë thënë publikisht se janë pezulluar takimet mes zyrtarëve evropianë dhe atyre të Kosovës, janë pezyulluar disa takime në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit dhe janë pezulluar dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024.
Zyrtarë të BE-së kanë diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrell-it.
Disa burime diplomatike i patën thënë Radios Evropa e Lirë atë muaj se shumica e vendeve të bllokut janë në favor të heqjes së masave kufizuese për Kosovën, Dallimi i vetëm mes vendeve anëtare ka qenë nëse masat duhet të hiqen menjëherë apo gradualisht.
Marrë nga REL
Nënshkrimi i marrëveshjes KOSOVË- Izraeli dhe Kosova kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hyrjen në fuqi të ve...
Miroslav Lajcak KOSOVË- Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ditwn e sotme do të takohet mart&eu...
Rutten HOLANDË- Mediat holandeze thonë se Hungaria ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj që kryeministri holandez, Mark Rutte t&eum...
Kabineti i luftës IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shpërbëri kabinetin e tij të luftës, të hënën,...
Antimafia italiane ITALI- Raporti i Antimafias në Itali ka nxjerr mafian shqiptare, si një nga më të rrezikshmet në Itali. RaiNews...
Annalena Baerbock GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën e DW-së Global Media Forum (GMF): "Aty ...
Foto ilustruese SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha më 18 qershor se beson që festivali “Mir&eum...
Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evroopian Ursula von der Leyen ka kërkuar të fsheh një raport zyrtar...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar sp...
Foto ilustruese KOSOVË- Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pr...