LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e Ohrit, Borrell paralajmëron: Do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të lëvizin përpara

Borrell i ka bërë këto deklarata duke folur para gazetarëve, në prag të nisjes së takimit ministror të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Edhe këtë herë, Borrell ka shprehur keqardhje se një vit pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, niveli i zbatimit të saj nga palët ka qenë shumë më i vogël sesa që ai kishte pritur.

18 Mars 2024, 11:33 Nga N.F
Marrëveshja e Ohrit, Borrell paralajmëron: Do të vazhdojmë
Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të hënën në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Borrell i ka bërë këto deklarata duke folur para gazetarëve, në prag të nisjes së takimit ministror të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Edhe këtë herë, Borrell ka shprehur keqardhje se një vit pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, niveli i zbatimit të saj nga palët ka qenë shumë më i vogël sesa që ai kishte pritur.

Ai i është referuar pajtueshmërisë mes Kosovës dhe Serbisë për aneksin e një marrëveshjeje, për të cilën palët u patën darkoduar në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel.

“Sot është përvjetori i parë i Marrëveshjes së Ohrit. Koha po fluturon dhe tashmë është bërë një vit prej kur kishim arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ato të lëviznin përpara drejt normalizimit. Për fat të keq, përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, Serbia dhe Kosova kanë arritur shumë pak progres”, ka thënë Borrell para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe takimin e radhës në kuadër të dialogut, në nivelin e kryenegociatorëve.

“Së shpejti do të kemi takimin tjetër të kryenegociatorëve këtu në Bruksel. Më vjen keq se kjo marrëveshja, e cila ishte shumë vështirë të arrihej, nuk është zbatuar. Do të vazhdojmë të bëjmë presion ndaj të dyja palëve në mënyrë që të lëvizin përpara. Por, një vit më vonë, zbatimi nuk ka qenë aq sa unë kisha pritur të jetë”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së.

Ai ka bërë komente të ngjashme edhe të dielën në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij, në përvjetorin e Marëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, për të martën në Bruksel është paralajmëruar takimi i radhës në kuadër të dialogut, ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga kryenegociatorët. Nga Kosova pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa delegacionin e Serbisë e udhëheq drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se në këtë takim do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të valutës në Kosovë si dhe për çështjet tjera urgjente, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës – për të zbatuar një rregullore që përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme - është konsideruar si “ndalim i dinarit të Serbisë” dhe është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare si “vendim i njëanshëm, i pakoordinuar dhe i pa komunikuar paraprakisht”.

Sipas BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për disa komunitete në Kosovë, të cilat marrin asistencë financiare nga Serbia. Në kërkim të një zgjidhjeje, javë më parë në Bruksel është zhvilluar një takim ku nga Kosova mori pjesë delegacioni i BQK-së, por jo edhe i Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka insistuar se kjo nuk është një çështje politike, por është kompetencë e BQK-së si një institucion i pavarur financiar. Por, në BE konsiderojnë se për shkak të pasojave praktike dhe politike, edhe kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut.

Marrë nga REL

borrell kosova serbia marreveshje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës