Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai pritet të takohet me zyrtarët kryesorë, teksa SHBA-ja po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinwar. Blinken arriti në Izrael disa orë pasi Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror të martën.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor po qëndron në Izrael në vizitën e tij të 11-të në rajon që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ai pritet të takohet me zyrtarët kryesorë, teksa SHBA-ja po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinwar. Blinken arriti në Izrael disa orë pasi Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qendror të martën.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për muaj të tërë kanë ndërmjetësuar bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit, duke tentuar të arrihet një marrëveshje në mënyrë që Hamasi të lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës dhe të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.
Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi, akuzuan njëri-tjetrin për vendosje të kushteve të papranueshme gjatë verës dhe bisedimet u ndërprenë në muajin gusht. SHBA-ja po ashtu po tenton të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, por këto përpjekje dështuan kur muajin e kaluar u rritën tensionet dhe Izraeli kreu një sërë sulmesh, duke vrarë edhe liderin e grupit, Hassan Nasrallahun, dhe komandantë të tjerë të lartë.
Izraeli aktualisht është duke kryer një operacion të madh në veri të Gazës. Po ashtu, Izraeli po kryen një sërë sulmesh në mbarë Libanin, duke shënjestruar Hezbollahun. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Që kur ka nisur lufta në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi. Por, në fillim të tetorit situata u përshkallëzua dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut./ REL
Foto ilustruese KUBË- Gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni "Oscar" shkoi drejt Kubës. Mijëra banorë, kryesisht n&eum...
shirel golan IZRAEL- Më shumë se një vit pasi Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit, Shirel Go...
shefi i policise japoneze JAPONI- Shefi i policisë japoneze i ka kërkuar falje personalisht 88-vjeçarit Iwao Hakamada,...
Presidentja moldave Maia Sandu MOLDAVI- Pranverën e vitit 1992 Republika e Moldavisëishte viktima e parë e agresionit rus, vetëm p...
Foto ilustruese TIRANË- Djali i Donald Trump shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri - ndërsa ...
foto ilustruese IZRAEL- Dhjetë milionë dollarë për të kthyer pengjet në shtëpi. Biznesmenët izraelitë po ofroj...
SHBA SHBA- Autoritetet në Uashington njoftuan dje, të hënën se pesë persona humbën jetën nga të shtënat në...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut nuk ka dërguar ushtarë në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër U...
Foto ilustruese SHBA- Një studim i ri i publikuar të hënën ka raportuar se vdekshmëria foshnjore u rrit ndjeshë...
Trenat ANGLI- Një burrë vdiq dhe 15 të tjerë u dërguan në spital pasi dy trena u përplasën në U...